26 Shtator 2022, 12:19
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar mbylljen e kolegjit "Mehmet Akif" dhe të kopshtit në Shqipëri, vendim i marrë nga qeveria shqiptare. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se i mbështet nxënëset që kanë dalë të protestojnë dhe kërkoi që qytetarët shqiptarë të dalin t'i mbështesin gjithashtu. Vendimi i Ramës, sipas Berishës është marrë për t'i shërbyer Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.
Deklarata e Berishës:
Sot, në këtë paraqitje para jush, dua të dënoj edhe njëherë, me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, të ulët, të Edi Ramës ndaj shkollave, ndaj arsimit privat në Shqipëri. Ky vasal i shpifur i Erdogan, që e cilëson Shqipërinë ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash dhe xhamish, ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë dhe me një histori 26-vjeçare në Shqipëri, kolegjit ‘Mehmet Akif’. Në traditën e tij të gënjeshtrave, Rama u tha shqiptarëve se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij, me avionin e të cilit udhëton si taksi, ka blerë godinën.
Gënjeshtar i lindur, i shpifur. Të na thotë pak, kopshtit me 255 nxënës, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij, çfarë kishe me kopshtin, që mbylle? A e di ky njeri se ata vogëlushë, ditën pas çerdhes familjare, e kalonin në këtë çerdhe, me njëri-tjetrin, ku mësonin, gëzonin, festonin me njëri-tjetrin. Prisnin të nesërmen për të shkuar me kënaqësi në kopsht. Ky gënjeshtar i lindur, që për të zbatuar urdhrat e verbra të presidentit të Turqisë, shkel çdo kod etik dhe moral në vendin e tij. Unë u bëj thirrje gjimnazistëve të Tiranës, të bashkohen me nxënësit e kolegjit ‘Mehmet Akif’. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mbështesin protestën e tyre, sepse kjo përbën një shkelje flagrante të lirisë së shkollimit.
Ky është një vendim i marrë jashtë Shqipërie. Një vendim i turpshëm, një vendim që ka në bazë lidhje jashtëzakonisht të sëmura dhe të dyshimta. Si mundet kryetari i qeverisë të një vendi, me urdhër të një presidenti të një vendi tjetër, t’u vërë çelësin kopshtit dhe shkollave të vendit? E dënoj me forcën më të madhe këtë vendim, antidemokratik dhe antishqiptar, të një njeriu, unë e kam të lehtë të them i kapur nga Sinan Idrizi, por jo, ai është vetëm një pion në këtë skenar të turpshëm, që nuk ndodh në asnjë vend, ndodh vetëm në republikën e mafies së Edi Ramës. Edhe njëherë, solidariteti im i plotë me nxënësit dhe vogëlushët e kopshtit, viktima të një njeriu, të një gënjeshtari, mund t’i vësh çdo epitet, që nuk njeh as ligj e as moral.
Nxënësit e kolegjit privat 'Mehmet Akif' kanë dalë të protestojnë sot kundër mbylljes së kolegjit turk, vendim i marrë nga qeveria shqiptare me argument ndërrimin e vendndodhjes pa njoftuar. Nxënës, prindër por edhe mësues të këtij kolegji kanë bllokuar rrugën pranë Ministrisë së Arsimit. Ata mbajnë pankarta në duar me mbishkrime të ndryshme. Një prej tyre thotë: Mbyllni derë shkolle e hapni dyer burgu!
sali berisha protesta e mehmet akif mbyllet shkolla “mehmet akif”
Politike
26 Shtator 2022, 11:46
a.b;f.m
Selia
TIRANË- Nesër mblidhet kryesia e Partisë Socialiste. Në orën 18:00, kryeministri Edi Rama do mbledhë kryesinë n&eu...
Politike
26 Shtator 2022, 10:44
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndërkohë që nxënësit e kolegjit turk 'Memet Akif' po protestojnë kund...
Politike
26 Shtator 2022, 07:22
A.B
Edi Rama
SERBI- Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një televizioni të Serbisë, ai i B92, ku një aktor vendas ka imit...
Politike
25 Shtator 2022, 20:32
I.A
Familja Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar foton nga dasma e djalit të tij Shkëlzen Berisha me modelen Armina Mevl...
Politike
25 Shtator 2022, 20:12
I.A
Familja Berisha
TIRANË- Siç e do zakoni kryedemokrati Sali Berisha ka hapur dasmën e djalit të tij Shkëlzen me moderetoren ...
Politike
25 Shtator 2022, 13:49
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shkruan se një marrëveshje e firmosur në OKB mes Serbisë e Rusisë po vë ...
Politike
25 Shtator 2022, 12:56
F.M
Bledion Nallbati
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati ka folur nga Gjermania pas akuzave të ngritura nga e reja Dei...
Politike
25 Shtator 2022, 12:37
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbardhur bisedën e zhvilluar me ambasadoren e Shteteve të Bashkua...
Politike
25 Shtator 2022, 12:33
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar edhe njëherë se marrëdhëniet e tij me Shtetet e ...
Politike
25 Shtator 2022, 12:30
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë nuk ka bërë asnjë zgjedhje kur është pyetur për Shtetet e ...