Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJKKO pritet të shpallë sot vendimin, nëse dosja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të kalojë ose jo për gjykim.
TIRANË- Seanca paraprake për çështjen Veliaj do të mbahet sot në orën 12:00 në GJKKO. Gjykata e Posaçme pritet të shpallë sot vendimin, nëse dosja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të kalojë ose jo për gjykim. Në seancën e kaluar të 2 shkurtit, gjyqtarja Etleva Deda mbylli shqyrtimin gjyqësor të dosjes dhe vendosi datën 9 shkurt për shpalljen e vendimit sot në 12:00.
Seanca e kaluar u zhvillua mes debateve, pasi kryebashkiaku Veliaj dhe avokatja e tij kryesisht, Valentina Teodoresku kërkuan shtyrje pasi argumentojnë se ende nuk janë njohur me të gjithë dosjen hetimore. Ndërkohë, të premten u rrëzua kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Deda dhe do të jetë kjo e fundit që sot pritet të shpallë vendimin për kalimin ose jo për gjykim të dosjes Veliaj.
Arrestimi i Veliajt në shkurt 2025
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme./Dosja.al
TIRANË- Grupi parlamentar i PS-së është mbledhur mëngjesin e sotshëm. I pranishëm në mbledhje ka qenë dhe kr...
Edi Rama dhe Stefano Boeri ITALI- Drejtësia italiane ka caktuar datën 16 mars 2026 për procesit gjyqësor lidhur me...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar sërish mbështetësve të tij...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani, duke e cil&...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar nga burgu sulmin ndaj avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili u dhunua nga d...
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç Vetëm një javë më parë, Asambleja Kombëtare (Parlamenti) e Serbisë miratoi n...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mosmarrjen e vendimit nga Gjykata Kusht...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se heqja e masave për bllokimin e platformës TikTok është bërë ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur dhe me vendimin e prokurorisë së Durrësit për mbetjet toksike që u kthy...
Edi Rama TIRANË- Kryeminisri Edi Rama ka komentuar mosvendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e tij pë...