All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, Meta: E gjithë Shqipëria sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të regjimit mafioz!

Ai thekson se duhet të protestojnë sot për të rikthyer qetësinë në familjet shqiptare, qetësi që është kërcënuar rëndë nga rrugaçëria e mbrojtur nga Narkoqeveria.

8 Shkurt 2025, 13:51 Nga N.F
Protesta e opozitës para Kryeministrisë, Meta: E gjithë
Meta
All - Paragraf - 1

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook' në lidhje me protestën e sotme të opozitës që do të organizohet para Kryeministrisë në orën 17:00. Meta ka ftuar qytetarët të bashkohen sot në protestë kundër  Narkoshtetit ndërsa e ka cilësuar si armikun më të egër të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve. Meta shkruan se narkoshteti i ka vjedhur në mënyrë të pamëshirshme shqiptarët dhe ka përzënë nga vendi përmes një axhende antikombëtare shpopullimi.

Ai thekson se duhet të protestojnë sot për të rikthyer qetësinë në familjet shqiptare, qetësi që është kërcënuar rëndë nga rrugaçëria e mbrojtur nga Narkoqeveria. Meta tha se sot duhet të bashkohen për votën e lirë dhe pa kërcënimet e narkopatronazhistëve dhe Narkoqeverisë. Kreu i PL-së tha se sot do të protestojnë për jetën dhe shëndetin e kërcënuar nga betoni i kullave. 

Reagimi i plotë:

Të dashur shqiptarë të ndershëm dhe patriotë. Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi sot, në ora 17:00 në protestën kombëtare kundër Narkoshtetit, armikut më të egër të lirive dhe të drejtave tuaja, që ka vjedhur në mënyrë të pamëshirë dhe ka përzënë nga vendi përmes një axhende antikombëtare shpopullimi mbi 1 milion shqiptarë.

Të rinjtë dhe të rejat, që ky regjim mizor u ka vrarë shpresat dhe u ka vjedhur ëndrrat do të jenë sot në këmbë! Sot është dita të protestojmë për moszbardhjen e vrasjes së 18-vjeçarit Martin Cani, ëndrrat e të cilit u këputën në oborrin e shkollës “Fan Noli” në zemër të Tiranës, në mënyrë që të mos kemi të tilla tragjedi në të ardhmen dhe fëmijët tanë të rriten jo vetëm të mirëarsimuar por edhe të sigurt në Atdheun e tyre.

Pensionistët, që aq shumë kanë kontribuar për vendin dhe që sot janë më të varfër se në 2013, të vjedhur, të përbuzur dhe të përjashtuar kanë shumë arsye pse do të bashkohen sonte me ne.
Fermerët shqiptarë, nga Kardhiqi ku protestojnë tani dhe deri në Vermosh, që mundin dhe sakrificat i hedhin në kanal, fondet e të cilëve përfundojnë te inceneratorët që nuk ekzistojnë, do të protestojnë sot me ne edhe për shfarosjen blegtorisë edhe për shkretimin e bujqësisë. Mësuesit, pedagogët, mjekët e infermierët, me pagat më mizerabël në rajon do të bashkohet me ne!


Protestojmë sot për të shpëtuar Atdheun nga zhbërja, për të shpëtuar familjen shqiptare dhe fjalët e shenjta Nënë dhe Babë nga “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, për t'u mobilizuar për largimin e Kryetarit të Organizatës që për të vjedhur pushtet shet sovranitet, për t'i dhënë fund modelit të narkoekonomisë bazuar në pasurimin e një pakice nëpërmjet industrisë së pastrimit të parave dhe për t'i hapur rrugën një modeli të ri ekonomik që mbështet prodhuesit vendas dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi eksportuese në rajon.


Protestojmë sot për të rikthyer qetësinë në familjet shqiptare, qetësi që është kërcënuar rëndë nga rrugaçëria e mbrojtur nga Narkoqeveria. Protestojmë për votën e lirë dhe pa kërcënimet e narkopatronazhistëve dhe Narkoqeverisë. Protestojmë për jetën dhe shëndetin e kërcënuar nga betoni i kullave. E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë.

meta

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë