30 Prill 2023, 16:12
Nga F.M
Edi Rama
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Benet Becin si kandidat për Bashkinë Shkodër. I ndodhur në një takim në Shirokë, Rama tha se Beci nuk është një përfaqësues i Partisë Socialiste. Me humor, ai tha se nuk është i bindur nëse e ka votuar PS-në në kohën që është bërë vetë deputet, sepse më parë, sipas tij, është i sigurtë që s'e ka bërë. Rama tregoi se me Becin ka bërë një marrëveshje për ta angazhuar në Bashkinë e Shkodrës, duke e shkëputur nga Partia Demokratike e Sali Berisha që sot e pagëzoi si 'zoti B'.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Për hir të vërtetës besoj se këtë herë janë të gjitha arsyet për të bërë këtë provë dhe për faktin që kemi sjellë këtu një kandidat për kryetar bashkie që nuk na përfaqëson në ngjyrën tonë. Beneti thotë që siç bën shaka ndonjëherë kryeministri, s'e thotë me emër, por thotë 'zotin B'. Unë s'ia them dot as këtë, as emrin. Në fakt ky ishte me zotin B kur ka filluar punën si menaxher publik. Kur unë pashë se ia kishin vënë syrin për ta eliminuar, e thirra dhe i thashë 'Benet dua të vijosh punën, të vlerësoj dhe dëshiroj të vazhdosh punën'. Dhe ai tha 'këtë punë di të bëj, po të doni punoj dhe me ju'. Dhe kështu bëri, madje edhe votën s'na e ka dhënë, dyshoj a na e ka dhënë apo jo kur u bë deputet. Ne kemi bërë biseda shumë interesante sepse Beneti e ka pasur shumë problem politikën. I kam thënë, nuk të dua për politikë sepse nuk të vijnë p[ër mbarë mikrofonat e kamrat, por për të bërë diçka ndryshe për Shkodrën. Madje i thashë, ti mund të hapësh dyert më kollaj. Dakort tha, sepse ju mbush mendja që ajpo derë hapet vetëm po të jesh vetë kryetar bashkie.
edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023
Politike
30 Prill 2023, 14:51
A.B
Posteri
KUKËS- Posterat ku shfaqej kandidati i Partisë Socialiste në Kukës, Safet Gjici, janë thyer. Kjo është bër&...
Politike
30 Prill 2023, 14:34
A.B
Sali Berisha
PUKË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Puk...
Politike
30 Prill 2023, 14:27
A.B
Rexhe Byberi
TROPOJË-Kandidati i kryeministrit Edi Rama për bashkinë e Tropojës dhe vartësit e tij kanë vendosur të b&eu...
Politike
30 Prill 2023, 13:43
A.B
Edi Rama
MALËSI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Malësinë e Madhe, ku ka prezantuar kandidat...
Politike
30 Prill 2023, 13:38
A.B
Klosi
Bashkia e Klosit në zonën e Matit ka votuar opozitën e djathtë me rezultat të konsiderueshëm prej kohësh. Ajo isht...
Politike
30 Prill 2023, 13:36
A.B
Ilir Meta
POGRADEC- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Pogradec ku është...
Politike
30 Prill 2023, 13:29
A.B
Edi Rama
MALËSI E MADHE- Kryeministri Edi Rama u ndal sot te kandidati i opozitës Isa Ramaj, për të cilin thotë se ka investu...
Politike
30 Prill 2023, 13:23
A.B
Sali Berisha
PUKË- Teksa ishte duke prezantuar kandidatin e PD-së për Fushë-Arrëzin, një anëtar i Partisë Socialist...
Politike
30 Prill 2023, 12:30
A.B
Takimi i Berishes
PUKË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashk&eu...
Politike
30 Prill 2023, 12:24
A.B
Sali Berisha
PUKË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se është e korruptuar dhe ...