23 Janar 2023, 13:46
Nga A.B
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se do të bëjnë kallëzim në SPAK për vrasjen e 4 qytetarëve më 21 Janar 2011. Ministri e tha këtë gjatë një konference për mediat, teksa shtoi se këto vrasje janë vrasje shtetërore dhe sipas tij SPAK duhet të rihapë hetimet dhe çdo përgjegjës duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit.
“Ato katër vrasje kurrsesi nuk mund të jenë vrasje nga pakujdesia. Nëse ka një fakt të ri që ka dalë në dritë, që ka pasur komunikim në radio nga grupi i zjarrit , dhe kjo sigurisht që mbetet një krim shtetëror dhe ngjarje e pahetuar. Ne presim që SPAK ta marrë këtë çështje, ta hetojë, në mënyrë të gjithanshme dhe kushdo që ka qenë përgjegjës, dhe pavarësisht pozitës që ka patur, të përgjigjet para drejtësisë. Ne nuk i hyjmë nëse prova që ka dalë është autentike ose jo, kjo i takon SPAK të japë përgjigje, për këtë provë dhe të tjera që do dlin në dritë më hetimin e kësaj çështje” Tashmë SPAK ka sprovën e vet për të treguar se është në lartësinë e detyrës për të hetuar këdo, pavarësisht nga pozita që ka pasur apo ka sot në hierarkinë shtetërore. Sot do ta dorëzojmë kallëzimin në SPAK. Nuk mundet kurrsesi urdhërdhënësit e vrasjes të barazohen me protestuesit dhe qytetarët, që kanë protestuar dje, sot dhe do të protestojnë dhe nesër. Sot do ta depozitoj kallëzimin në SPAK si ministër i Drejtësisë”, tha Manja në një konferencë për media.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al
ulsi manja pergjimet e 21 janarit
Politike
23 Janar 2023, 13:38
A.B
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkon nga SPAK që të hetojë çështjen e '21 Janarit'. G...
Politike
23 Janar 2023, 13:03
k.m.
Pamje nga rruga
TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj në një deklarat&...
Politike
23 Janar 2023, 11:45
f.g
Sali Berisha, kryeminister
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ish-kryeministër në kohën që ndodhi vrasja e 4 pr...
Politike
23 Janar 2023, 12:18
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish para disa ditësh përgjimet e reja që pretendohet se janë ...
Politike
23 Janar 2023, 12:16
k.m;f.g
Sali Berisha,kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se fatkeqësia e Shqipërisë nuk ësht&eu...
Politike
23 Janar 2023, 11:49
A.B
Komisioni
TIRANË- Ndryshimet në Kodin Rrugor të propozuara nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të kalojnë për votim ...
Politike
23 Janar 2023, 12:02
I.A
Kreshnik Collaku
TIRANË- Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka depozituar ditën e sotme në Kuvend kërkesën ndaj Autoritetit...
Politike
23 Janar 2023, 12:00
k.m.
Sali Berisha dhe Vangjel Dule
Teksa Partia Demokratike ka lënë si zonë të lirë 3 bashki të jugut të vendit për ale...
Politike
23 Janar 2023, 11:45
A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon sërish drejtuesit e komisionit të Edukimit për mungesën e...
Politike
23 Janar 2023, 11:43
k.m.
Taulant Balla
TIRANË- Brenda kësaj jave, Partia Socialiste do të depozitojë sërish një tjetër padi në Prokurorin&eu...