Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Boçi tha se lënia në burg e Salianjit, tregon se kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga paranoja për të kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe për të goditur me të kundërshtarët politikë.
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka bërë sot një deklaratë për mediat pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ish-deputetin Ervin Salianji. Boçi tha se lënia në burg e Salianjit, tregon se kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga paranoja për të kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe për të goditur me të kundërshtarët politikë.
Ai shtoi se PD dënon përdorimin nga politika të drejtësisë, por edhe nënshtrimin apo kolaboracionizmin me të keqen të gjyqtarëve apo prokurorëve. Sipas tij, Salianji është një prej tre të burgosurve politikë të opozitës, që mbahen peng nga partia-shtet, që kërkon përjetësimin narkoshtetit përmes mashës së drejtësisë. Gjithashtu Boçi tha se mazhoranca do ta marrë përgjigjen më 11 maj.
DEKLARATË PËR MEDIA N/KRYETARI I PD, LUÇIANO BOÇI:
Gjykata e Lartë mori sot vendim për të vazhduar me shtrembërimin e drejtësisë dhe përdorjen politike të saj, duke lënë në burg Ervin Salianji. Deputeti i PD që prej tetorit të vitit të kaluar ndodhet në burgun e Fierit, me një urdhër politik të zbatuar dhe të mbajtur sot në fuqi nga drejtësia politike e dyshes Rama-Xhafaj. Lënia në burg e deputetit Ervin Salianji, tregon dhe një herë se Edi Rama nuk heq dorë nga paranoja për të kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe për të goditur me të kundërshtarët politikë.
Ervin Salianji nuk bëri gjë tjetër, vetëm sa denoncoi një individ të dënuar për trafik droge në Itali, vëllain e një prej sejmenëve të Ramës, hartues i reformës së dështuar të drejtësisë, Fatmir Xhafaj. Partia Demokratike shpreh keqardhje për pamundësinë e Gjykatës së Lartë për t’u ngritur në lartësinë e rolit të saj kushtetues dhe përdorimin e saj politik.
Ne dënojmë përdorimin nga politika të drejtësisë, por edhe nënshtrimin apo kolaboracionizmin me të keqen të gjyqtarëve apo prokurorëve. Salianji është një prej tre të burgosurve politikë të opozitës, që mbahen peng nga partia-shtet, që kërkon përjetësimin narkoshtetit përmes mashës së drejtësisë.
Ai është politikani i ri që u burgos sepse ngriti zërin kur pa njerëzit e pushtetit të ngrihehsin kundër Shqipërisë duke i kanabizuar territorin. Më 11 maj përgjigjia do të jetë e qartë dhe plebishitare si për urdhëruesit ashtu dhe shërbëtorët e kësaj pengmarrjeje politike me gjykatë. Programi elektoral i Ramës është pikërisht ky: mbro sistemin e kanabizimit dhe narkotrafikut të Shqipërisë, dhe dëno denoncuesit e tij. Pas çdo vendimi është Rama dhe Rama do të jetë i pari me një përgjigje për të dhënë kur drejtësia të mbrojë shtetin, jo pushtetin.
Slogani TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sloganin e protestës së thirrur më 15 Mars, kundër...
Ervin Demo BERAT - Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen këtë të martë. Bëhet me...
Mark Rutte dhe Vjosa Osmani KOSOVA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, tha në Prishtinë se dialogu mes Kosovës dhe Serbi...
Tërmet Peci TEPELENË- Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Siç r...
Erion Veliaj TIRANA- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme ka përfunduar mbrojtja e avokatëve të kryebashkiakut Erion V...
erion veliaj ne seancen e fundit TIRANË- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po zhvillohet prej 4 orësh seanca për shyrtim...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar me një postim pas vendimit nga Gjykata e Lartë për tu l&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Rama e ka kthyer vendin në një narko diktaturë, teksa flet për ven...
Alqi Bllako TIRANË- GJKKO ka marrë vendimin ditën e sotme për të dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist Alqi Blla...
agron malaj MAT- Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Siç shihet në shkresën zyrtare të ...