22 Prill 2025, 13:36
Nga r.ll
konferenca
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar në konferencën e sotme për mediat deklaratën që kryeministri Edi Rama bërë në një takim në Gjirokastër. Rama tha se ata që votojnë për opozitën janë politikisht autik. Ndërkohë Berisha e ka cilësuar këtë si një superskandal. Sipas tij, këtë që kryedemokrati e quajti "përçmim" e ka pasur dhe Adolf Hitleri dhe Enver Hoxha.
"Përçmimi ndaj fëmijëve, të rriturve, po fëmijëve meqenëse ky çrregullim është kryesisht i fëmijëve, tani është zbuluar prej kohësh edhe tek të rriturit, por është kryesisht i fëmijëve, e kanë pasur Adolf Hitleri. Edhe ai me një dekret i fuste në krematorium fëmijët me defekte. E ka pasur Enver Hoxha për qëllime klasore. E ka pasur diktatori Bokasio. Ky është një superskandal. Të përdorësh ti një çrregullim, prapa të cilit qëndron një heroizëm i pazakonshëm i fëmijëve dhe prindërve, në qoftë se ka një çrregullim ku një nënë është më heroinë se çdo nënë tjetër me përpjekjen e saj, është nëna e një fëmije me këtë çrregullim. Dhe fëmija vetë që jo në pak raste duhet t’i kapë fjalët një nga një, duhet t’i përvetësojë fjalët një nga një. Dhe ky del me këtë frazë, tregon se është turp të quhet prind ky. Është turp të quhet bashkëshort ky. Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj janë ata. Ata bëjnë përpjekje mbinjerëzore dhe arrijnë të shkollohen. Po rruga e tyre është një rrugë e vështirë. Këta gjeti ky për të etiketuar.", tha Berisha.
Kryeministri Rama tha në takimin në Gjirokastër se nëse mes opozitës dhe PS zgjedh të parët, së cilëve iu referohet si "këneta", atëherë je politikisht autik.
“Dhe më pas më hidhen mua se gjysma e burrave janë çyryk. Unë e them si metaforë, nuk është raport klinik. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’e mirë. Një çyryk fare tha Edi Rama i thotë shkoni në google dhe shikoni fotot e mia në google se i josh me trup. Mund të gjejnë cdo arsye që nuk bën sens, përvec njërës, more si erdhi kjo Shqipëri në derën e BE. Se mirë unë këtu i paskam blerë, trembur, populli qenka i sëmurë, autokraci...”, tha Rama.
sali berisha edi rama
Politike
22 Prill 2025, 13:29
I.A
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kundërshtuar sërish përgjigjet e ekspertëve të akt-eksper...
Politike
22 Prill 2025, 13:26
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zvhilluar sot një konferencë për mediat në Tiranë. Gjatë fjalimi...
Politike
22 Prill 2025, 13:05
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën për media ka folur n&eu...
Politike
22 Prill 2025, 13:02
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë për mediat ku ka komentuar deklaratën e kryeminist...
Politike
22 Prill 2025, 12:43
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh sot se siguria ushqimore duhet të trajtohet si çështje qendrore e sigu...
Politike
22 Prill 2025, 12:25
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se do të bëhet gjithçka për rivendosjen e si...
Politike
22 Prill 2025, 12:01
r.ll
sali berisha
TIRANË- Partia Demokratike ka organizuar sot takimin me temë "Siguria Ushqimore", ku i pranishëm ishte dhe kreu i PD-së, S...
Politike
22 Prill 2025, 11:55
N.F
Bashkia e Lezhës
TIRANË- Të 61 bashkitë e vendit tonë paraqiten me diferenca të mëdha në kapacitetet e menaxhimit f...
Politike
22 Prill 2025, 11:26
r.ll
edi rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama tha se ishte qeveria e tij ajo që shpatën e ndëshkimit ia mori politikës dhe ia kaloi ...
Politike
22 Prill 2025, 11:12
N.F
Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD-së, Adriana Kalaja ditën e sotme ka dorëzuar një kallëzim t...