Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
ME VIDEO- Ç'po ndodh? Fiken dritat në Kuvend
I vetmi ndriçim i përdorur është ndezja e blicave të telefonave të Gardës dhe të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
13 Shkurt 2023, 17:04Nga k.m.
Pamje nga Kuvendi
TIRANË- Fiken dritat në Kuvendin e Shqipërisë. Teksa duket se ka nisur protesta e opozitës, në Kuvend është ndërprerë energjia elektrike për arsye që nuk dihen, ndërkohë që i vetmi ndriçim i përdorur është ndezja e blicave të telefonave të Gardës dhe të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Sot ka seancë në Kuvend, e ndërsa në po të njëjtën orë, ish kryeministri Sali Berisha mban protestën e paralajmëruar “për revolucion”. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk është në Kuvend, pasi do të presë Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder po në atë orë.
Vendimi për të zhvilluar protestën e sotme u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.