12 Maj 2023, 18:52
Nga k.m.
Adonis Georgiadis
GREQI- Andonis Georgiadi në një intervistë që ka dhënë për televizionin "Alpha" ka bërë një deklaratë pas arrestimit të kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë", Fredi Beleri. Numri 2 i qeverisë, zv.kryeministër dhe ministër i Zhvillimit, tha se kryeministri Edi Rama duhet ta lirojë sa më shpejt, para se të jetë vonë.
PJESË NGA INTERVISTA:
Andonis Georgiadi për Alpha: Shqipëria edhe Rama po japin provim akoma. Mos të kujtojnë se jemi në fushatë zgjedhore edhe s'kemi forcë. Rama bëri faull të madh që arrestoi Bejlerin. I bëjmë thirrje që ta lirojë sa nuk është vonë.
Edi Ramën e keni mik?
Andonis Georgiadi: Jo! As mik, as armik. Si sillet, do i sillemi. Shqipëria dhe Rama kërkon ndihmën tonë që t'i fusim në BE. Edhe nga ana tjetër burgosin një njeri të pafajshëm vetëm e vetëm sepse kuptuan se ishte fitues.
Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al
andonis georgiadi arrestohet fredi beleri
Politike
12 Maj 2023, 18:45
Zgjedhjet
TIRANË- Në Shqipëri zëri i grave dhe vajzave kandidate në fushatat zgjedhore ka ardhur duke rënë në tre z...
Politike
12 Maj 2023, 18:13
k.m.
Foto ilustruese
Në të treja rastet, hetimi administrativ i KQZ-së kishte konstatuar përdorimin e aktiviteteve publike të kryetar&e...
Politike
12 Maj 2023, 17:57
k.m.
Foto ilustruese
Të dielën më 14 maj, qytetarët e Shqipërisë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zg...
Politike
12 Maj 2023, 17:47
F.M
Agron Malaj
DIBËR- Kryebashkiaku aktual në Mat, Agron Malaj i cili kërkon dhe një mandat të dytë më 14 maj ka ‘l&...
Politike
12 Maj 2023, 17:32
k.m.
Edi Rama
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama mbylli këtë të premte fushatën në Shkodër, ku Partia Socialiste garon me Benet B...
Politike
12 Maj 2023, 17:11
F.M
Gjon Gjonaj
PUKË- Partia Demokratike ka publikuar një audio-përgjim ku sipas tyre dëgjohet vëllai i kryebashkiakut të Puk&eum...
Politike
12 Maj 2023, 16:52
k.m.
Edi Rama
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodë...
Politike
12 Maj 2023, 15:58
f.i
Erjon Veliaj dhe Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Eri...
Politike
12 Maj 2023, 16:54
F.M
14 maji
TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka publikuar një video përmes të cilës u bën thirrje qytetar&eu...
Politike
12 Maj 2023, 16:49
F.M
Ministria e Arsimit
TIRANË- Ministria e Arsimit ka bërë me dije se 52 shkolla do të kthehet në vendnumërime për votat e ...