LIVE UPDATES
Politike

Në ajër, ujë e tokë/ Cilat janë planet e partive politike në Kosovë për reduktimin e ndotjes?

Shumica e premtimeve në programe zgjedhore nuk kanë afate kohore apo plan të kostos, derisa ambientalistët thonë se çështjet mjedisore duhen të kenë vëmendje dhe urgjencë më të madhe nga ata që synojnë pushtetin.

25 Janar 2025, 18:17 Nga r.ll
Në ajër, ujë e tokë/ Cilat janë planet e partive
foto ilustruese

KOSOVË- Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partitë garuese ndër tjerash kanë premtuar riciklim të gjysmës së mbeturinave, mbyllje të termocentraleve e trajtim të ujërave të zeza. Shumica e premtimeve në programe zgjedhore nuk kanë afate kohore apo plan të kostos, derisa ambientalistët thonë se çështjet mjedisore duhen të kenë vëmendje dhe urgjencë më të madhe nga ata që synojnë pushtetin.

AJRI

Nga nëntori deri në shkurt, në Kosovë dhe në veçanti në zonën e kryeqytetit, gjendja me cilësinë e ajrit bëhet kritike. Nëpër rrugët e Prishtinës, gjatë motit të ftohtë rëndom shihen matësit e cilësisë së ajrit që shfaqin figura të fytyrës së kuqe dhe të ngrysur, që simbolizon se ajri aktualisht është i pashëndetshëm.

Problemet me ndotjen e ajrit janë të kamotshme dhe shpesh e kanë renditur Kosovën dhe kryeqytetin në listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik, në vitin e fundit, ajri u regjistrua si i dobët ose shumë i dobët, në rreth 11 për qind të ditëve.

Shkaktarë të ndotjes llogariten në masë të madhe termocentralet me qymyr, të vendosura në zonën e Obiliqit, rreth 10 kilometra nga Prishtina. Të tjerë shkaktarë janë trafiku i dendur, përdorimi i lëndëve djegëse nëpër amvisëri e deri te gazrat e emetuara nga industria prodhuese.

Çfarë premtojnë partitë?

Çështjet mjedisore, duke përfshirë ndotjen e ajrit, përmenden si kapituj të veçantë në programet zgjedhore të partive më të mëdha garuese, që janë publikuar deri më tani. Nga to, vetëm partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk e ka bërë publik programin zgjedhor. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje përgjigje në lidhje me synimet dhe premtimet e tyre konkrete sa i përket çështjeve mjedisore në programin e tyre zgjedhor, por nuk ka marrë përgjigje deri më tani.

Partia Demokratike e Kosovës, që në zgjedhjet e kaluara ishte e dyta, në programin e saj premton ndër tjerash që “cilësia e ajrit, ujit dhe tokës do të monitorohet rregullisht”. Në këtë program ajo kë premtuar mbështetje për rritjen e mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore, duke reduktuar kështu ngrohjen me lëndë djegëse individuale nëpër amvisëri.

Tutje, kjo parti ka premtuar “modernizim të transportit publik dhe lirim nga dogana të automjeteve të reja elektrike që importohen”. Deri më tani në Kosovë, nuk ka në qarkullim mjete elektrike të trafikut urban apo ndërurban apo ndonjë lehtësi për përdoruesit privatë të automjeteve elektrike.

Në çështjet që lidhen me termocentralet, PDK-ja nuk ka premtuar mbylljen e tyre, veçse ka thënë se synon ndërtimin e një termocentrali me gaz dhe rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme. Aktualisht në Kosovë, shumica e prodhimit të energjisë elektrike bëhet nga termocentralet aktive, gjegjësisht nga djegia e qymyrit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në anën tjetër, në program është fokusuar në krijimin e bazave ligjore dhe strategjive kombëtare që kanë të bëjnë me çështje mjedisore. “Orientim programor do të jetë ngritja e standardeve kombëtare ligjore për cilësinë e ujit, ajrit, dheut dhe ruajtjes së biodiversitetit drejt arritjes së standardeve të BE-së”, thuhet në program.

LDK-ja ka premtim konkret në lidhje me termocentralet duke paraparë mbylljen e plotë të termocentralit Kosova A, i cili është më i vjetruar. Por, këtë, ajo thotë se do ta bëjë pasi të ketë ndërtuar një termocentral të ri me gaz, të riparojë termocentralin e dytë ekzistues Kosova B, si dhe të ndërtojë kapacitete të reja solare dhe të erës.

Termocentrali Kosova A - i cili gjeneron rrymë me thëngjill, është i vjetër me dekada dhe i ka dy blloqe jashtë funksionit - ka qenë e paraparë të mbyllej deri në vitin 2017, por kjo nuk ka ndodhur. Mbylljen e tij, apo siç e ka quajtur në program “dekompozim”, e premtoi edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Megjithatë, në të njëjtin program parashihet ndërtimi i një termocentrali të ri me qymyr me kapacitet prej 500 megavatesh prodhim.

Në një tubim të fushatës zgjedhore, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e arsyetoi këtë plan duke thënë se me teknologji të reja do të kishte emetim minimal të gazrave të dëmshme. Qeveria aktuale e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka bërë publike plane për mbylljen e plotë të ndonjë termocentrali. Termocentrali Kosova A, madje është përfshirë në Strategjinë për Energji 2022-2031, e cila parasheh investime në një njësi të tij.

Në një njoftim më 24 janar 2025, Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar një projekt "për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3" të termocentralit Kosova A. Sipas njoftimit, ky rehabilitim do të kushtojë 137 milionë euro.

"Me këtë investim Bllokut A3 po ia zgjasim jetën për 20 vjet... dhe përmirësojmë efikasitetin mjedisor, sepse A3-shi i rehabilituar do të përdorë gati 30% më pak thëngjill dhe me teknologjinë e standardet bashkëkohore, do të pakojë për mbi 50% dromcat, oksidet e azotit e dyoksidin e sulfurit që nxjerr gjatë prodhimit", u citua të ketë thënë Albin Kurti, kryeministër aktual i vendit.

Për një njësi tjetër të Kosovës A, në Strategjinë shtetërore, Qeveria kishte paralajmëruar se mund të marrë vendim për mbyllje, por deri më tani nuk janë parë lëvizje në këtë drejtim. Nëpër tubime të fushatës, kryeministri aktual dhe kreu i Vetëvendosjes, ka përmendur plane për shtim të kapaciteteve energjetike të burimeve tjera. Indira Kartallozi nga organizata Sustainability Leadership Kosova (SLK), e cila merret me çështje ambientale, thotë se planet konkrete për largim nga qymyri përbëjnë zhvillim pozitiv në këtë fushatë.

“Gjithsesi, mbyllja e termocentraleve dhe ndalimi i krijimit të energjisë nga qymyri, pa dyshim do të kishte ndikim pozitiv (kundër ndotjes së ajrit)”, thotë ajo. Megjithatë, sipas saj, duhen zhvilluar edhe plane që inkurajojnë prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtërishme edhe në amvisëri. “Sistemet solare janë një trend global dhe çdo shtëpi ka të drejtë të krijojë sistemin e saj. Energjia e erës është, gjithashtu, një potencial i madh, por kërkon investime të mëdha”, thotë ajo.

TOKA

Plastikë, mbetje organike e deri te mbetjet medicinale, janë materiale që mund të hasen të përziera nëpër deponitë shtetërore të mbeturinave në Kosovë. Kjo pasi në vend nuk ekziston ende ndonjë sistem i mirëfilltë i ndarjes së mbeturinave apo riciklimit të tyre, që sipas të dhënave aktuale, është në shkallën rreth 5 për qind.

“Hedhim çfarëdo që bëhet, pampersa [pelena], letra, shishe, por jo nga ushqimi, asgjë nuk hedhim në shportë. Të gjitha tjerat (i hedhim në shportë)”, i kishte thënë Radios Evropa e Lirë Raza Krasniqi, banore e fshatit Breznicë në Obiliq në një reportazh të realizuar në fund të vitit 2024.

Jo shumë larg prej vendit ku banon Raza, në fshatin Palaj të Obiliqit, banorët përballen për së afërmi me pasojat e mosndarjes së mbeturinave. Sërxhan Milliç ndjen çdo ditë kundërmimin që buron nga deponia e Mirashit, që është vendgrumbullimi më i madh i mbeturinave në vend, rreth 500 metra larg shtëpisë së tij.

“Po të mos i hidhnim qeset plastike (në vendgrumbullim) dhe najlonin, mbase do të ishte ndryshe të jetonim këtu, nuk do të kundërmonte aq shumë”, i tha ai Radios Evropa e Lirë, në nëntor të vitit 2024, duke aluduar në erën e plastikës që ndonjëherë merr flakë në deponinë e Mirashit.

Për këtë deponi ka pajtueshmëri mes institucioneve dhe ekspertëve se i ka kaluar kapacitetet e saj dhe tani përbën një rrezik të vazhdueshëm për katastrofë mjedisore. Në Qeverinë aktuale nuk ka plane konkrete për mbylljen e saj, por janë premtuar investime emergjente për të sanuar ndotjen që shkakton ajo.

Ndërkohë, është premtuar ndërtimi i deponive të reja për lehtësim të barrës së tetë deponive në vend, shumica e të cilave po ashtu kanë tejkaluar apo janë afër tejkalimit të kapaciteteve të grumbullimit. Synim i vazhdueshëm për Qeverinë ka qenë edhe arritja e standardit evropian për riciklimin e të paktën 50 për qind të mbeturinave që prodhohen në vend, deri në vitin 2030. Arritja e standardeve evropiane sa i përket menaxhimit të mbeturinave përmendet po ashtu në programet zgjedhore të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Mendoj se çdo parti ka disa plane specifike, por asnjëra nuk tregon qartë se si do të arrihet ky objektiv”, thotë Kartallozi. Sipas saj, duhet synuar krijimi i një ekonomie qarkore, “e cila nuk vazhdon me trendët e së kaluarës, që vetëm merr, prodhon dhe hedh”.

Në sektorin e programit zgjedhor mjedisor, LDK-ja ka përfshirë edhe krijimin e një “Eko- Fondi”. Sipas planprogramit të kësaj partie, ky fond prej 50 milionë eurosh do të mbushet nga buxheti i shtetit fillimisht dhe më vonë parashihet “të mirëmbahet nga mjetet financiare të taksave ekologjike, gjobat mjedisore, si dhe donacionet ndërkombëtare”.

Nga fondi, sipas programit zgjedhor, “do të përfitojnë komunat e Kosovës që realizojnë projekte efektive të mbrojtjes dhe restaurimit të mjedisit natyror dhe atij të krijuar”. PDK-ja ka paraparë eliminimin e deponive të egra të mbeturinave dhe mbylljen e deponive shtetërore të vjetra.

Ndërkaq, në planin e AAK-së, përmenden edhe reduktimi masiv i përdorimit të plastikës… eliminimi i qeseve të plastikës dhe zëvendësimi me qese letre e deri te mbështetja dhe licencimi i kompanive për riciklim dhe inceneratorëve (fabrika djegëse të mbeturinave). Në legjislacionin e miratuar së fundmi nga Qeveria aktuale e udhëhequr nga LVV-ja, janë marrë vendime që ndalojnë përdorimin e disa llojeve të qeseve plastike, ndërsa të tjerat janë bërë me pagesë.

UJI

Plastika e paricikluar, përveç në deponi mbeturinash, haset shpesh duke lundruar edhe në sipërfaqet e lumenjve të Kosovës. Por, mbeturinat sipërfaqësore nuk janë burimi i vetëm i ndotjes së rreth tyre. Të dhënat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të vitit 2022, thonë se vetëm 25 për qind të ujërave të ndotura në Kosovë trajtohen ndonëse shumica përfundojnë nëpër rrjedha të lumenjve.

Për shkak të kostos së lartë, impiantet për trajtimin e ujit ndërtohen kryesisht me hua apo fonde të huaja. Për banorët afër lumenjve më të ndotur, sikurse lumi Nerodime që rrjedh në rajonin e Ferizajt, jeta është e vështirë.

“Kur ka temperatura të larta dhe niveli i ujit është i vogël është problem të jetosh këtu sepse ka erë aq të keqe saqë është e pamundur t’i lësh dritaret hapur mbrëmjeve, për shkak të erës”, kështu i rrëfeu REL-it Naim Runjeva nga Kaçaniku në shtator të vitit 2024. Në programet e tyre, LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja kanë përmendur ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura apo ujërave të zeza, ndonëse nuk është paraqitur ndonjë kosto apo kohë e paraparë për ndërtimin e tyre.

Në programin e saj, PDK-ja synon që deri në vitin 2030 të arrijë një nivel trajtimi prej 50 të këtyre ujërave. Të gjitha partitë gjithashtu kanë premtuar veprime për pastrimin e mbeturinave në lumenj. Në anën tjetër, në Strategjinë Kombëtare për ujërat për vitet 2023-2027, Qeveria aktuale i ka vënë vetes objektiv që deri më 2027 të arrihet të ketë trajtim të ujërave të zeza në 16 qytete të Kosovës, nga 5 sa ishin më 2023.

Ndërkaq, gjatë vitit 2024, Ministria e Ambientit nisi një projekt të pastrimit të shtratit të lumenjve që ka përfshirë rreth 8 lumenj të Kosovës. Për Indira Kartallozin nga organizata SLK, një nga arsyet pse çështjet ambientale nuk përmenden si tema kryesore nëpër fushata elektorale, është fakti se për to duhen investime afatgjate që nuk sjellin “vota të shpejta”.

“Mandati katërvjeçar i politikanëve nuk është i mjaftueshëm për të adresuar këto çështje që kërkojnë vizion afatgjatë”, thotë ajo./REL

ndotja ne kosove partite ne kosove

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë