29 Qershor 2023, 19:40
Nga I.A
Edi Rama dhe Charles Michel
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel për të fulur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Rama me anë të një postimi në Tëitter, e cilësoi lajm të mirë progresin e idesë së konferencës të nivelit më të lartë deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë. Rama po ashtu ka shtuar se rajoni nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt i kotë, ku siç thotë ai po luhet me zjarrin e nacionalizmit dhe çdo ditë prodhohet arsye për sherr.
Postimi i Plotë:
Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal Sot kur në Bruksel ka hyrë në axhendën e punës së Komisionit përgatitja e një plani të ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit tonë; kur Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor; kur ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për ta çuar përpara këtë proces jetik për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, duke forcuar lidhjet tona, ekonomitë tona, tregun tonë të përbashkët, Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi të Ballkanit të vjetër, i cili mund të argëtojë vetëm spektatorët cinikë në Lindjen kufijve të Bashkimit Europian… Politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që disave prej tyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë në Veriun e Republikës.
charles michel edi rama
Politike
29 Qershor 2023, 18:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj terrorit policesk që po ushtrohet edhe gjat&eu...
Politike
29 Qershor 2023, 18:32
I.A
Christiane Hohmann
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann do të largohet nga vendi ynë pas vetëm një viti de...
Politike
29 Qershor 2023, 18:26
k.m.
Foto ilustruese
Qeveria avancoi në fund të këtij muaji projektin për të legalizimin e kanabisit për qëllime mjekëso...
Politike
29 Qershor 2023, 13:59
m.s
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar ndaj deputetëve të Kuvendit që të mos e votojn&e...
Politike
29 Qershor 2023, 13:15
m.s
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimit të raportit të publikuar së fundm...
Politike
29 Qershor 2023, 12:26
m.s
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi sot një akt të rëndësishëm të Ministrisë së Sh&...
Politike
29 Qershor 2023, 12:14
A.B
Evis Kushi
TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri të ...
Politike
29 Qershor 2023, 11:58
A.B
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu u pyet ditën e sotme në lidhje me protestën e stu...
Politike
29 Qershor 2023, 11:29
m.s
Nisma Thurje
TIRANE- "Nisma Thurje" ka nisur fushatën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kreu i "Nismës Thurje", Endrit Shabani u shpreh s...
Politike
28 Qershor 2023, 20:32
I.A
Nicole Reidman
IZRAEL- Qeveria shqiptare informoi Ministrinë e Jashtme izraelite se po rishqyrton synimin e saj për të emëruar biznesme...