6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën (nesër) në orën 12:30.
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme dhënien e vendimit për kërkesën ndaj masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën (nesër) në orën 12:30. Avokatët e Veliajt mësohet se kanë kërkuar të njihen me prova të reja. Sipas informacioneve, kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij në seancën e Apelit e cila sot zgjati mbi 7 orë.
Mbrojtja e Veliajt ka bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiakut duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Sipas mbrojtjes, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t'i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.
Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi. Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në 'arrest me burg' dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në 'detyrim paraqitjeje'.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Luçiano Boçi TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka bërë sot një deklaratë...
Slogani TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sloganin e protestës së thirrur më 15 Mars, kundër...
Ervin Demo BERAT - Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen këtë të martë. Bëhet me...
Mark Rutte dhe Vjosa Osmani KOSOVA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, tha në Prishtinë se dialogu mes Kosovës dhe Serbi...
Tërmet Peci TEPELENË- Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Siç r...
Erion Veliaj TIRANA- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme ka përfunduar mbrojtja e avokatëve të kryebashkiakut Erion V...
erion veliaj ne seancen e fundit TIRANË- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po zhvillohet prej 4 orësh seanca për shyrtim...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar me një postim pas vendimit nga Gjykata e Lartë për tu l&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Rama e ka kthyer vendin në një narko diktaturë, teksa flet për ven...
Alqi Bllako TIRANË- GJKKO ka marrë vendimin ditën e sotme për të dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist Alqi Blla...