Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kunze përgëzoi deputetët e rinj të PD-së, vlerësoi kontributin e tyre dhe punën e deputetëve si Tomor Alizoti në arenën ndërkombëtare.

TIRANË- Thomas Kunze, shefi i Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, gjatë fjalës së tij në programin e trajnimit për deputetët e rinj të PD, u shpreh se procesi i integrimit europian të Shqipërisë ka nisur gjatë qeverisjes së Sali Berishës, duke theksuar lidhjen e ngushtë të Partisë Demokratike me këtë proces. Ai theksoi se si fondacion, por edhe si përfaqësues të Gjermanisë, do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të PD-së dhe të mbështesin përpjekjet e saj për integrimin në Bashkimin Europian.
Kunze përgëzoi deputetët e rinj të PD-së, vlerësoi kontributin e tyre dhe punën e deputetëve si Tomor Alizoti në arenën ndërkombëtare. Ai rikujtoi se PD është pjesë e familjes Popullore Europiane (EPP) dhe se Fondacioni Konrad Adenauer do të vijojë të mbështesë trajnimin dhe forcimin e kapaciteteve të deputetëve dhe strukturave të partisë për përmbushjen e kritereve të integrimit. Në përmbyllje, Kunze siguroi se Fondacioni dhe Gjermania do të jenë gjithmonë pranë PD-së në këtë rrugëtim.
"I nderuar doktor Berisha, të nderuar deputetë. Si fillim, dua të uroj deputetët rinj për zgjedhjen e tyre në parlament. Fondacioni Konrad Adenuer, por edhe Gjermania e përzgjedhin rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së prej shumë vitesh dhe e mbështesin atë. Procesi i Shqipërisë në BE ka filluar kur z.Berisha ka qenë kryeministër, prandaj dhe partia juaj është shumë e lidhur ngushtë me këtë proces. Ne si fondacion e kemi mbështetur me zemër procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si edhe kontributin e Partisë Demokratike dhe deputetëve tuaj gjatë të gjithë procesit.
Shikoj, përshembull, disa prej miqve të mi, Tomor Alizotin, i cili bën dhe një punë në rrafsh ndërkombëtar shumë të mirë për t’ia arritur këtij qëllimi. PD është dhe pjesë e familjes Popullore Europiane, dhe ne e mbështesim shumë trajnimin dhe përmbushjen e kritereve që duhet të bëjë çdo deputet për të qenë i aftë për të kryer detyrën e tij. Prandaj, për çdo gjë që ju do të keni nevojë ne do të jemi këtu, qoftë për deputetët e rinj, por edhe për nevojat që ka partia gjatë këtij procesi. Faleminderit!", tha Thomas Kunze.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë trajnimit të deputetëve të rinjt u ndal edhe te plur...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u dha një mesazh sot deputetëve të rinj të opozitës, d...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi nevojën urgjente për të krijuar kushte më të mira...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Gazeta britanike MONOCLE i ka kushtuar një artikull Ballkanit Perëndimor lidhur me anëtarë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se për deputetët e rinj, raporti më i rëndësish...
Osman Stafa TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një skandal të rëndë në sistemin shëndetësor, që daton n...
Edi Rama ANGLI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC Radio 4 gjatë qëndrimit të tij në A...
foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), organizon ditën e...
foto ilustruese TIRANË- Deputetë të shumicës dhe opozitës në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, punësimit dhe ...
Ilir Meta TIRANË- Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për lirimin nga qelia do të mbahet sot në...