“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
NDRYSHOI RRUGËS- Veliaj i “dhuron” SPAK-ut godinën 5 mln USD, ishte caktuar për UKT
"Dhurata" kaloi në Këshillin Bashkiak të Tiranës më 12 Korrik, me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj.
12 Gusht 2022, 12:25Nga k.m.
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një "dhuratë". Veliaj ka hedhur firmën e tij mbi dokumentin për t'i dhuruar një godinë me vlerë 5 milionë dollarë, ndërtesë që fillimisht ka qenë e destinuar fillimisht për administratën qendrore të Ujësjellës-Kanalizimeve të kryeqytetit.
Përballë Gjykatës së Posaçme, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, është në përfundim një godinë 6-katëshe që do t'i kalojë tashmë në përdorim Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK). "Dhurata" kaloi në Këshillin Bashkiak të Tiranës më 12 Korrik, me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Pikërisht për këtë godinë, nuk kishte asnjë ngut. Në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit 2019, Shqipëria e Mesme u trondit nga një tërmet që la pasoja të mëdha në jetë njerëzish dhe ndërtesa. E ndaj u vendos që për pak kohë të ndaleshin investimet. Por për këtë godinë, në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike tenderin “Ndërtim i godinës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë”, me fond limit 480 milionë lekë të reja pa TVSH ose rreth 5 milionë dollarë, së bashku me TVSH. Detaje që duken edhe dosjet e publikuara nga “Bold Neës”.
Tenderi u mbyll në Korrik të vitit 2020 dhe fitues u shpall bashkimi i operatorëve “Gjikuria” dhe “4-AM”. Tani investimi është mbyllur dhe çelësat e godinës i janë dorëzuar SPAK. Pikërisht nga Veliaj, një nga emrat më të lakuar të politikanëve në atë godinë. Veliaj, si kreu i Bashkisë së Tiranës, është këllëuzar si nga shoqëria civile, por edhe kundërshtarët politikë lidhur me shumë dosje. Ndër to përmendim përgjimet e Ndraghettës dhe inceneratorët, por konkretisht ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi, pavarësisht kallëzimeve të bëra.