LIVE UPDATES
Politike

Plani i masave për krimet zgjedhore/ BIRN: Edi Rama krahason hetimet e SPAK me persekutimin komunist!

Në një videodeklaratë të publikuar të enjten, kryeministri Edi Rama kërkoi që SPAK të ndërpresë planet për hetimin e krimeve të mundshme zgjedhore në fushatën për zgjedhjet e 11 majit duke e krahasuar punën e prokurorëve sot me persekutimin komunist.

20 Shkurt 2025, 14:37 Nga B.Z
Plani i masave për krimet zgjedhore/ BIRN: Edi Rama krahason hetimet e SPAK
Kryeministri Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK të enjten në një videodeklaratë të ndërpresë monitorimin e territorit dhe të mos vendosë nën përgjim partitë politike gjatë fushatës elektorale, ndërsa sugjeroi se këto masa të shpallura nga prokuroria e posaçme mund ta kthejnë vendin në “kohët e errëta” në të cilat, “kush merret në politikë të survejohet,” një referencë e dukshme kjo për kohën e komunizmit kur shqiptarët përndiqeshin dhe mbaheshin nën monitorim nga Sigurimi i Shtetit nëse konsideroheshin armiq.

Kjo është e disata deklaratë e Ramës kundër SPAK, deklarata të cilat ai refuzon t’i quajë sulme ndaj drejtësisë por që sugjeron se kanë kritika të drejta.

“Nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral,” deklaroi Rama, ndërsa e cilësoi njoftimin e SPAK për nxjerrjen në terren të hetuesve për të identifikuar krime potenciale zgjedhore si “lajthitje.”

“Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet,” shtoi Rama.

Shqiptarët do të votojnë më 11 maj për zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet e para në të cilat, një strukturë hetimore me kredibilitet si SPAK, do të ketë mundësinë të hetojë larmishmërinë e shkeljeve të dyshuara të ligjit zgjedhor, nga shit-blerja e votës te bashkëpunimi mes krimit dhe politikës apo abuzimit me burimet shtetërore nga ana e maxhorancës.

SPAK u krijua në vitin 2020 ndërsa një ndryshim i njëanshëm i ligjeve nga ana e socialistëve në atë kohë, ia ngarkoi detyrën e hetimit të krimeve zgjedhore kryetarit të SPAK, në atë kohë Arben Kraja. Aktualisht drejtuesi i SPAK është Altin Dumani, i cili, sipas ndryshimeve ligjore të socialistëve, do të ketë të drejtë ekskluzive të hetojë krimet zgjedhore dhe të ngrejë akuza. Dumani ka ngritur reputacionin e tij në hetime të bujshme si ajo kundër ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj apo çështja kundër ish-presidentit Ilir Meta.

Shqipëria ka një rekord të dobët të luftës kundër krimeve zgjedhore, ndonëse një hetim i prokurorisë së krimeve të rënda në vitin 2016, në rastin e zgjedhjeve të parakohshme për kryebashkiakun e Dibrës, hetim i cili nuk u konkludua në akuza por që rrodhi në media, zbuloi blerje votash në shkallë industriale nga ana e socialistëve, bashkëpunim me strukturat vendore të krimit të organizuar, shantazh të votuesve përmes abuzimit me pozicionet shtetërore dhe krime të tjera, të cilat mbetën përgjithësisht të pandëshkuara.

Krahasimi i hetimeve të SPAK me punën represive të strukturave të regjimit komunist nuk është bërë aktualisht vetëm nga Rama por është bërë edhe nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, i cili, në mënyrë të përsëritur i referohet prokurorit të çështjes si “sigurims”.

Në videodeklaratën e tij të enjten, Rama përsëriti deklaratën e tij të pambështetur në fakte se kryebashkiaku i Tiranës është “arrestuar pa gjyq”.

Prokuroria kërkoi arrestimin e Veliajt një javë më parë pasi prokurorët vërejtën përpjekje aktive prej tij dhe bashkëshortes për të penguar hetimet përmes ndikimit të dëshmitarëve apo prishjes së provave. Kërkesa e prokurorëve u miratua nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ndërsa masa e sigurisë u shqyrtua në prani të palëve dy ditë më vonë dhe u konfirmua për Veliajn. Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për bashkëshorten Ajola Xoxa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje pas kërkesave të avokatëve për nevojnë që ajo të kujdesej për një fëmijë të mitur.

Veliaj dhe Xoxa mohojnë akuzat dhe janë deklaruar publikisht të pafajshëm.

Krahas Veliajt dhe Xoxës, prokuroria ngriti akuzë ndaj deputetes socialiste Klotilda Bushka për “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” pasi mblodhi prova për veprime aktive nga ana e saj në dëm të hetimeve. Bushka ka mohuar publikisht akuzat./BIRN

edi rama spak krime zgjedhore

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë