10 Prill 2023, 16:13
Nga A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ishte i pranishëm ditën e sotme në takimin prezantues të kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, me strukturat drejtuese të degës 2 dhe 8. Alibeaj tha se Partia Demokratike ka qënë prej 1 viti në agresion mirëpo shtoi se duhet ti qëndrojnë besnik misionit të tyre, të ruajnë të djathtën.
FJALA E TIJ:
Partia Demokratike ka qenë nën aggresion një vit e gjysmë. Një agresion i cili, po siç e the ti, nga të gjitha anët. Partia Demokratike, ajo e cila lindi 32 vite më parë, si partia anti-komuniste, si partia pro-perëndimore, si shpresa e shqiptarëve të ndrydhur nën diktaturën më të zezë të të gjithë globit. Unë jam i emocionuar si shumë ju të tjerë, për shkak të sakrificës dhe qëndresës që keni mbajtur në këtë 1 vit e gjysmë. Do të duhet që të nxjerrim në pah ato të cilat janë vlerat e rëndësishme që na bëjnë këtu bashkë, që na bën të rezistojmë dhe më tepër se kaq na japin impuls dhe energji për të vahzduar më tej. Njëra anë është po, ruajtja e Partisë Demokratike. Ruajtja e vlerave të Partisë Demokratike, rreth së cilës prej 32 vitesh ne, edhe të parët tanë kanë qenë të bashkuar për të mirën e Shqipërisë.
Së dyti është ruajtja e së djathtës. Ajo për të cilën të gjithë ne së bashku që jemi këtu dhe ata që janë jashtë kemi si një sfidë, kemi si një mission: është ruajtja e të djathtës. Panorama politike sot është e tillë, ku të gjitha të majtat, pavarësisht ngjyrave të tyre ku nga e kuqja në rozë janë bërë bashkë dhe do të duan të gjithë shqiptarëve, Tiranës po e po, t’i krijojnë një vitrinë ku të zgjedhin midis: së majtës socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit po të doni ju, dhe e kuptoni se çfarë dua të them. Apo të majtës tjetër të Ilir Metës, ku i janë bashkëngjitur edhe ata të cilët deri dje konsideroheshin si përfaqësuesit tanë.
E djathta përfaqësohet dhe do të përfaqësohet vetëm nga demokratët, vetëm nga Partia Demokratike, vetëm nga ne. Kemi mbështetjen, pikërisht prej atyre të cilët i janë gjendur këtij vendi, këtij kombi i janë ndodhur si mbështetje këtu e një shekull më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Mbretërinë e Bashkuar. Perëndimi pra! Dhe nuk është pak që një Parti Demokratike si e jona, një parti politike të ketë si mbështetje të saj pikërisht perëndimin. Nuk jemi thjesht dhe vetëm qëndrestar. Por që jemi edhe një reze shprese, drite, ndaj të gjithë asaj qytetarie të Tiranës sidomos, zemra e qytetarisë së gjithë Shqipërisë.
enkelejd alibeaj
Politike
10 Prill 2023, 15:50
A.B
Berisha dhe Meta
TIRANË- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” do bëjë çeljen e fushatës zgjedhore më 15 Prill....
Politike
10 Prill 2023, 15:08
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se në momentin që do të vijë në pushtet do të anulojë...
Politike
10 Prill 2023, 14:27
A.B
Tedi Blushi
TIRANË- 'Partia e Lirisë' denoncon abuzimet më tenderat në Bashkinë e Tiranës. Përmes një postimi t&eum...
Politike
10 Prill 2023, 14:09
A.B
Ilir Meta, Belind Kellici
TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tira...
Politike
10 Prill 2023, 13:09
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi familjen e kryeministrit Edi Rama se do të përgjigjen para ligjit për...
Politike
10 Prill 2023, 13:04
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se krimi komandon gjithçka në Shqipëri. Në një bashkëbisedi...
Politike
10 Prill 2023, 13:00
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar projektin më të tmerrshëm për vjedhje Rilindjen Urbane. Në n...
Politike
10 Prill 2023, 12:33
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komunikuar me një person që është vetëquajtur Erion Braçe në F...
Politike
10 Prill 2023, 12:30
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kandidatët e dalë nga grupet e tjera, përveç Belind Këlliçit, kryedemokrati Sali Berisha i kons...
Politike
10 Prill 2023, 12:29
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje emigrantëve që të vijnë në Shqipëri që ...