LIVE UPDATES
Politike

“Modernizojmë dhe rrisim sigurinë në sektorin e bujqësisë”, Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Salla tha se ky projektligj i përgjigjet një nevoje konkrete të bujqësisë shqiptare, një sektor ku fermeri investon sot, ndërsa të ardhurat i siguron pas një periudhe të caktuar.

16 Korrik 2026, 11:18 Nga I.A
“Modernizojmë dhe rrisim sigurinë në sektorin e
Andis Salla

TIRANË- Ministri i Bujqësisë Andis Salla, prezantoi në Kuvend projektligjin “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, duke e cilësuar atë si një instrument të ri që synon të lehtësojë financimin e fermerëve dhe të krijojë më shumë siguri në marrëdhëniet mes aktorëve të sektorit bujqësor. Salla tha se ky projektligj i përgjigjet një nevoje konkrete të bujqësisë shqiptare, një sektor ku fermeri investon sot, ndërsa të ardhurat i siguron pas një periudhe të caktuar.

Sipas ministrit, me zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e cilësisë sipas standardeve europiane, bëhet e domosdoshme që marrëdhëniet mes fermerëve, grumbulluesve, përpunuesve dhe financuesve të bazohen në rregulla të qarta dhe transparente. Ministri shpjegoi se dëftesat tregtare do të krijojnë një sistem modern ku produkti bujqësor mund të ndiqet nga prodhimi deri në magazinim, duke i dhënë fermerit mundësi të reja për financim. Sipas tij, fermeri nuk do ta shohë më prodhimin vetëm si një burim të ardhurash, por edhe si një aset që mund të përdoret për të siguruar financim gjatë procesit të prodhimit.

Një tjetër risi e parashikuar nga projektligji është dixhitalizimi i procedurave përmes platformës e-Albania, me qëllim që fermerët të kenë akses më të lehtë dhe transparent në këtë mekanizëm. Salla theksoi se dëftesat tregtare do të garantojnë jo vetëm cilësinë e produktit, por edhe siguri juridike për fermerët dhe subjektet që do të ofrojnë financim.

Deklarata e Plotë:

Kam kënaqësinë të paraqes sot për shqyrtim projektligjin “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, një nismë ligjore që synon të krijojë një instrument modern financiar në shërbim të zhvillimit të bujqësisë shqiptare, duke forcuar marrëdhëniet ndërmjet fermerëve, operatorëve ekonomikë dhe institucioneve financiare. Ky projektligj është një përgjigje ndaj një nevoje konkrete që ka sektori ynë bujqësor dhe që është evidentuar prej vitesh nga fermerët, bizneset agro-ushqimore dhe institucionet financiare. Bujqësia është një sektor me specifika të veçanta. Fermeri investon sot, ndërsa të ardhurat i siguron vetëm pas disa muajsh. Ai duhet të blejë farë, fidanë, plehra kimike, produkte për mbrojtjen e bimëve, të kryejë punimet e tokës dhe të përballojë një sërë kostosh të tjera në fillim të ciklit të prodhimit, ndërkohë që produkti ende nuk është korrur dhe nuk ka gjeneruar të ardhura.

Pikërisht në këtë periudhë lind edhe nevoja më e madhe për financim. Në praktikë, fermerët kanë ndërtuar ndër vite forma bashkëpunimi me furnizuesit e inputeve, me grumbulluesit, me përpunuesit, me eksportuesit dhe me aktorë të tjerë të tregut, por që nuk mbështeten mbi instrumente të qarta ligjore dhe financiare. Sa më shumë zhvillohet bujqësia shqiptare, sa më shumë rritet orientimi drejt tregjeve të eksportit dhe standardeve evropiane, aq më e domosdoshme bëhet që këto marrëdhënie të mbështeten mbi rregulla të qarta, transparente dhe të besueshme. Pikërisht këtë synon të realizojë ky projektligj. Ai nuk krijon një realitet të ri. Përkundrazi, formalizon një praktikë që ekziston, duke i dhënë asaj siguri juridike, transparencë dhe besueshmëri më të madhe. Objektivi i këtij ligji është i qartë: të nxisë financimin në bujqësi, të krijojë mekanizma që i mundësojnë fermerit të sigurojë mbështetje financiare në momentin kur ka më shumë nevojë për të, të garantojë pagesa më të shpejta dhe më të sigurta, si dhe të krijojë një sistem modern kolaterali mbi produktin bujqësor, qoftë ai ende në proces prodhimi apo i magazinuar.

Për herë të parë krijohet mundësia që vetë produkti bujqësor të fitojë vlerë ekonomike përpara se të shitet në treg. Kjo do të thotë se fermeri nuk do ta shohë më prodhimin vetëm si burim të ardhurash në fund të sezonit, por edhe si një aset që mund ta ndihmojë të sigurojë financim, inpute apo mbështetje ekonomike gjatë procesit të prodhimit. Të nderuar deputetë, Projektligji mbështetet mbi dy instrumente kryesore. I pari është dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm. Ndersa, instrumenti i dytë është dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të magazinuar. Në këtë rast, produkti që është prodhuar dhe depozituar në magazinë mund të përdoret si kolateral për financim. Në këtë mënyrë, ligji mbulon të gjithë ciklin ekonomik të prodhimit bujqësor, nga mbjellja deri te shitja e produktit. Një risi tjetër e rëndësishme është se i gjithë ky mekanizëm do të funksionojë në mënyrë elektronike, nëpërmjet portalit e-Albania, duke garantuar procedura të thjeshta, transparente dhe të aksesueshme për të gjithë përdoruesit.

Dëftesat do të regjistrohen në një regjistër elektronik të posaçëm dhe do të lidhen me regjistrin e barrëve siguruese, duke krijuar siguri juridike dhe duke shmangur përdorimin e shumëfishtë të të njëjtit kolateral. Po aq i rëndësishëm është edhe fakti që dëftesa tregtare përbën titull ekzekutiv, çka do të thotë se të drejtat dhe detyrimet e palëve mbështeten mbi një mekanizëm të qartë ligjor, duke rritur sigurinë e marrëdhënieve financiare dhe duke krijuar më shumë besim si për fermerin, ashtu edhe për subjektin që ofron financimin. Ky projektligj synon të krijojë një mjedis më të sigurt për investimet në bujqësi, të forcojë besimin ndërmjet aktorëve të tregut dhe të lehtësojë aksesin në financim për një sektor që vazhdon të përballet me sfida të veçanta.

Po kështu, parashikohen mekanizma të qartë për monitorimin e kolateralit, përmbushjen e detyrimeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke garantuar që instrumenti të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe të balancuar për të gjitha palët. Përfituesit e këtij projektligji janë të shumtë. Përfituesi i parë është fermeri shqiptar gjithashtu furnizuesit e inputeve, grumbulluesit, përpunuesit dhe eksportuesit, të cilët do të zhvillojnë marrëdhënie kontraktore më të sigurta dhe më të strukturuara me fermerët, duke ulur pasiguritë dhe duke rritur bashkëpunimin përgjatë gjithë zinxhirit agro-ushqimor. Përfitojnë institucionet financiare, pasi krijohet një instrument i qartë dhe i mbështetur në ligj, që u jep më shumë garanci në financimin e sektorit bujqësor. Por në fund përfiton e gjithë ekonomia shqiptare. Ky projektligj është gjithashtu në përputhje me objektivin tonë për modernizimin e bujqësisë dhe afrimin e saj me praktikat më të mira evropiane. Në të gjithë Bashkimin Evropian, zhvillimi i sektorit nuk mbështetet vetëm te subvencionet, por edhe te instrumentet financiare që krijojnë besim në treg dhe lehtësojnë investimet private.

andis salla

Sondazh

Poll

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh