25 Janar 2024, 10:54
Nga r.ll
ervin salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji, foli jashtë Kuvendit për mediat ku tregoi se cila është arsyeja kryesore e asaj proteste në seancë.
Salianji tha se deputetët e opozitës, 47, kërkojnë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore pasi ata duhet të përfaqësohen, ndërkohë që nuk mund të pranojnë që një grupim me shtatë deputetë, që nuk është as parti siç u shpreh, të ketë katër përfaqësues në atë komision, tha ai, duke iu referuar grupimit të Bashës.
“Rama e ka vënë përfund edhe parlamentin, përveçse të gjitha institucionet e tjera. E kam thënë dhe e rithem se të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës, duke mos respektuar as Kushtetutë, as ligj, me një lehtësi jo vetëm ekstreme, por në kuptimin e papërgjegjshmërisë së funksionimit të parlamentit, po dhe të secilit prej deputetëve që nuk kanë rolin e deles, por të përfaqësuesve të popullit, votohen ligjet pa asnjë diskutim, kalohen në mënyrë të përshpejtuar dhe nuk merren me thelbin e problemit që është sot Shqipëria.
Ne po kërkojmë dhe po i përsëris, tri kërkesa kushtetuese që nuk na i garanton Edi Rama, nuk na i garanton Lindita Nikolla dhe asnjë prej përfaqësuesve të PS-së.
Po kërkojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ashtu siç e keni parë, 47 deputetë që përbëjnë shumicën e deputetëve të grupeve parlamentare të opozitës, kërkojnë që të kenë përfaqësimin e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe proporcionaliteti ndërkohë është i mirëpritur.
Nuk mund të ketë një grupim që nuk është as parti me shtatë deputetë, të ketë katër përfaqësues dhe grupet opozitare, të gjithë partitë opozitare bashkë me partinë më të madhe që është PD dhe Grupi Parlamentar i PD, të mos kenë përfaqësimin e bashkëkryetarit.", tha Salianji.
ervin salianji
Politike
25 Janar 2024, 10:47
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Pas mbylljes së seancës plenare, deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për gazetarët, ku mes zhurmuesve...
Politike
25 Janar 2024, 10:45
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi ka mbërritur në ambientet e SPAK, pasi sot do të zhvillohet e marrjes së tij n&eu...
Politike
25 Janar 2024, 10:30
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar mbylljen e seancës plenare, e cila zgjati vetëm 11 minuta. ...
Politike
25 Janar 2024, 10:26
pamje nga kuvendi
TIRANA- Deputetët e opozitës u futën në parlament me pankarta në duar para foltores. Në momentin e nisjes ...
Politike
25 Janar 2024, 10:19
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Teksa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka nisur fjalën e saj për hapjen e seancës plenare, në sall&...
Politike
25 Janar 2024, 10:05
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Teksa pritet të nisë seanca plenare në Kuvend, deputetët e opozitës janë paraqitur me pankarta...
Politike
25 Janar 2024, 09:31
r.ll
kuvendi i shqiperise
TIRANË- Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Q&e...
Politike
25 Janar 2024, 09:11
r.ll
sali berisha, genc gjokutaj
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj liderit të opozitës...
Politike
25 Janar 2024, 08:49
r.ll
avokatet
TIRANË- Apeli i Posaçëm i GJKKO pritet të vendosë sot shpalljen e vendimit për ankimimet e kryetarit të PD-s&...
Politike
25 Janar 2024, 08:12
M.B
Kryeministria
TIRANA- Në korrik të vitit 2022 u mësua se kryeministri Edi Rama po ndërtonte një park brenda kryeministrisë me...