LIVE UPDATES
Politike

Ndalimi i vizitave për Thaçin, juristët: Shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Më 18 gusht 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot mori këtë vendim i cili parashikonte ndalimin e vizitave për njëmbëdhjetë persona, mes tyre Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati dhe katër të tjerë me emra të redaktuar.

23 Gusht 2025, 22:35 Nga I.A
Ndalimi i vizitave për Thaçin, juristët: Shkelje e
Hashim Thaci

KOSOVË- Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, për t’iu ndaluar njëmbëdhjetë personave vizitat te ish-presidenti, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim, po cilësohet si shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe si një vendim i palogjikshëm.

Më 18 gusht 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot mori këtë vendim i cili parashikonte ndalimin e vizitave për njëmbëdhjetë persona, mes tyre Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati dhe katër të tjerë me emra të redaktuar.

Telegrafi shkruan se kufizimi i vizitave për Thaçin erdhi pas kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila kishte kërkuar që ndalimi të vlente edhe për tre vëllezërit e Thaçit, por gjykata e refuzoi këtë kërkesë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kontaktit familjar, sidomos pas vdekjes së babait të tij.

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini vlerëson se ky vendim i Speciales karshi ish-presidentit, Thaçi është shkelje e nenit 8 të Konventës Evropiane, i cili i garanton secilit njeri të drejtën për jetë private dhe familjare. Për bindjen e tij, kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga trupi gjykues është dashur të refuzohet në tërësi ngase nuk e plotëson testin e propercionalitetit.

“Edhe pse në fuqi janë masa shumë restriktive në rastin e vizitave të jo privilegjuara te zotëri Thaçi ngase ato vizita gjithmonë vëzhgohen me pajisje elektronike për dëgjimin e zërit, pastaj në ato vizita janë prezent edhe hetuesit, përkthyes, kështu që ai veçse ka pas kufizime dhe ky kufizim është shumë i ashpër dhe në tërësi në kundërshtim me proporcionalitetin….Unë mendoj se në këtë rast është shkelur neni 8 i Konventës Evropiane që i garanton secilit njeri të drejtën e tij për jetë private dhe familjare. I paraburgosuri nuk i humb të gjitha të drejtat, kufizimet që i janë vendosur zotëri Thaçit në vizita janë ato që deri në një masë e kufizojnë këtë të drejtë. Ne e dimë që kjo nuk është absolute mund të kufizohet në rrethana të caktuara, por jo në mënyrë kaq të ashpër”, tha ai.

Kërkesa e ZPS-së në pikën aktuale të gjykimit kur në shtator pritet të nis dëgjimi i dëshmitarëve nga ana e mbrojtjes po konsiderohet e palogjikshme.

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala për KosovaPress, se Gjykata Speciale thuajse të gjitha kërkesat e ZPS-së i ka aprovuar, por jo edhe të mbrojtjes së të akuzuarve.

E kemi një situatë kur Gjykata Speciale me kërkesë të Prokurorisë i ka miratuar dhe thuajse asnjë kërkesë të mbrojtjes apo të atyre që janë akuzuar apo dënohen. Kjo çka ka kërkuar Prokuroria Speciale ndoshta do të kishte kuptim në fazën kur zhvillohen hetimet dhe atëherë për të mos penguar hetimet apo për ndonjë arsye tjetër mund ta bëjë një kërkesë, por tash kur shembull e kemi situatën ku Prokuroria e ka përfunduar intervistimin e dëshmitarëve që i kanë interesuar që kanë paraqitur interes për Prokurorinë, nuk ka asnjë logjik Prokuroria të kërkoi ndalimin e vizitave ..as në kohën e diktaturave më të egra që ka kaluar Kosova në kohën e ish-Jugosllavisë prej përfundimit të luftës së dytë botërore nuk kanë pas rast që të ndërmerren masa aq drakonike ndaj disa të akuzuarve”, u shpreh ai.

Ndalimi i njëmbëdhjetë personave për ta vizituar ish-presidentin, Haxhim Thaçi në Hagë është i papranueshëm edhe për bashkëluftëtarët e tij. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati tha se është për keqardhje sjellja e Gjykatës Speciale karshi Thaçit.

“Prej asaj gjykate nuk presim mrekulli, e dimë edhe më herë ka ndaluar, ka pas ndalesa tek Cali, tash edhe te presidenti Thaçi, e kemi pranuar me shumë keqardhje sepse unë kam qenë vetë i burgosur, e di çka do të thotë me t’u ndaluar e mos të vije miku, shoku apo dikush me të vizituar. Për ne është e papranueshme si organizatë veçse e kemi dënuar me kohë. Është e papranueshme dhe prej asaj gjykate nuk presim më mirë, çdo ditë presim diçka risi që të ndodh befasi”, theksoi Gucati.

Gjatë kësaj jave, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, nuk ia lejuan ish-presidentit, Hashim Thaçit që ta apelojë vendimin për ndalimin e njëmbëdhjetë personave që ta vizitojnë atë në Hagë. Në Qendrën e Paraburgimit në Hagë njëri nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet që nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në qytetin holandez më 15 shtator 2025, pritet të nis paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi./Dosja.al

hashim thaci

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit