55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon Revolucion
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
Vrasja dhe pengmarrja në Roskovec, niset RENEA nga Tirana, Refit Buzi i armatosur 24 Korrik, 09:50 Vrau ish-vjehrrin dhe ...
Organizatat kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të sqarojnë plotësisht rrethanat e incidentit dhe që në çdo ndërhyrje të respektohen të drejtat e njeriut, parimi i proporcionalitetit dhe mbrojtja e personave në situata vulnerabël.
TIRANË- Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së 23 korrikut para Parlamentit, ku sipas pamjeve të publikuara një nënë dhe djali i saj me autizëm janë ekspozuar ndaj spërkatjes me spraj me piper. Në një deklaratë publike, rrjeti shpreh shqetësim të thellë për ngjarjen, duke theksuar se përdorimi i mjeteve të tilla ka vënë në rrezik shëndetin dhe sigurinë e tyre.
Organizatat kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të sqarojnë plotësisht rrethanat e incidentit dhe që në çdo ndërhyrje të respektohen të drejtat e njeriut, parimi i proporcionalitetit dhe mbrojtja e personave në situata vulnerabël.
Sipas deklaratës, personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht ata me autizëm apo ndjeshmëri shqisore, mund të kenë pasoja më të rënda fizike dhe emocionale nga përdorimi i sprajit me piper. Për këtë arsye, rrjeti kërkon trajnimin e strukturave të rendit për identifikimin dhe mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara gjatë situatave të tilla. Rrjeti thekson gjithashtu se nëna dhe djali jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe pa akses në shërbimet e nevojshme mbështetëse.
Deklarata e Plotë:
Deklaratë publike mbi dhunën ndaj djalit me autizëm në protestën e 23 korrikut para Parlamentit nga Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara
Shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjen e ndodhur gjatë protestës së sotme, ku një nënë dhe djali i saj me aftësi të kufizuara u ekspozuan siç kuptojme dhe nga video ndaj spërkatjes me spraj me piper dhe u vunë në një situatë që rrezikoi shëndetin dhe sigurinë e tyre.
U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të sqarojnë plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe të garantojnë që në çdo ndërhyrje të respektohen të drejtat e njeriut, parimi i proporcionalitetit dhe mbrojtja e grupeve më të cenueshme.
Personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht ata me autizëm ose me ndjeshmëri shqisore, mund të përjetojnë pasoja shumë më të rënda fizike dhe emocionale nga përdorimi i mjeteve të tilla.
Ky rast rikujton nevojën që strukturat përgjegjëse për rendin dhe sigurinë të jenë të trajnuara për të identifikuar dhe mbrojtur personat me aftësi të kufizuara në situata të tilla, duke marrë masa për të shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë shëndetin, sigurinë apo jetën e tyre.
Ndërkohë, kjo gjyshe dhe ky djalë jetim jetojnë në kushte mjerimi të varfërisë dhe pa akses në shërbimet e duhura.
Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara
Down Syndrome Albania
MEDPAK
Fondacioni “Së Bashku”
Club Kombëtar I Prindërve të Fëmijve me CSA &P.A.K.
Global Care Albania
ADRF
Ndihmoni Jeten
Qendra “Lumturo Dhimbjen”
Qendra “Edhe Une Mundem”
Boçi dhe Mazniku TIRANË- Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit të enjten për të mos lejuar prezantimin e n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i njohur për fjalimet e tij kilometrike nëpër mbledhjet e grupit Parlamnetr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mandati i katërt i qeverisë socialiste do të fokusohet te rikthimi i besimit t&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para grupit parlamentar të Partisë Socialiste dokumentin e quajtur “Besa”, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar rastin e një gruaje të moshuar me djalin në spektrin e autizmit, e cila u sulmua me...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sjelljen e administratës publike, duke thënë se mungesa e komunikimit dhe e empatis&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj organizatorëve dhe mbështetësve të protestës së zhvilluar n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndikimin ndërkombëtar që pati protesta kundër projektit në Zvërnec, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet e tij ndaj protestuesve, duke deklaruar se në to ka pasur ndërhyrje nga jashtë,...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani askush nuk e mendonte se në bulevardin që vriteshin njerëzit n...