Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vengu tha se marrëveshja mes 3 vendeve ka parime shumë të qarta, të cilat sipas tij, bazohen në prioritetet strategjike të BE-së në rajon.
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka shpjeguar detaje të marrëveshjes ushtarake 3-palëshe mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. I ftuar në emisionin "Debat" Vengu tha se marrëveshja mes 3 vendeve ka parime shumë të qarta, të cilat sipas tij, bazohen në prioritetet strategjike të BE-së në rajon.
Ai tha gjithashtu se ka edhe elementë të tjerë në marrëveshje, që kanë të bëjnë me rigjenerimin e industrisë ushtarake në vendet tona. Vengu shtoi se jemi duke synuar mundësinë e prokurimit të përbashkët të mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve të mbrojtjes. Ministri shtoi gjithashtu se marrëveshja mes tre vendeve është një iniciativë e hapur dhe ftoi edhe Serbinë që të behej pjesë e saj, teksa tha më tej se Beogradi dhe Presidenti Vuçiç ka qenë paragjykues për këto nisma.
“Shqipëria si vend amë ka përgjegjësi përtej shqiptarëve të Kosovës, por edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë. Marrëveshja jonë ka parime shumë të qarta. Bazohet mbi kompasin dhe prioritetet strategjike të BE në rajon, mbi prioritetet strategjike të NATO-s në rajon dhe është thjeshtë një kërkesë për më shumë vëmendje të të dyja këtyre entiteteve përsa i përket sigurisë në rajon, siç e lexon Kroacia, Shqipëria dhe Kosova.
E dyta ne kemi edhe elementë të tjerë në marrëveshje, që kanë të bëjnë me rigjenerimin e industrisë ushtarake në vendet tona. Jemi duke synuar mundësinë e prokurimit të përbashkët të mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve të mbrojtjes. Kjo pasi e gjithë Europa është në një situatë ku duhet të rrisim shpenzimet ushtarake për efekt të sigurisë kolektive.
Dhe ne nuk mund ta konsiderojmë të plotë mekanizmin e sigurisë kolektive, duke e lënë Kosovën mënjanë këtyre mekanizmave. Kjo është një iniciativë e hapur, që nëse vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, kanë dëshirë që t’i atashohen këtij mekanizmi, patjetër që e kanë mundësinë që t’i atashohen këtij mekanizmi. Më bën të kuptoj nga të gjitha këto lexime që kam parë dhe reagime të përfaqësuesve të ndryshëm në Serbi, që ata nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, e paragjykojnë çdo bashkëpunim të palëve të tjera për vetëmbrojtjen e tyre dhe jo kundra Serbisë”, tha Vengu.
Pirro Vengu TIRANA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli sot edhe për prodhimet “Made in Albania” në ushtri. I ftuar në e...
Pamje nga zyra e mbyllur TIRANË - Deputeti demokrat Edi Paloka, i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Rama, se "Partia Socialiste punon me or&...
Fatmir Mediu TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka konfirmuar se strategu amerikan Criss LaCivita dhe ekipi i tij janë t&...
Pirro Vengu TIRANA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbardhur detaje nga marrëveshja trepalëshe për bashkëpunim në fush&e...
Tamara Vuçiç ne Kenia KOSOVA - Në një goditje diplomatike për Serbinë, Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet t...
Vjosa Osmani KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përsëri nga Bashkimi Evropian (BE) t’i heqë masat...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se njohja e pavarësisë nga shteti i Kenias është një ...
Albana Vokshi TIRANË - Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka folur këtë të mërkurë mbi çështjen e Onkologjikut d...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama, ka vijuar me ironitë ndaj programit të PD-së për zgjedhjet. Rama e ka cilësuar ...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Shkodër vijoi të ironizonte kreun e PD-së Sali Berishë...