4 Prill 2026, 14:36
Nga I.A
PD
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente në Kuvend me Ministrin e Energjisë, duke ngritur shqetësime serioze për përgatitjen e vendit për një krizë të mundshme energjetike dhe garantimin e furnizimit me karburant.
Në kërkesën drejtuar Kuvendi i Shqipërisë, deputetët e opozitës theksojnë se zhvillimet ndërkombëtare, të nxitura nga konflikti në Iran, kanë sjellë rritje të menjëhershme të çmimeve të energjisë dhe të produkteve të naftës, duke rritur rrezikun për tregun vendas.
Sipas opozitës, alarmet janë dhënë edhe nga institucione ndërkombëtare si Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila ka udhëzuar vendet e Bashkimit Europian të përgatiten për përdorimin e rezervave të sigurisë, si dhe nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jørgensen, që ka paralajmëruar për ndërprerje të mundshme të furnizimit.
Në këtë kontekst, deputetët e PD ngrenë pikëpyetje mbi masat konkrete të marra nga qeveria shqiptare, duke theksuar se vendi mund të përballet me një situatë emergjente nëse nuk ndërmerren hapa të menjëhershëm. Ata kërkojnë transparencë mbi menaxhimin e rezervave energjetike, garantimin e furnizimit me karburant dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë.
Gjithashtu, opozita vë në dukje deklaratat e kryeministrit për krijimin e një kompanie shtetërore në tregun e naftës dhe ndryshimin e modelit të rezervave energjetike, duke kërkuar sqarime mbi këtë nismë dhe efektet e saj në treg. Në përfundim, deputetët kërkojnë zhvillimin e menjëhershëm të interpelancës, duke e cilësuar situatën si një emergjencë që kërkon përgjigje të qarta dhe masa konkrete për të shmangur një krizë të mundshme energjetike në vend.
Kërkesa e PD-së:
I nderuar z. Kryetar i Kuvendit, Nisur nga situata ndërkombëtare e shkaktuar nga lufta në Iran, situatë e cila ka ndikuar në rritjen e shpejtë të cmimeve të energjisë, vecanërisht të naftës dhe derivateve të saj; Nisur nga fakti që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka udhëzuar vendet e BE-së për përgatitjen për lëshimin në treg të naftës nga Rezervat e Sigurisë;
Nisur nga fakti se Komisioneri për Energjinë Zt. Dan Jorgensen, u ka kërkuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të përgatiten për ndërprerje të mundshme në furnizimin me energji, përmes një letre drejtuar ministrave të energjisë.
Nisur nga fakti që Kryeministri ka folur për një model të ri për mbajtjen e Rezervës energjetike të sigurisë si dhe për themelimin e nje kompanie shtetërore që do të hyjë në tregun e tregtimit të naftës dhe derivative të saj; Nisur nga fakti që situate ndryshon me shumë shpejtësi dhe kemi hyrë në një emergjencë të vërtetë të përballjes me këtë krizë;
Për sa më sipër, Shqipërisë i dalin përpra detyra të mëdha për përgatitjen për një krizë energjetike e cila do të kërkonte angazhim të madh shtetëror, e vecanërisht masa konkrete të Ministrisë së Energjetikës për cështje të garantimit të furnizimit me karburant, të menaxhimit të duhur të Rezervës së Sigurisë dhe të koordinimit institucional me BE dhe IEA.
Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministrin Energjetikës dhe Transportit, për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me sa më lart. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin. Deputeti: Eno Bozdo./Dosja.al
pd enea karakaci
Politike
4 Prill 2026, 13:58
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën ko...
Politike
4 Prill 2026, 13:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Erion Braçe është përfaqësuesi ...
Politike
4 Prill 2026, 13:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur indirekt akuzave të PD-së për rritje të nivelit t&eu...
Politike
4 Prill 2026, 13:22
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Partia Socialiste ka kapacitet që të fitojë në çdo Qendër V...
Politike
4 Prill 2026, 13:19
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmët e publikuara nga mediat në lidhje me përplasjen që ka patur me dep...
Politike
4 Prill 2026, 13:18
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi i vendit në BE është një mundësi historike. Gjatë ...
Politike
4 Prill 2026, 13:16
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha denoncoi diskriminimin që sipas tij kryeministri Edi Rama po i bën veriut.&nbs...
Politike
4 Prill 2026, 13:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha theksoi edhe sot se protestat e opozitës i faktuan botës se shqiptar...
Politike
4 Prill 2026, 12:59
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se opozita ka nisur tashmë punën për zgjedhjet vendore. Gjatë n...
Politike
4 Prill 2026, 12:55
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Ba...