LIVE UPDATES
Politike

"Sharje për vota"/ Gjuha e urrejtjes dominon fushatën në Kosovë: ekspertët paralajmërojnë rrezik për demokracinë

Gjuha e tillë, e përdorur publikisht nga politikanët prej vitesh, ka arritur kulmin në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, analistë dhe ekspertë të sjelljeve shoqërore dhe mediave.

4 Dhjetor 2025, 21:58 Nga M.L
"Sharje për vota"/ Gjuha e urrejtjes dominon fushatën
Kuvendi i Kosovës

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”, “të shitur”, “hibridë”, “Vukvendosje”, “sekt politik” e të tjera, janë bërë pjesë e fjalorit të pothuajse të gjitha partive kryesore politike në Kosovë.

Gjuha e tillë, e përdorur publikisht nga politikanët prej vitesh, ka arritur kulmin në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, analistë dhe ekspertë të sjelljeve shoqërore dhe mediave.

Fushata zyrtarisht nis më 17 dhjetor, por partitë politike i kanë nisur tashmë aktivitetet e tyre: takime me qytetarët, adresime publike dhe debate televizive.

Ajo që bie në sy është fokusi i tyre - më shumë te sulmet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit, dhe thuajse aspak te prezantimi i programeve zgjedhore.

“Në vend të debatit mbi ide, politika shihet si një luftë ndërmjet [njerëzve] ‘të mi’ dhe ‘tuaj’”, thotë Mexhide Demolli nga Lëvizja FOL - pjesë e rrjetit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, e cila monitoron fushatat dhe proceset zgjedhore në Kosovë.

“Një kulturë e tillë e ofendimit, fatkeqësisht, shihet si forcë, e që konsideroj se është gabim”, shton ajo.

Fjalët armiqësore si “strategji e qëllimshme”

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, e sheh intensifikimin e gjuhës denigruese si pasojë të tendencës së partive politike për përfitime maksimale elektorale.

Si shembull, ai përmend Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësin e saj, Albin Kurti, që në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare - shkurt 2021 dhe shkurt 2025 - arritën rezultatin më të mirë, por pa suksese të mëdha në programin politik apo ekonomik, sipas tij.

“Kësisoj, fjalët armiqësore janë shndërruar në modelin më joshës për të arritur majat e pushtetit”, thotë Muhaxhiri.

“Përzgjedhja e këtij formati të veprimit politik edhe nga partitë ish-opozitare, gjithsesi është indikator i mungesës drastike të ideve, guximit dhe - ç’është më e rëndësishmja - vetëdijes emancipuese për urgjencën e të sfiduarit kritik”, shton ai për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2021, Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 50% të votave dhe tri partitë tjera të mëdha mbetën jashtë pushtetit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje doli sërish e para, por pa arritur të sigurojë shumicën për të qeverisur vetë.

Dështimi për të formuar Qeverinë çoi më pas drejt zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Muhaxhiri thekson se mungesa e platformave vizionare, të bazuara në ekspertizë, zëvendësohet me polarizime dhe etiketime njollosëse ndaj kundërshtarëve. Sipas tij, kjo retorikë fyese synon motivimin e votuesve përmes ngarkesës emocionale negative, duke minimizuar përgjegjësinë etike për të kontribuar në mënyrë konstruktive.

Demolli, gjithashtu, e sheh këtë si një strategji të qëllimshme: gjuha e ashpër mobilizon bazën militante të partive dhe krijon ndjenjën e urgjencës: “Nëse nuk votoni për ne, do të ketë katastrofë”.

“Kjo i shtyn njerëzit të dalin në votime në ditën e zgjedhjeve”, thotë Demolli.

Për t’i mobilizuar votuesit, ajo thotë se partitë politike, gjithnjë e më shumë, përdorin gjuhë fyese ndaj kundërshtarëve edhe në rrjetet sociale, ku marrin numër të madh shikimesh e komentesh.

Kështu “edhe injorohen debatet mbi programet zgjedhore dhe çështjet e rëndësishme si buxheti, arsimi e shëndetësia”, sipas saj.

Përplasjet në rrjetet sociale

Alban Zeneli, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se partitë politike, si gjeneratore të gjuhës së ashpër fyese dhe denigruese, e kanë polarizuar shoqërinë.

Ky polarizim, jo rrallë ushqehet edhe në debate televizive, thekson ai.

“Sado që mund të kemi një rol të caktuar të medias, në kuptimin e zbutjes së asaj gjuhe, problemi kryesor qëndron te gjeneratorët e kësaj gjuhe, që janë partitë politike”, thotë Zeneli për Radion Evropa e Lirë.

Ai shpjegon se barazimi i kundërshtarit politik me armikun, është karakteristikë kryesore e gjuhës që përdoret në rrjetet sociale.

Kjo, sipas tij, vjen në një kohë që njihet si ‘post-truth’, apo ‘përtej së vërtetës’, në të cilën “njerëzit nuk janë të interesuar të dëgjojnë më argumentet dhe faktet objektive”, por janë më të interesuar “të dëgjojnë në mënyrë emocionale një rrëfim që është i përshtatshëm për ta”.

“Kjo epokë në të cilën po jetojmë, e cila karakterizohet me këtë që po e diskutojmë, është shumë e përshtatshme për këtë gjuhë politike që po e përdorin politikanët”, thotë Zeneli për Radion Evropa e Lirë.

Sociologu Artan Krasniqi thekson se gjuha shpreh jo vetëm mendim, por edhe veprim.

Për shkak të mungesës së ofertave politike reale, sipas tij, partitë luajnë rolin e viktimës dhe përdorin ide bllokuese dhe polarizuese, që janë të dëmshme për shoqërinë.

“Kjo politikë e viktimizimit ose politikë e kërkesës së kundërshtarit - nuk po them armikut - tingëllon ose vlerësohet si e efektshme për të mobilizuar dhe elektrizuar votuesin”, thotë profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Ai shton se kjo gjuhë e ashpër, me fyerje dhe denigrime, motivon jo vetëm militantët e partive, por edhe qytetarët e zakonshëm për ta përdorur të njëjtën.

“Kur i thonë ‘hajvan’ ose ‘sekt’ njëri-tjetrit, më tepër e kanë që t’i flasin elektoratit të vet sesa tjetrit”, thotë Krasniqi, duke shtuar se kjo gjuhë bie ndesh edhe me edukimin qytetar dhe, për më tepër, polarizon shoqërinë në atë mënyrë që rrezikon vetë demokracinë.

Dëmtimi i demokracisë

Për rrezikimin e demokracisë tërheq vërejtjen edhe Demolli nga Lëvizja FOL.

Shndërrimi i debatit publik në arenë poshtërimesh nxit “erozionin e kulturës demokratike”, sipas saj.

“Sot fillon me politikanët, nesër kalon te gazetarët, tek aktivistët, te komunitetet e te të gjithë. Me një fjalë, kufiri mes kritikës politike dhe diskriminimit ka filluar të shihet më qartë”, thotë Demolli.

Për Muhaxhirin, po ashtu, retorika denigruese rrezikon standardet demokratike, deformon normat publike dhe zvogëlon hapësirat për bashkëpunim qeverisës.

“Radikalizimi diskursiv ndihmon në krijimin e parakushteve psikologjike dhe sociale për projektimin e sjelljeve agresive prej politikanëve drejt elektoratit, nga studiot televizive nëpër shtëpi, institucione dhe rrugë”, thotë ai.

Si të dilet nga kjo vorbull?

Sociologu Krasniqi thekson se të gjithë faktorët shoqërorë - partitë, shoqëria civile, mediat dhe qytetarët - duhet të luajnë rolin e tyre për të zëvendësuar përplasjet me debat konstruktiv mbi ide dhe programe.

Por, receta të gatshme nuk ka: është një proces kompleks që kërkon pjesëmarrje të të gjithëve, sipas tij.

Zeneli paralajmëron se polarizimi i kaluar e ka lënë Kosovën pa institucione për një vit dhe shton se shoqëria nuk e ka luksin ta përsërisë këtë.

Demolli nuk pret ndryshime para zgjedhjeve, por mendon se mediat mund të ndikojnë duke i orientuar debatet drejt programeve dhe ideve, jo sharjeve, dhe duke vendosur kritere që penalizojnë ofendimet në ekranet kryesore.

“Pra, të vendosin rregull që kush flet me ofendime, t’i ndërpritet fjala ose të mos ftohet më në media”, thotë ajo.

Bashkëbiseduesit e REL-it presin që, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë ta zbusin retorikën, por kryesisht për interesa të tyre, duke e përdorur si mjet për të lehtësuar koalicionet paszgjedhore./ REL

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës