8 Shkurt 2023, 11:17
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është 'kujtuar' sot për kushtet në të cilat nxënësit bëjnë mësim në të gjithë shkollat e vendit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka kërkuar për pajisjen me ngrohje për 28 shkolla. E po ashtu, ka njoftuar se në disa shkolla të zyrave arsimore Dibër dhe Devoll orët e mësimit janë reduktuar me 10 minuta.
Sipas saj, ngrohja e institucioneve arsimore bëhet në disa mënyra: ngrohje qendrore me kaldajë, kondicionerë, ngrohës me energji elektrike, si dhe sobë me dru ose pelet.
POSTIMI I PLOTË
Duke konsideruar prioritet absolut shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve tanë, gjatë gjithë vitit, e veçanërisht gjatë kësaj periudhe me temperatura tepër të ulëta dhe me ngrica në disa zona malore të vendit, po e ndjekim me shumë kujdes situatën e shkollave në të gjithë territorin e vendit, përmes strukturave tona arsimore. Në komunikim të vazhdueshëm me çdo bashki dhe njësi administrative në vend, kemi kërkuar marrjen e masave në kohë, sigurimin e ngrohjes dhe garantimin e kushteve për zhvillimin e procesit normal mësimor, si pjesë e përgjegjësisë së tyre. Përsa i takon situatës në terren dhe raportimeve në mënyrë të vazhdueshme nga zyrat arsimore, kemi kërkuar në mënyrë urgjente pajisjen me sistem ngrohjeje të 28 shkollave nga ana e bashkive respektive.
Ngrohja e institucioneve arsimore bëhet në disa mënyra: ngrohje qendrore me kaldajë, kondicionerë, ngrohës me energji elektrike, si dhe sobë me dru ose pelet. Duke vlerësuar këtë përpjekje të përbashkët me institucionet e pushtetit vendor dhe institucione të tjera, u kemi kërkuar bashkive të marrin masa për 51 shkolla ku ngrohja bëhet përmes sistemit elektrik por ngarkesa në rrjet ka sjellë vështirësi për ngrohjen optimale të tyre. Gjithashtu, i kemi informuar që të ndërhyjnë në 21 shkolla, ku sistemi i kaldajës ka nevojë për riparime apo furnizim me lëndë djegëse. Në disa shkolla të zyrave arsimore Dibër dhe Devoll, ku temperaturat janë tepër të ulëta, orët e mësimit janë reduktuar me 10 minuta. Për sa i përket menaxhimit të përbashkët të situatës, vijojmë takimet konstruktive dhe komunikimet e vazhdueshme me kryetarët e bashkive, për t'i falënderuar për bashkëpunimin dhe për t'i kërkuar vëmendje të shtuar në këto ditë të ftohta.
Ditët e fundit vendi është pushtuar nga një mot i acartë që vjen nga stepat e Rusisë, që ka shkaktuar rekord temperaturash të ulta që kanë shkuar deri në -22 gradë celcius.
evis kushi
Politike
8 Shkurt 2023, 11:02
A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkoi nga komisioni që të shqyrtojnë fillimisht kërkes&eum...
Politike
8 Shkurt 2023, 10:50
A.B
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi kërkon që mbledhjen e sotme të Komisionit të Etikës...
Politike
8 Shkurt 2023, 10:50
A.B
Policia
TIRANË- Marjol Aliko, drejtuesi i mjetit i cili ditën e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësore e cila p&eum...
Politike
8 Shkurt 2023, 10:30
A.B
Komisioni
TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Votimit dhe Etikës është shoqëruar me debate. Sot po zhvillohet kërkesa e dep...
Politike
8 Shkurt 2023, 10:27
Luciano Boci
Luçiano Boçi:Ju lutem zbatoni rregulloren dhe për rastin e pranisë së mediave, Nuk mund ta trajtoni parlamentin s...
Politike
8 Shkurt 2023, 10:23
A.B
Komisioni
TIRANË- Komisioni për Çështjen Ligjore të Kuvendit ka nisur me debate. Seanca e sotme e cila do të marrë ven...
Politike
8 Shkurt 2023, 09:32
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi listat e dërguara nga partitë politike për anëtarët e...
Politike
7 Shkurt 2023, 22:56
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet loka...
Politike
7 Shkurt 2023, 21:45
F.M
Aktivisti
TIRANË- Aplikacioni “Aktiv1sti”, i cili u programua dhe ndërtua nga Partia Socialiste për të promovuar punën...
Politike
7 Shkurt 2023, 21:31
Coleen Rowly dhe Charles McGonigal
TIRANË- Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-agjentja speciale e Byrosë F...