Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja për Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka reaguar pas vendimit të një gjykate në SHBA, e cila lejon egzekutimin e një vendimi ku është gjobutur shteti shqiptar me 13.6 milonë Euro.
TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria rrezikon konfiskim pasurish nga arbitrazhi i SHBA për çështjen GBC Oil. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja për Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka reaguar pas vendimit të një gjykate në SHBA, e cila lejon egzekutimin e një vendimi ku është gjobutur shteti shqiptar me 13.6 milonë Euro.
Vanxheli tha se qeveria Rama numëron 13 çështje në arbitrazh dhe njeh detyrimin fillestar e të paktën 197.2 milion euro lidhur me arbitrazhet. Ajo tha se për shkak të papërgjegjshmërisë dhe keqmenaxhimit të qeverisë, vendi rrezikon të përballet me një faturë që rëndon mbi qytetarët shqiptarë.
Në raportin e Ministrisë së Financave për zbatimin e buxhetit janë publikuar detyrimet në Arbitrazh të qeverisë së Shqipërisë, pjesë e të cilit është edhe çështja për prishjen e 3 marrëveshjeve për hidrokarbure me GBC OIL Company.
Vangjeli tha se për këtë çështje shteti shqiptar ka njohur detyrimin për të paguar paditësin GBC OIL Company në vlerën 13.3 milion euro për rentën minerare si dhe kostot ligjore 1.6 milion euro.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Ndërsa qeverisë Berisha i numërohet vetëm 1 çështje e humbur në Arbitrazh, ajo për ndërtimin e segmentit rrugor Gjirokastër-Tepelenë kontratë e vitit 2005, qeveria Rama numëron 13 çështje në arbitrazh dhe njeh detyrimin fillestar e të paktën 197.2 milion euro lidhur me arbitrazhet.
Edhe një herë, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe keqmenaxhimit të qeverisë, vendi rrezikon të përballet me një faturë që rëndon mbi qytetarët shqiptarë.
Bëhet fjalë për një konflikt që përfshin qeverinë shqiptare dhe kompaninë GBC Oil Co. Ltd, e përfaqësuar nga kompania ndërkombëtare Omni Bridgeëay, e cila iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Si rezultat i këtij procesi, gjykata e arbitrazhit vendosi të gjobisë shtetin shqiptar.
Për ekzekutimin e këtij vendimi, përfituesi GBC Oil ka autorizuar kompaninë Omni Bridgeëay, e cila po kryen procedurat ligjore.
Çështja Omni Bridgeëay Limited kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, me numër 1:23-cv-01938, është shqyrtuar në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së, e cila njohu vendimin e arbitrazhit dhe i dha të drejtë kompanisë.
Në raportin e Ministrisë së Financave për zbatimin e buxhetit janë publikuar detyrimet në Arbitrazh të qeverisë së Shqipërisë, pjesë e të cilit është edhe

– Çështja për prishjen e 3 marrëveshjeve për hidrokarbure me GBC OIL Company.
Për këtë çështje shteti shqiptar ka njohur detyrimin për të paguar paditësin GBC OIL Company në vlerën 13.3 milion euro për rentën minerare si dhe kostot ligjore 1.6 milion euro.

Megjithëse prej kohësh është në dijeni të këtij detyrimi, qeveria shqiptare nuk e ka ekzekutuar atë.
Në këto kushte, kompania Omni Bridgeëay i është drejtuar gjykatës amerikane për të kërkuar autorizimin për konfiskimin e pasurive sovrane të Shqipërisë, një skenar që kujton rastin e sekuestrimit të fondeve të Albcontrol në konfliktin me Francesco Beçhettin.

Duhet të jetë e qartë: këto fatura nuk duhet të paguhen nga taksat e shqiptarëve.
Përgjegjësia për këto vendime dhe për pasojat e tyre duhet të bjerë mbi ata që qeverisin sot vendin.
Qytetarët shqiptarë nuk mund të vazhdojnë të paguajnë çmimin e gabimeve dhe abuzimeve të një qeverie që me veprimet dhe mosveprimet e saj po e ekspozon Shqipërinë ndaj humbjeve të rënda financiare.
Prandaj, i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që ditën e enjte, në orën 10:00, të bashkohen përpara Parlamentit, për largimin e Edi
Ramës, qeverisja e të cilit po i kushton vendit miliona euro dhe po rrezikon pasuritë e shtetit shqiptar e në fund refuzon të mbajë përgjegjësi.


Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok, e cila e cilësoi ve...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita është leva e Arkimedit për largimin e Edi Ram&...
Malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se, së shpejti do të dalin të gjithë aktet nënligjore që...
Enea Karakaçi TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi se investimet për hekurudh&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Salui Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vepruar kundër interesave të integrimit europian ...
Foto ilustruse TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka deklaruar se projekti për portin n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar sit...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama po përdor mandatet e mazhorancës për të goditur ...
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro deklaroi se, qeveria do të vijojë me ...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se shteti po monitoron çmimet e karbura...