10 Korrik 2022, 10:38
Nga d.a.
Jorida Tabaku
TIRANË- Depuetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka dhënë një përgjigje të gjithë komentuesve të cilët nuk e kanë mirëpritur pjesmarrjen e saj në protestën e 7 korrikut.
Në një status në Facebook Tabaku u shpreh se dëshira e përbashkët e demokratëve është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe se protestat duhen.
"Duhet një shpresë e re që ndërtohet me një mendësi ndryshe, përmes një mënyrë ndryshe të të parit dhe të bërit të gjërave! Një ofertë e re me emrin Partia Demokratike! Një PD moderne, e fortë dhe e bashkuar patjetër, po mbi të gjjtha e hapur, jo e izoluar."- shkroi Tabaku.
i është përgjigjur sot përmes një statusi në faqen e saj në facebook, të gjithë komentuesve të cilët nuk e kishin mirëpritur pjesëmarrjen e saj në protestën e 7 korrikut.
Ajo thotë se vendit sot i duhet një ofertë e re emrin PD, “një PD moderne, e fortë dhe e bashkuar patjetër, po mbi të gjjtha e hapur, jo e izoluar. Pa frikë për ta thënë mendimin ndryshe, për vepruar ndryshe dhe për të qenë ndryshe”.
Postimi i plotë:
Po të mbysin!
"Po të mbysin në fb", më shkruajti një i afërm pasi postova shënimin për protestën e të enjtes. Sa të këqia i paske komentet, qe mesazhi i një miku tjetër. Mora disa të tilla, siç mora edhe disa krejt ndryshe nga miq demokratë që ndanin të njëjtin shqetësim. Njësoj si unë edhe ata kishin qenë në protestë. Pata edhe debate me ndonjë që s'kuptonte dot pse kisha shkuar në protestë.
Më pas i lexova një e nga një komentet. Siç bëj gjithnjë, megjithëse qëkur partia u përça si s'ka më keq leximi i tyre është bërë i dhimbshëm. Do të ishte gjysma e së keqes sikur gjithë ato të shara të vlenin për të sjellë demokratët në pushtet. Por nuk vlejnë për asgjë. Prandaj nuk mund të mbyll gojën dhe bëj sehir duke parë të njëjtin film me të njëjtin fund.
Sot disa ekzaltohen njësoj si disa të tjerë më parë, përfshirë edhe mua, duke numëruar pjesëmarrësit në uragane fitoresh që në fund nuk vijnë. Më shkruanin edhe se duhet thjesht të protestoja dhe mbyllja gojën! Po sfida jonë është që ta hapin gojën të gjithë shqiptarët, jo që ne t'ia mbyllim njëri-tjetrit.
Disa të tjerë ankoheshin se 8 vjet i paskam lënë unë në opozitë dhe të enjten qenka hapur rruga drejt pushtetit! Do ta uroja shumë të ishte kështu, po të besosh këtë do të thotë të besosh se shumica e shqiptarëve e beson këtë.
Ky ka qenë gabimi ynë 8 vjet. I të gjithëve bashkë. Kemi ngatërruar dëshirën tonë të përbashkët me shumicën për të larguar Edi Ramën, me besimin e shumicës së shqiptarëve tek alternativa e Partisë Demokratike.
Protestat duhen dhe shumë mirë që t'i bëjmë. Po halli është se këtë ngatërresën që thashë mes nesh dhe shqiptarëve, protestat nuk e zgjidhin dhe do të jetë tejet e hidhur sikur e shkuara të përsëritet.
Prandaj nuk ndryshoj mendim: Duhet një shpresë e re që ndërtohet me një mendësi ndryshe, përmes një mënyrë ndryshe të të parit dhe të bërit të gjërave! Një ofertë e re me emrin Partia Demokratike! Një PD moderne, e fortë dhe e bashkuar patjetër, po mbi të gjjtha e hapur, jo e izoluar. Pa frikë për ta dëgjuar mendimin ndryshe me respekt. Për të vepruar ndryshe me kurajo. Për të qenë ndryshe për shqiptarët.
jorida tabaku protesta 7 korrik 2022
Politike
10 Korrik 2022, 07:32
d.a.
Olta Xhaçka
TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka zgjodhi të përfaqësohej me avokat para Kësh...
Politike
9 Korrik 2022, 23:47
F.M
Edi Rama dhe Jens Stoltenberg
TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të vizitojë javën e ardhshme selinë e NATO-s në B...
Politike
9 Korrik 2022, 23:10
F.M
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar se 7 korriku ka treguar se PD-ja është e bashkuar. Në nj&...
Politike
9 Korrik 2022, 19:07
e.k
Petrit Vasili
TIRANË- Nën kryetari I LSI, Petrit Vasil shprehet se Kuvendi i Shqipërisë në mënyra banditeske ka bllokuar vend...
Politike
9 Korrik 2022, 18:38
e.k
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë deklaratën e përbashkët t...
Politike
9 Korrik 2022, 18:18
F.M
Nisida Tufa dhe Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi në emisionin “Kjo javë” në News24 me gazetaren Nis...
Politike
9 Korrik 2022, 18:06
F.M
Josep Borrell dhe Antony Blinken
TIRANË- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë të shtunën se përparimi i Shqipëris&...
Politike
9 Korrik 2022, 17:52
F.M
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha e ka patur në ku...
Politike
9 Korrik 2022, 17:48
F.M
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka treguar se Partia Demokratike ka krijuar një front që do të...
Politike
9 Korrik 2022, 17:23
e.k
Presidenti Meta me dy përfaqësuesit e komunitetit arbëresh
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me pë...