Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai shtoi se korrupsioni është faktor kryesor i largimit të shqiptarëve nga Shqipëria.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Paketën e dhembshurisë u paraqit nga PD dhe para 15 muajsh, por u refuzua në mënyrë kategorike në Kuvend. Berisha tha se çdo forcë politike, programin e qeverisjes e paraqet para dhe gjatë fushatës elektorale, por sipas tij PS nuk ka një të tillë. Ai shtoi se korrupsioni është faktor kryesor i largimit të shqiptarëve nga Shqipëria.
"Po marrim rënien e kursit të euros. Sigurisht që buxheti i shtetit, qoftë edhe duke marrë kredi, duhet t’u përgjigjej këtyre eksportuesve, se këta eksportues janë punësuesit kryesorë. Punësonin dhjetëra mijëra punonjës. Ishin dhjetëra mijëra familje që ushqeheshin. Ata ranë njëra pas tjetrës dhe njerëzit ikin, ikin ikin. Dhe kjo krijon një pasiguri të madhe në vend. Imagjino tani qindra mijëra prindër, gjyshër, që u largohen fëmijët e tyre, që u largohen fëmijët e tyre në çfarë pasigurie mbeten ata këtu në vetminë e tyre", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Tani, programet paraqiten në fushatë elektorale, por paketën e dhembshurisë, thelbin e saj, ne e paraqitëm edhe para 15 muajsh dhe ne e mbrojtëm në komisionet parlamentare. Por ajo u refuzua në mënyrë kategorike. Natyrisht çdo forcë politike, programin e qeverisjes e paraqet para dhe gjatë fushatës elektorale. Forca tjetër politike, siç e shihni, pa program, me duar në xhepa, u detyrua të kopjojë, pasi e pa që shqiptarët nuk e pranuan më, e refuzuan paraqitjen e tij me banorët e parkut zoologjik dhe të pellgjeve, u kthye duke kopjuar programin tonë se nuk ka çfarë të thotë. Këtë mund të them lidhur me pyetjen tuaj. Janë plotësisht të përllogaritura të gjitha dhe do realizohen 100 përqind.
Kjo është një gjë e sigurt. Po të thoni, do u them një moment, shumë flitet për korrupsionin, po korrupsioni është nëna e të gjitha të këqijave. Në qoftë se nuk do kishte korrupsion, do kishim sot djegësin e Tiranës, i cili do ishte i fuqishëm për të djegur të gjithë mbetjet e Shqipërisë së mesme, jo vetëm të Tiranës. Mirëpo aty nuk ka tullë. Atë e hëngri korrupsioni. Në qoftë se nuk do kishim korrupsion, nuk do vdisnin të sëmurët për mungesë ilaçesh siç ndodh çdo ditë tashmë. Dhe njeriu, që e ka detyrë personale si kryeministër, që ato të mos mungojnë, lan duart e thotë po janë krime kundër njerëzimit. Sikur ia bën opozita dhe jo ai vetë. Korrupsioni plaçkit, grabit paratë e atyre ilaçeve. Korrupsioni është faktor kryesor i largimit të shqiptarëve nga Shqipëria se këta mbeten me pensione të ulëta, me rroga të ulëta.
Po marrim rënien e kursit të euros. Sigurisht që buxheti i shtetit, qoftë edhe duke marrë kredi, duhet t’u përgjigjej këtyre eksportuesve, se këta eksportues janë punësuesit kryesorë. Punësonin dhjetëra mijëra punonjës. Ishin dhjetëra mijëra familje që ushqeheshin. Ata ranë njëra pas tjetrës dhe njerëzit ikin, ikin ikin. Dhe kjo krijon një pasiguri të madhe në vend. Imagjino tani qindra mijëra prindër, gjyshër, që u largohen fëmijët e tyre, që u largohen fëmijët e tyre në çfarë pasigurie mbeten ata këtu në vetminë e tyre. Dhe pse u ikin? U ikin sepse ata nuk i mbajnë dot me pensionet e tyre, u ikin sepse nuk kanë vende pune. Pra është gjithë kjo situatë që do të ndryshojë me shpejtësi të madhe. Me zero tolerancë ndaj korrupsionit, zero tolerancë ndaj krimit. Dhe ata të harrojnë se mund të lajë kush pare në ndërtim. Atje ku janë, do i kapim dhe do i sjellim këtu, para ligjit, siç e kemi provuar atë.
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të hënë në një deklaratë për shtyp se...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-së, ka komentuar ed...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se për atë që...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali berisha gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-së, u shpreh se korporat...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e forcës së tij poli...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së, "Made in Albania"...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se me ardhjen në pushte...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike ka prezantuar sot detaje të tjera në lidhje me programin e PD në nxitje t&eu...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë planin qeverisës t&eu...
Pronat e sekuestruara TIRANË- 301 pasuri janë sekuestruara me vendime gjykatash në vend. Këto pasuri të sekuestruar janë publ...