LIVE UPDATES
Politike

"Policinë e ka kapur krimi, skemë e Soros"/ Gazetarja Klodiana Lala debat me Nokën: Tani u kujtuat ju?! Pse nuk folët kur u emërua Proda?

Lala u shpreh se Proda kishte problematika edhe me vetting dhe opozita nuk reagoi. Ajo thekspo se ai kishte problematika për marrjen e çertifikatës së sigurisë ndërsa opozita nuk reagoi. Gazetarja Lala iu drejtua Nokës duke e pyetur se përse u kujtuan tani dhe se pse nuk bënë betejë të fortë.

11 Nëntor 2024, 21:33 Nga N.F
"Policinë e ka kapur krimi, skemë e Soros"/ Gazetarja
Klodiana Lala dhe Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është emëruar pas influencës së krimit të organizuar, ndërkohë që edhe vartësit e tij në qarqe po emërohen po nga krimi. Noka i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur edhe një debat me gazetaren Klodiana Lala. Gazetarja e pyeti se përse opozita nuk ka reaguar më herët me mjete konkrete, por është kujtuar "pas pilafit". 

Lala u shpreh se Proda kishte problematika edhe me vetting dhe opozita nuk reagoi. Ajo thekspo se ai kishte problematika për marrjen e çertifikatës së sigurisë ndërsa opozita nuk reagoi. Gazetarja Lala iu drejtua Nokës duke e pyetur se përse u kujtuan tani dhe se pse nuk bënë betejë të fortë. Ajo theksoi se pasi është zgjedhur Proda dhe po vendos të besuarit e vet, opizita kujtohet dhe thotë janë të lidhur me krimin dhe bandat.

Debati: 

Ylli Rakipi: Vërejtja e PD, kryesisht e Sali Berishës, thotë se janë të lidhur me krimin dhe bandat. 

Flamur Noka: I pari i idhur me krimin është Ilir Proda. Në 112 vjet shtet shqiptar, kurrë nuk ka patur një drejtor policie që vinte nga lidhjet kriminale ose produkt i bandave, emërohet nga krimi i organizuar për ti shërbyer pushtetit dhe krimi. Kur them drejtori i Përgjithshëm, është ushtar i bandës së Elbasanit, sikundërse edhe nëndrejtori i Policisë së Shtetit, dihet botërisht, kjo e faktuar. Dhe drejtori i Policisë së Shtetit sot, po të isha ministër, dorëzoja detyrën dhe kurrë nuk firmosja një propozim të tillë. Ky është zyrtarisht t’i dorëzosh agjensinë e luftës kundër krimit, krimit. E kam ngritur këtë edhe herë të tjera. Kur ishte narko konkursi për drejtorin, ishte një person që i’u bëri mender jush, çiçin në konkurs, sepse ishte shkarkuar nga policia sepse kishte bërë çiçin. Çfarë bënë? Narko shteti i George Soros në Shqipëri, janë skema tipike të propagandës së George Soros.

Klodiana Lala: Vetëm në këtë emision kam ngritur pikëpyetje për mënyrën se si po zgjidhej drejtori i Policisë dhe kam ngritur dyshime për influencë të krimit të organizuar. Më ka bërë përshtypje, se opozita heshti për një kohë të gjatë. Nuk pati reagime, pavarësisht se drejtorit i ishte sekuestruar telefoni për dekonspirim të një operacioni për goditjen e Hajdar dhe Franc Çopja. Opozita nuk reagoi. Zoti Proda kishte problematika edhe me vetting dhe opozita nuk reagoi. Zoti Proda kishte problematika për marrjen e çertifikatës së sigurisë, opozita nuk reagoi. Pse u kujtuat tani? Pse nuk bëtë betejë të fortë? Që të linit gjurmët tuaja në këtë “luftën e madhe” me atë që e quani narko-regjim. Pasi ësthë zgjedhur Proda dhe po vendos të besuarit e vet, kujtoheni dhe thoni janë të lidhur me krimin dhe bandat. Ku ishit ju deri dje?

Flamur NokaFajin që krimi i organizuar ka emëruar drejtorin e policisë, e ka opozita...

Klodiana Lala: Jo mos bëj ironi me mua!

Flamur Noka: Klodi quan reagim të opozitës kur i tregojmë para Klodit. Unë jam Sekretar i Përgjithshëm. Kam dy muaj që kudo, në Parlament, konferencë shtypi, në këtë studio, në komisione parlamentare, alarmin numër një këtë kam thënë, jo vetëm me bandën e Çopjave por edhe me Troplinët dhe Çelët, është kokë e këmbë Ilir Proda. Është thënë çdo ditë, alarm i madh, në çdo studio që kam shkelur kam ngritur këtë alarm. Është tmerr që shteti të dorëzojë agjencinë ligjzbatuese. Ilir Proda, SHISH ka përgjime ambientale, për zhytjen e tij në kultivimin e hashashit me bandat kriminale. Ardi Veliu ia mbylli këto çështje, sepse është lidhje e ngushtë edhe e Ardi Veliut. Pra, ky është alarm që ne e kemi ngritur.

Klodiana Lala: Nënkuptoja një aksion opozitar. Ju keni në duar, një grup parlamentar, të kërkoni në forma të ndryshme. Kur media ngriti alarmin që procesi për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm, por bëhej në mungesë transparence, nuk di që ju si grup parlamentar, t'i jeni drejtuar komisionit të posaçëm për të kërkuar informacion. Nuk di t’i jeni drejtuar Ministrit të Brendshëm, t’ju vërë në dispozicion procedurën.


Ju mund ta keni përmendur, por mekanizmat ligjorë… Ju kur keni dashur keni vënë në lëvizje gjykata. Mua më duket se jeni zgjuar me pak vonesë, kur e kuptoni që jo vetëm drejtuesit, por poshtë tij po vijnë të besuarit e tij. Ka mes tyre edhe elementë të lidhur me krimin e organizuar dhe po ngrini zërin.

Flamur Noka: Në Komision të Sigurisë, nga unë në emër të PD, i është kërkuar informacion dhe llogari Ministrit të Brendshëm. Në Parlament, i është kërkuar Ministrit të Brendshëm, informacion dhe llogari. Kryetari i PD, Sali Berisha, e ka ngritur të paktën pesë herë këtë alarm. Por këtu ndodhin nga gjëma në gjëmë, duhet të kesh 240 orë në ditë që t’i trajtosh të gjithë këto.

klodiana lala noka

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen