Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kështu vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike. Por, ata paralajmërojnë se koalicioni qeverisës mund të rezultojë “i brishtë”.
KOSOVA- Rreth dy javët e mbetura deri te mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës janë të mjaftueshme që Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të zhvillojë bisedime me subjektet e tjera politike për konstituimin e legjislativit dhe për formimin e qeverisë së re. Kështu vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike. Por, ata paralajmërojnë se koalicioni qeverisës mund të rezultojë “i brishtë”.
“Besoj që [dy javë] është hapësirë e nevojshme kohe që të zhvillohen diskutime, të paktën për çështjen e kuvendit”, thekson Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Besar Gërgi, hulumtues në Grupin për Studime Ligjore dhe Politike, nuk e cilëson kohën prej dy javësh afat problematik për arritjen e pajtimit për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
“Është problem vullneti politik [i subjekteve politike] dhe pjekurisë politike të tyre”, thekson Gërgi për Radion Evropa e Lirë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën thirri mbledhjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që do të mbahet më 15 prill. Një ditë më pas, ajo tha se deri atëherë “ka kohë të mjaftueshme” për përgatitjet teknike për konstiuimin e Kuvendit të Kosovës. Konstituimit të plotë të kuvendit, i paraprinë zgjedhja e kryetarit të saj dhe nënkryetarëve, me shumicën e votave të deputetëve.
Kryetari i kuvendit duhet të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, në zgjedhjet e 9 shkurtit ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Por, ato nuk mjaftojnë për votimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit, si dhe për formimin e qeverisë, që kërkon të paktën 61 vota. Sa u përket koalicioneve, LVV-ja ka thënë se preferon ta formojë ekzekutivin me disa nga partitë e komuniteteve joshumicë – të cilat kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Komunitetet pakicë joserbe kanë dhjetë ulëse, ndërsa Lista Serbe ka fituar nëntë nga dhjetë ulëset që i takojnë komunitetit serb.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, të mërkurën ka nisur takimet me parti politike të pakicave, për t’u konsultuar rreth formimit të qeverisë së re të vendit. Ai është takuar me kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, njëherësh zëvendëskryeministre në detyrë, Emilija Rexhepi, me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi. Gjatë së enjtes, Kurti ka vazhduar takimet me përfaqësues të tjerë të partive joserbe.
Më 30 mars, ai paralajmëroi mundësinë që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të formohen brenda një dite. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se, para se 15 prilli të caktohet si datë për seancën konstituive të kuvendit, partitë politike kanë pasur më shumë se një muaj kohë për të biseduar për koalicionet eventuale për formimin e qeverisë së re. Sipas tij, ato kanë pasur sinjale të qarta që rezultati preliminar zgjedhor nuk do të ndryshojë shumë nga rezultati i certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 mars.
Lëvizja Vetëvendosje, deri më tash ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me tri subjektet e tjera politike, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe koalicionin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate. Ndryshe nga LDK-ja dhe AAK-ja, të cilat janë shprehur kundër një koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-ja dhe Nisma Socialdemokrate, nuk kanë vendosur “vija të kuqe” për asnjë parti.
Për më shumë, Nisma, e cila ka siguruar tri ulëse në kuvend, ndryshe nga partnerja e saj në koalicion parazgjedhor – AAK-ja me pesë deputetë - ka lënë të kuptohet se iniciativën për koalicionin e mundshëm me të duhet ta ndërmarrë LVV-ja. Cakolli, e sheh këtë si mundësi për Lëvizjen Vetëvendosje që bashkë me votat e partive pakicë, të sigurojë 61 vota për formimin e qeverisë së re, menjëherë pas konstituimit të kuvendit.
Me deputetët e Nismës, dhjetë deputetët e pakicave joserbe dhe Rashiqin, LVV-ja do të siguronte 62 vota në kuvend. Cakolli thotë se ditët në vijim, deri në seancën konstituive të kuvendit, janë të mjaftueshme që të sigurohet një pajtim ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetëve të caktuar nga partitë tjera.
“Ka indikacione që Lëvizja Vetëvendosje mund të shkojë drejt negocimit individual me deputetë të caktuar – përfshirë këtu ata të Nismës dhe mbase edhe të tjerë – për ta siguruar atë pragun minimal kushtetues prej 61 votash për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, por edhe për qeverinë e re”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se në rast se LVV-ja arrin të sigurojë votat e domosdoshme për votimin e kryetarit të kuvendit, atëherë konstituimi i këtij institucioni mund të bëhet brenda pak orësh. Në këtë kontekst, ai nuk e sheh të pamundur që po të njëjtën ditë, më 15 prill, të caktohet edhe një seancë në kuvend për formimin e qeverisë së re, ndonëse procedurat sikurse propozimi i qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe më pas nominimi i mandatares nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mund të marrin pak kohë.
Edhe Besar Gërgi pajtohet që LVV-së i mjaftojnë dy javë për të parë se a mund të sigurojë 61 votat e deputetëve për votimin e kryetarit të kuvendit, konstituimin e këtij institucioni dhe formimin e qeverisë së re. Ai nuk e përjashton mundësinë që kjo shumicë prej 61 votash të sigurohet bashkë me komunitetet joshumicë dhe deputetë të caktuar nga ndonjë parti tjetër. Por, sipas tij, kjo shumicë në kuvend do të ishte “e brishtë”, ashtu sikurse edhe qeveria e re.
Në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike rajonale dhe globale, sipas tij, Kosovës i nevojitet një qeveri e qëndrueshme, e cila, siç thotë ai, është e pamundur të formohet pa një koalicion ndërmjet LVV-së dhe njërës nga dy partitë më të mëdha, PDK-së apo LDK-së.
“Në deklaratat publike, duhet të gërmojmë shumë thellë që të gjejmë ndonjë sinjal të dobët se ka ndonjë hapësirë për bashkëpunim. Por, nuk ka ndonjë deklaratë të qartë, qoftë nga Vetëvendosje, qoftë nga partitë e tjera, lidhur me krijimin e një koalicioni [qeverisës]. Në qoftë se gjenden numrat për formimin e një qeverie, në qoftë se kjo bëhet me numra shumë të brishtë, me një koalicion jostabil, atëherë kjo përsëri nuk i jep siguri Kosovës dhe popullit të saj në këtë situatë shumë të komplikuar gjeopolitike”, thekson Gërgi.
Ai shton se një qeveri e siguruar me, siç i quan ai “numra të brishtë” votash, nuk do të mund ta mbijetojë zgjedhjen e presidentit të Kosovës, që pritet në prillin e vitit të ardhshëm, kur përfundon mandati 5-vjeçar i presidentes Vjosa Osmani. Zgjedhja e një presidenti të ri ose rizgjedhja e Osmanit, kërkon shumicën prej 80 votash në Kuvend, në dy runde. Nëse në dy rundet e para dështon zgjedhja për mungesë të këtij numri të votave, presidenti zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 votash, me kushtin që në seancë të jenë të pranishëm 80 deputetë, që nënkupton dy të tretat nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.
Në këtë pikë, sipas Gërgit, të pritshme janë përplasjet në kuvend ndërmjet partive politike, të cilat mund të mos e krijojnë kuorumin e domosdoshëm. Dështimi i zgjedhjes së presidentit nga Kuvendi e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare./ REL
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka q...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka prezantuar programin për artin dhe kultur&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët kritikoi ashpër gjendjen e ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjen Xhepa, pas ndarjes nga jeta e aktores së shq...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato ka folur ditën e sotme në takimin ‘Dialogu s...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave” ku u shpr...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”. Drej...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 20...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të dytë të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Refo...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 n...