31 Gusht 2022, 17:39
Nga e.k
Elva Margariti
TIRANË- Sot ishte afati i fundit që disa artistë të Teatrit Kombëtar i lanë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës Elva Margaritit për rishikimin e pagave të tyre. Si përgjigje për kërkesat e tyre të bëra në letrën e datës 18 korrik drejtuar minsitrisë së Kultures, minstrja ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të Sindikatës së Artistëve dhe ka shpjeguar se çfarë pritet të ndodhë më tej.
“Çdo dy javë secili prej drejtuesve të institucionit, bën takime të dedikuara në Ministrinë e Kulturës dhe e dimë që kjo ëhstë një problematik e përbashkët. Patjetër do ta çojmë përpara dhe do të kërkojmë që të jetë e mirëadresuar dhe në kohën e duhur. Sot Qeveria shqiptare po punon fort që të përballet me krizën energjitike dhe nuk mund të nisemi thjesht nga egoja personale, ku çdokush prej nesh, qoftë drejtues institucioni a punonjës i thjeshtë i administratës apo artistë institucioni, vepron duke vendosur afate përpara një shtëpie të madhe që është qeveria shqiptare”, tha ministrja.
Margariti foli dhe sa i përket situatës në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku artistë si Ermira Hysa, Ardiana Tolka, Endri Çela e disa të tjerë, janë lënë të paangazhuar thuajse gjatë gjithë mandatit si drejtor të regjisorit Altin Basha. Kanë qenë vetë artistët që i kanë bërë me dije situatën Ministrisë së Kulturës që në fillim të këtij viti.
“Si Teatri Eksperimental, ashtu edhe Teatri Kombëtar, mendoj se kanë nevojë që angazhimi i artistëve të fillojë të ketë format e duhura jo vetëm të një page të administratës po edhe për përfshirje në projekte. Janë aktorët ata që mund të jenë të angazhuar edhe në më shumë projekte edhe jashtë institucioneve, Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, kështu që ka qenë një kërkesë të cilën e kemi shtruar me të dy drejtorët për të parë me sa më shumë efikasitet këtë elementin e kontratës së përhershme brenda një institucioni, besoj lidhet edhe me zhanrin e këtij institucioni”, shtoi Margariti.
Situata në Teatrin Esperimental mbetet e paqartë pas largimit të mëhershëm të Mateo Dervishajt! Ndërkohë gjatë këtyre ditëve Hysa është pushuar nga puna, ndërsa të tjerë aktorë e kanë të pasigurtë situatën e tyre.
elva margariti teatri eksperimental teatri kombetar
Politike
31 Gusht 2022, 17:29
e.k
Flamuri i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
BEOGRAD- Në samitin e radhës të iniciativës Ballka...
Politike
31 Gusht 2022, 16:59
Edi Rama
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama shfrytëzoi një dëgjesë publike me federatat e sportit të mërkurën p...
Politike
31 Gusht 2022, 16:27
e.k
Joseph Borrell
BRUKSEL- Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se ministrat e Jashtëm të bllokut evropian jan...
Politike
31 Gusht 2022, 15:30
F.M
Josep Borrell
TIRANË- Shefi i politikës së jashtme për Evropën, Josep Borrell ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka ndaluar dhë...
Politike
31 Gusht 2022, 14:48
F.M
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se rikth...
Politike
31 Gusht 2022, 14:33
e.k
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë me një reagim ditën e sotme pas diskutimit t&...
Politike
31 Gusht 2022, 14:38
F.M
Ivi Kaso
TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso e konsideron kryeministrin Edi Rama n...
Politike
31 Gusht 2022, 14:24
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- “Nuk është mëkat të ndryshosh mendim. Çurçill thotë që vetëm budallen...
Politike
31 Gusht 2022, 14:29
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguiar pas deklaratës së Ministrisë Bullgare e cila me anë të një deklarate ...
Politike
31 Gusht 2022, 14:25
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme n&...