LIVE UPDATES
Politike

Rezolutë kundër 'ankthit' nga raporti i Dick Martyt! Pandeli Majko për “REL”: Duhet të ishte bërë më shpejt!

Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.

21 Korrik 2022, 19:34 Nga k.m.
Rezolutë kundër 'ankthit' nga raporti i Dick Martyt! Pandeli
Edi Rama

Rezoluta e sponsorizuar nga Partia Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, e cila kundërshton një raport të Këshillit të Evropës me pretendime për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, komentohet si nismë e mirë dhe si aktivizim i politikës së jashtme të shtetit shqiptar.

Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.

Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte. Kjo, në vitin 2015, ka çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të hetuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale, ka nisur tashmë procesi ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Ata ndodhen në paraburgim në Hagë qysh nga nëntori i vitit 2020.

Në aktakuzën kundër tyre përmenden krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, por nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”.

“Zëri i Shqipërisë për këtë çështje do të dëgjohet deri në Strasburg [v.j. atje ku ndodhet Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut]”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh udhëheqës i Partisë Socialiste, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.

“Dick Marty nuk është më anëtar i Asamblesë [Parlamentare të Këshillit të Evropës]. Ne nuk e kemi fare me Dick Martyn. Ne tash e kemi me reputacionin dhe dinjitetin e një Asambleje në Këshillin e Evropës, e cila është çuar dhe e ka votuar atë. Në rregull, e kanë votuar se kanë menduar se duhet të hetohet. Ky proces hetimesh nuk ka sjellë asnjë drejtësi për viktimat e presupozuara, por ka bërë viktima figurat kryesore të UÇK-së, sepse i tillë ka qenë edhe qëllimi... ka bërë viktimë botërore Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës - një nga momentet më të rëndësishme të krenarisë kombëtare të shqiptarëve”, tha Rama.

Rezoluta e sponsorizuar nga partia e Ramës thotë se pretendimet e ngritura nga Dick Marty për “vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë”, janë pretendime që “kanë mbetur të paargumentuara, të paaprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte”.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, thotë për Radion Evropa e Lirë se, përderisa nuk është vërtetuar asgjë prej akuzave për “trafikim me organe njerëzore”, rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë është e drejtë, ndonëse ka mundur të bëhet edhe më herët.

“Po, mund të ishte bërë më shpejt dhe duhej të bëhej më shpejt. Por, populli ynë thotë: ‘Më mirë vonë se kurrë’. Tani është, me të vërtetë, një moment shumë interesant. Shqipëria bëri shumë mirë që e ndërmori iniciativën. Kjo do të thotë politikë aktive e jashtme, politikë aktive në interes kombëtar dhe politikë aktive për t’u ndrequr një padrejtësi”, thotë Milo.

Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, thotë se rezolutën e Shqipërisë nuk e sheh si nismë të vonuar.

Ai thotë se mandati fillestar i Gjykatës Speciale ka qenë hetimi i pretendimeve të ngritura nga Dick Marty për “trafikimin e organeve njerëzore”, pavarësisht asaj që ka deklaruar në vitin 2014 prokurori Williamson se “nuk ka pasur dëshmi për trafikim organesh”.

Çka është Gjykata Speciale e Kosovës?

Rrjedhimisht, sipas tij, mandati aktual i kësaj gjykate nuk është në harmoni me hetimin e këtyre pretendimeve.

“Të gjithë kanë pritur se trafikimi i organeve do të jetë në aktakuzë, për shkak se i tillë ka qenë raporti i Dick Martyt. Prandaj, të gjithë kemi qenë në ankth dhe është dashur të presim një kohë, sepse aktakuzat nuk mund t’i ndalosh. Fundja, aktakuza ose përmbajtja e aktakuzave është dashur të përcaktohet prej raportit të Dick Martyt dhe jo prej asaj që thotë Williamson”, thotë Hasani.

Ngritja e çështjes në Këshill të Evropës “varet nga vendet që do ta mbështesin”

Në tekstin e rezolutës së sponsorizuar nga Partia Socialiste, po ashtu, i bëhet thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të rishikojë Rezolutën 1782, me të cilën ka miratuar raportin e Martyt, si dhe “të rivlerësojë pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur” gjatë dekadës së fundit.

Nga Këshilli i Evropës nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse rishikimi i një rezolute të mëhershme është praktikë e këtij institucioni. Rama, gjatë një konference për media në Bruksel më 19 korrik, ka paralajmëruar se në shtator do t’i drejtohet personalisht Këshillit të Evropës për raportin e Dick Martyt.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Milo, vlerëson që inicimi i një diskutimi për rishikimin e Rezolutës 1782 nuk do të jetë i lehtë.

“Do të varet shumë nga raporti i vendeve që do ta mbështesin. Do të varet shumë nga lobimi që do të bëjë jo vetëm Shqipëria, por edhe partnerët e Shqipërisë. E para, nëse ata do të binden që këtu kemi të bëjmë me një çështje që kërkon drejtësi dhe, e dyta, të mos ndikojë në punën dhe në procesin e Gjykatës [Speciale] në Hagë”, thotë Milo.

Ai shton se pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vjeshtën e këtij viti, por, sipas tij, ngritja e kësaj çështjeje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës “do të ishte akt politik dhe solidaritet i fuqishëm i Shqipërisë në adresë të shqiptarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së”.

Profesori Hasani thotë se rezolutat, rekomandimet dhe opinionet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk kanë forcë juridike.

Çfarë është Këshilli i Evropës?

Por, sipas tij, ato mund të kenë efekt politik, për shkak se një prej autorizimeve të kësaj asambleje është hetimi i gjendjes së të drejtave të njeriut. Sipas Hasanit, në rast se gjenden mjaft aleatë për të përkrahur Shqipërinë, atëherë mund të formohet një komision në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut të atyre që janë në paraburgim në Hagë.

“Vetë Asambleja Parlamentare mund të kërkojë nga Komisioni i Venecias, për shembull, që të japë një mendim për sa u përket amendamenteve kushtetuese, me të cilat është themeluar Gjykata [Speciale] ose sa i përket Ligjit për Gjykatën Speciale, për pjesën që ka të bëjë me provat. Ndikimi mund të jetë kolosal në qoftë se ka vullnet politik atje [në Asamblenë Parlamentare] dhe kjo nuk ka të bëjë fare me atë se dikush është duke e kontestuar ose duke ndërhyrë në punën e Gjykatës”, thotë Hasani.

Nëse nisma e Shqipërisë do të kalonte në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Hasani thotë se kjo do të kishte ndikim jo në punën dhe vendimet e Gjykatës Speciale, por në përshpejtimin e procedurave që, sipas tij, po zvarriten, si dhe në bërjen më transparente dhe profesionale të punës së vetë Gjykatës.

Sipas Hasanit, në Gjykatën Speciale është cenuar aspekti i “gjykimit në kohë të arsyeshme”, për sa i përket gjykimit në shkallë të parë. Edhe gati dy vjet pas arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, ende nuk dihet data e fillimit të gjykimit të tyre./REL

edi rama rezoluta per dick marty

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen