26 Mars 2024, 15:07
Nga M.B
Foto nga Kavaja
KAVAJA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e mbajtur në Kavajë, në kuadër të 34 vjetorit të demonstratës së parë antikomuniste. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi thotë se sot Shqipëria po kalon momente të vështira dhe të ngjashme me atë për të cilën u ngritën të parët qytetarët e Kavajës. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen bashkë e të mospajtohen me padrejtësinë dhe keqqeverisjen dhe të sjellin ndryshimin njëlloj si 34 vjet më parë.
Postimi i plotë:
Më 26 mars 1990, në Kavajë u zhvillua demonstrata e parë antikomuniste në sheshet dhe rrugët e një qyteti që nuk i nënshtrohet kurrë padrejtësive. Leksionin e asaj dite e kanë dhënë sa herë Shqipëria ka patur nevojë. Liria dhe guximi i bashkëqytetarët e mi është shenjuar në histori si vlerë që do të trashëgohet brez pas brezi. Krenar për gurët e parë që ky qytet ka vendosur në monumentin e demokracisë 34 vjeçare të Shqipërisë. Shqipëria po kalon momente të vështira dhe të ngjashme me atë për të cilën u ngritën të parët qytetarët e Kavajës. Është koha që qytetarët e ndershëm në gjithë Shqipërinë, të bëhen bashkë, të mospajtohen me padrejtësinë dhe keqqeverisjen 11 vjeçare të Edi Ramës dhe të sjellin ndryshimin njëlloj si 34 vjet më parë.
përvjetori i demonstratës së parë antikomuniste në kavajë
Politike
26 Mars 2024, 15:04
I.A
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ditën e sotme ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro. M&eum...
Politike
26 Mars 2024, 14:34
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri Edi Rama në Konferencë Kombëtare për Formimin Profesional gjatë fjalës së tij ...
Politike
26 Mars 2024, 14:33
r.ll
ilir meta, sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët ka folur pë...
Politike
26 Mars 2024, 14:15
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ditë e enjte është njoftuar që do të nisi konstituimi i grupit të dialogut pjesë e Komision...
Politike
26 Mars 2024, 13:49
r.ll
arben ahmetaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt përmes avokatit të tij. Ndaj t...
Politike
26 Mars 2024, 12:47
N.F
Devis Osmani
KORÇË- Kryetari i Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmani ka dhënë dorëheqjen ng...
Politike
26 Mars 2024, 12:37
N.F
Ministri Hasani dhe Papa Françesku
VATIKAN- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një vizitë n...
Politike
26 Mars 2024, 12:34
r.ll
jorgo goro
TIRANË- Është ndërprerë seanca gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, ...
Politike
26 Mars 2024, 12:01
r.ll
belind kellici
TIRANË- Kordinatori politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliç në një deklaratë për mediat...
Politike
26 Mars 2024, 11:57
jorgo goro
Pritet të njihet me masën e sigurisë, del fotoja e Jorgo Goros pas kafazit prej xhami...