Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ambasada amerikane thotë se partitë politike duhet të sigurohen që fushatat dhe aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente. Ndërsa, drejtuesit duhet të sigurohen që listat e tyre të kandidatëve të përmbushin kërkesat e ligjit, si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për kandidatë të pastër dhe me integritet të lartë.

TIRANË- Ambasada Amerikane i ka bërë thirrje qeverisë që tu përmbahet rekomandimeve të ODIHR/OSBE-së përsa u përket zgjedhjeve lokale. Në një postim në Facebook, vetëm 50 ditë para zgjedhjeve lokale, rikujton raportet e mëparshme dhe bën thirrje që të mos abuzohet me fondet e administratës publike. Gjithashtu, në postim theksohet se në raporte është folur dhe për presione e blerje votash.
Ambasada amerikane thotë se partitë politike duhet të sigurohen që fushatat dhe aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente. Ndërsa, drejtuesit duhet të sigurohen që listat e tyre të kandidatëve të përmbushin kërkesat e ligjit, si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për kandidatë të pastër dhe me integritet të lartë.
Postimi:
Pas 50 ditësh, më 14 maj, Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje vendore mbarëkombëtare. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve të sigurohen që aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. Pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, raporti i ODIHR-it përshkruan fushat ku është bërë përparim i vazhdueshëm, si dhe mangësitë. Në veçanti, pati raportime të besueshme për blerje votash, presion mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe të dhënave personale. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë, partive dhe institucioneve shtetërore që të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it.
Ashtu siç ambasadorja Kim diskutoi kohët e fundit me drejtuesit e partive, partitë politike duhet të sigurohen që fushatat dhe aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente. Drejtuesit duhet të sigurohen që listat e tyre të kandidatëve të përmbushin kërkesat e ligjit, si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për kandidatë të pastër dhe me integritet të lartë. Strategjia e Presidentit Biden Kundër Korrupsionit identifikon kërcënimin unik që paraqet korrupsioni për demokracinë dhe sigurinë tonë kombëtare. Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë kërkesën e popullit shqiptar për një demokraci të fortë. Ne nxisim të gjithë drejtuesit dhe institucionet që të vazhdojnë të përmirësojnë proceset zgjedhore të Shqipërisë dhe të sigurojnë që Shqipëria ecën përpara në rrugën e saj demokratike.
Flutura Açka TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka është shprehur se nuk do të dëshironte kurr&e...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Përveçse të ndarë në dy kampe, përçarja e demokratëve thellohet akoma më shu...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Vendimi përfundimtar se si do të futen në zgjedhjet lokale mbështetësit e deputetit Enkelejd Alibeaj...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është shfaqur sot i shoqëruar nga punonjës të G...
Blendi Gonxhja Për të dytën herë brenda pak kohësh, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi paligjshmëri në treg, por ...
Socialistët TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëron, por socialistët nuk binden! Vetëm dy ditë më parë, KQZ...
Foto ilustruese TIRANË- Përfundon mbledhja e Alibeajt dhe mbështetësve. Gjatë takimit të sotëm u diskutua për dalje...
Edi Rama Rishi Sunak TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga takimi me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak n&eu...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se në zgjedhjet e 14 majit duhet që dalin me kandidat...
Dhurata Çupi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka deklaruar forca politike tek e cila ajo bën pjes&eu...