LIVE UPDATES
Politike

Lista Serbe në "numërim mbrapsht" drejt zgjedhjeve lokale në veri

Aktivistët e shoqërisë civile besojnë se këto zgjedhje janë me rëndësi thelbësore për pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës.

11 Qershor 2025, 20:48 Nga N.F
Lista Serbe në "numërim mbrapsht" drejt zgjedhjeve lokale
Zyrtarë të lartë të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës

KOSOVË- “Një litar shpëtimi”... apo “kemi humbur besimin te politikanët”. Të tilla janë pritjet e disa qytetarëve serbë në veri të Kosovës nga zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat janë caktuar tashmë për datën 12 tetor.

Megjithatë, të gjithë shpresojnë për “liri” dhe “qetësim të tensioneve”. E, për partinë kryesore serbe, Lista Serbe, “numërimi mbrapsht për çlirimin e katër komunave serbe në veri” ka filluar.

Aktivistët e shoqërisë civile besojnë se këto zgjedhje janë me rëndësi thelbësore për pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës.

“Ato janë një mundësi për të larguar nga pushteti në veri një administratë ‘të motivuar politikisht dhe të tensionuar etnikisht’, të përbërë nga partitë shqiptare, e cila ka treguar se qëllim i saj i vetëm është të ndëshkojë komunitetin serb në Kosovë, pa asnjë aspiratë për të vepruar në shërbim të qytetarëve”, thotë për Radion Evropa e Lirë Miodrag Marinkoviq, nga organizata joqeveritare Qendra për Veprim Afirmativ Social - CASA.

“[Shpallja e zgjedhjeve lokale] është një hap përpara, që duhet të çojë në stabilizimin e situatës dhe në normalizimin gradual të marrëdhënieve në veri të Kosovës, të cilat janë trazuar thellësisht në tre vjetët e fundit”, thotë Miodrag Milliqeviq, nga organizata Aktiv.

Në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok - kryetarët shqiptarë janë në pushtet që nga maji i vitit 2023, sepse serbët lokalë i bojkotuan zgjedhjet, pas thirrjes së Listës Serbe.

Më 9 qershor, në ditën kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli zgjedhjet lokale, zyrtarë të lartë të kësaj partie - që është më e madhja e serbëve në Kosovë dhe që ka mbështetjen e Beogradit - shpërndanë një fotografi të një ore në rrjetet sociale, me mesazhin: “Numërimi mbrapsht ka filluar, 124 ditë deri në çlirimin e komunave veriore”.

Lista Serbe ishte në pushtet në të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë deri në nëntor të vitit 2022, kur mori vendim për t’u larguar nga institucionet në veri, për shkak të një kërkese të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me ato të Kosovës.

Në prill të vitit 2023, ajo bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale, e më pas edhe për bojkotimin e votimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

Autoritetet e Kosovës, ndërkohë, kanë punuar në mënyrë intensive për të konsoliduar pushtetin në veri dhe kanë filluar mbylljen e institucioneve që kanë vepruar brenda sistemit serb, e që Prishtina zyrtare i ka konsideruar si të paligjshme.

Cili është qëndrimi i qytetarëve tani?

Zorani nga territori i komunës së Leposaviqit thotë se nuk ka komunikim me autoritetet aktuale lokale dhe se jeta e banorëve aty është vështirësuar, për shkak të, siç shprehet, vendimeve që merren në dëm të tyre.

Si shembull, ai përmend sekuestrimin e ndërtesave, në të cilat vepronin institucionet e sistemit serb. Autoritetet lokale në Leposaviq morën kontrollin e palestrës sportive në këtë qytet, në fund të majit, me ndihmën e Policisë së Kosovës.

Që nga fillimi i vitit 2024 u mbyllën dhjetëra institucione që vepronin brenda sistemit serb, përfshirë: organet e përkohshme komunale, Postën e Serbisë, Qendrat e Punës Sociale, ndërmarrjet komunale, Institutin e Sigurimeve Pensionale e të tjera.

“[Autoritetet lokale] nuk i zgjidhin problemet [e qytetarëve], ato i krijojnë problemet. Ne nuk kemi asnjë lloj bashkëpunimi”, thotë Zorani.

Marija nga Leposaviqi i sheh zgjedhjet e ardhshme lokale si mundësi për të shkarkuar kryetarin shqiptar.

“Nuk besoj se do të bëhet siç ishte, por pas të gjitha tensioneve, mund të ketë ndonjë përmirësim për ne që jetojmë këtu”, shprehet ajo.

Tensionet në veri të Kosovës ishin të larta në tre vjetët e fundit. Situata kulmoi në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë pranë Zveçanit dhe vrau një polic. Svetllana nga Mitrovica e Veriut është pesimiste se zgjedhjet lokale mund të ndryshojnë ndonjë gjë për mirë.

“A ishin serbët në pushtet më herët? Po. Dhe, çfarë arritën? Asgjë. Të vjetrit do të vijnë përsëri, vetëm për të ndarë buxhetin”, thotë ajo.

Sërgjani nga Mitrovica e Veriut thotë se ka “humbur vullnetin” për të menduar për zgjedhjet lokale, pas braktisjes së institucioneve në vitin 2022. Ai nuk pret ndryshime të mëdha.

“Tani kthimi në institucione, përsëri të njëjtët njerëz, përsëri premtime të njëjta, pa asnjë ndryshim, pa asnjë përparim”, thotë ai.

Marinkoviq, nga Qendra për Veprim Afirmativ Social, thotë se politika e bojkotimit e Listës Serbe ka dalë të jetë “shkatërruese për interesat e komunitetit serb”, duke i shkaktuar “dëme të përhershme dhe të pariparueshme”.

Sipas vlerësimit të tij, autoritetet aktuale lokale në veri, të udhëhequra nga kryetarët shqiptarë, kanë shkaktuar shumë dëme për njerëzit e zakonshëm dhe interesat e tyre. Ai thotë se largimi i tyre do të jetë një “lehtësim i madh”.

“Kjo ndjesi përcakton klimën politike në këtë moment”, thotë Marinkoviq.

"Dëmi" që shkaktoi Lista Serbe

Edhe Milliqeviq, nga organizata Aktiv, thotë se bojkotimi i institucioneve të Kosovës në tre vjetët e fundit, me iniciativën e Listës Serbe, ka shkaktuar një sërë problemesh dhe një ndryshim të plotë të situatës socio-politike.

“Politika e bojkotimit jo vetëm që ishte e gabuar, por ishte shkatërruese për katër komunat në veri të Kosovës”, beson Milliqeviq.

A do të ketë alternativa ndaj Listës Serbe?

Milliqeviq pret që Lista Serbe të marrë pjesë shumë aktive në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa Marinkoviq beson se këtë herë do të ketë pluralizëm politik edhe në nivel lokal.

Lista Serbe mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, por për herë të parë që nga themelimi i saj në vitin 2013, humbi një vend parlamentar nga dhjetë të rezervuarat për komunitetin serb.

Marinkoviq vlerëson se subjekte të ndryshme politike që përfaqësojnë komunitetin serb, do të arrijnë të hyjnë në kuvendet lokale, por, sipas tij, ato nuk kanë gjasa të fitojnë pushtet, sepse “levat e ndikimit të Listës Serbe janë ende të mëdha”, për shkak të mbështetjes nga Beogradi.

“Do të ndodhë ajo që ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare: njerëzit do të votojnë për Listën Serbe në shumicë, jo për shkak të virtyteve apo përgjegjësive të saj politike, por, thjesht, mendojnë se votojnë për t’i ruajtur lidhjet me Serbinë. Ky është një lloj paradoksi, sepse asnjë grup politik, deri më tani, nuk ka shkaktuar dëme më të mëdha, apo nuk i ka shkatërruar lidhjet institucionale të serbëve me Kosovën dhe me Serbinë, aq sa Lista Serbe dhe ‘mbrojtësit’ e saj politikë nga SNS-ja [Partia Përparimtare Serbe]”, thotë Marinkoviq.

“Fuqia e tyre për të manipuluar median dhe njerëzit është aq e madhe, saqë rezistenca ndaj këtij presioni kërkon jo vetëm vetëdije politike dhe potencial intelektual, por edhe pavarësi ekonomike, të cilën, për fat të keq, shumica e serbëve të Kosovës jashtë Beogradit nuk e kanë”, shton ai.

Milliqeviq pret që, në periudhën e ardhshme, të ketë sfida sigurie dhe politike. Ai thotë se është e nevojshme të sigurohen kushte, në të cilat të gjithë do të mund të ushtrojnë lirshëm të drejtën e votës.

“Kjo vlen sidomos për opsionet politike që do të marrin pjesë në zgjedhje. Ne kemi qenë dëshmitarë të frikësimit ose shqetësimit në disa cikle të mëparshme zgjedhore. Nuk duhet të ketë vend për këtë në ciklin e ardhshëm zgjedhor. Duhet të krijohet një klimë e favorshme për pjesëmarrjen e të gjithëve - pavarësisht nëse marrin pjesë aktive si opsione politike apo si elektorat”, thotë Milliqeviq.

Misioni Monitorues i Bashkimit Evropian në Kosovë ka konstatuar në disa raste në raportet e tij se Lista Serbe “ka monopolizuar jetën politike midis serbëve të Kosovës” dhe se janë regjistruar disa raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga ana e kandidatëve dhe aktivistëve të Listës Serbe./ REL

lista serbe

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje