Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se inxhinieri është arratisur pasi asfalti dhe pista e aeroportit janë jashtë standardeve, kombëtare dhe ndërkombëtare.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se inxhinieri supervizues i pistës së aeroportit të Vlorës është arratisur drejt Britanisë së Madhe. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se inxhinieri është arratisur pasi asfalti dhe pista e aeroportit janë jashtë standardeve, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Sipas Kryedemokratit duke qenë se projekti i aeroporti është drejt fundit, kjo ka bërë që të prishen ato të cilat ai i quan "pazare". Lideri i opozitës tha nga zyra e selisë blu se ky është një problem madhor, pasi vendos në rrezik sigurinë e jetës së qytetarëve.
"Tani që aeroporti po i afrohet fundit, janë prishur pazaret. Tani, si do i ndajmë? Dhe tani ka shpërthyer aty një grindje e brendshme. Po mua nuk më intereson grindja e brendshme, kategorikisht. Po më intereson një gjë tjetër shumë që është jashtëzakonisht e rëndë. Inxhinieri supervizues i pistës ia ka mbathur, është arratisur në Britaninë e Madhe. Dhe burime serioze më thonë mua që asfalti dhe pista janë jashtë të gjitha standardeve, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndaj dhe supervizori është arratisur në Londër. Njeriu që ka përgjegjësi për çdo centimetër katrorë të cilësisë në atë pistë. Kjo po, përveç vjedhjeve të mëdha, kjo ka edhe një problem madhor, sigurinë e jetës së njerëzve. Ju e dini që unë kam qenë kundër ndërtimit të atij aeroporti, të cilin Lubia e servirte me të madhe si më i madhi në Ballkan.
Se zor i madh është të shtrosh një pistë. Më i madhi në Ballkan në një zonë ku aktualisht nuk janë më shumë se 18 mijë shtretër, nga të cilët, dy vitet e fundit mbi 80 përqind e tyre zihen nga shqiptarët, jo të huajt. E vërteta është kjo, me gjithë magjinë magjepsëse dhe mahninë që paraqet bregu i Jonit, nuk arriti të bëhet një atraksion. Lërini artikujt, shihni fluksin. Nuk arriti të bëhej një atraksion për turistët e huaj. Jo. Shifrat flasin vetë. Pamjet filmike të këtij viti dhe të vitit të kaluar flasin vetë.Askërkund, në asnjë lloj parametri, një aeroport aty nuk qëndron. Po, qëndronte plotësisht një aeroport i vogël në Sarandë. Ka qenë pista gati. Ose qëndronte plotësisht një aeroport në zonën midis Fierit dhe Vlorës, zonë në të cilën përfshinte Beratin, Gjirokastrën, përfshinte gjithë Jugun dhe jo vetëm Bregun," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se PD-ja do të mbështese kandidatin të cilin ata kanë prop...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital. N&...
Fatos Nano TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se Nano prej ...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka dhënë detaje nga mbledhja e Komisionit të Etikës, ku u vendos pë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Kreu i SPAK, Altin Dumani është bashkëfajtor pë...
Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se vendimi për largimin e gjyqtares Bejtja, tr...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sipas Kushtetutës gjyqtarja Irena Gjoka nuk...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka treguar mesazhin që i ka lënë Kreut të SPAK, Altin Dumani. Në fjalimin e ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Paritisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka duhet të ishte ...
Gëzim Topçiu MALIQ- Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ka deklaruar se të gjitha shpenzimet për ngjarjen e ...