6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ai shtoi se McGonigal ka pasur një veprimtari të gjerë dhe të fuqishme për të cilat, sipas tij, kreu i SPAK Altin Dumani ka heshtur.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku komentoi rihapjen në SHBA të dosjes "McGonigal". Berisha u shpreh se i gjithë aktiviteti i tij në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama lidhet me kompanitë ruse të Deripaskës. Ai shtoi se McGonigal ka pasur një veprimtari të gjerë dhe të fuqishme për të cilat, sipas tij, kreu i SPAK Altin Dumani ka heshtur.
Gjithashtu kryedemokrati tha se McGonigal në Shqipëri sipas dokumenteve të drejtësisë amerikane, tregohet se mori nga zyra e Ramës dokumentet për të cilat u shpërblye, për të punuar kundër opozitës, dhe shpërblimin prej 225 mijë euro.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Dosja McGonigal është një akuzë e rëndë për Edi Ramën dhe Altin Troplinin. Autoritetet amerikane, drejtësia e tyre, pasi e dënoi të korruptuarin McGonigal me 2.4 vite burg për dosjen me Edi Ramën, ka hapur prapë çështjen e tij, duke aluduar me shumë mundësi se ai ishte spiun i një vendi tjetër. E vërteta është se i gjithë aktiviteti i McGonigal në Shqipëri me Edi Ramën lidhet me kompanitë ruse të Deripaskës. Kjo është e vërteta. Por McGonigal ka pasur një veprimtari të gjerë dhe të fuqishme për të cilat Altin Troplini ka heshtur në krim. McGonigal në Shqipëri sipas dokumenteve të drejtësisë amerikane, dosje të cilën Altin Troplini nuk e mori ndonjëherë, megjithëse ka padi në SPAK për këtë çështje, tregohet se mori nga zyra e Edi Ramës dokumentet për të cilat u shpërblye, për të punuar kundër opozitës, dhe shpërblimin prej 225 mijë euro.
McGonigal ka arritur gjer aty sa të emërojë në funksionet e tij, të angazhojë një prokuror amerikan për hetimin e dokrrave të Tom Doshit. E trillimeve të Edi Ramës dhe Tom Doshit se gjoja Durim Bami, i nxitur nga Ilir Meta, ka dashur të ekzekutojë Tom Doshin. Dhe takimi është bërë në një hotel në Vjenë dhe Edi Rama ka nisur ministrin e drejtësisë, po, po janë të dokumentuara, të faktuara këto. Dhe pas katër orë pyetje, imagjinojeni ju Durim Bamin tani, dhe në fund prokurori amerikan konkludon se ky person, nga fjala e parë tek e fundit, gënjen, nuk ka asgjë të vërtetë në tregimin e tij. Por ama, aeroplani i posaçëm u vu në dispozicion dhe në Vjenë u shkua me aeroplan të posaçëm të paguar nga i famshmi Duçka.
225 mijë euro është shuma vetëm në monedhë, por in kind ëshët dhjetëra herë më e madhe.
Ju e dini që licenca iu ndryshua, iu mor një kompanie amerikane dhe iu dha kompanisë së Deripaskës. Licenca e naftës. McGonigal në Shqipëri, sipas dëshmive të biznesmenëve guximtarë, është përpjekur të vërë gjoba milionëshe, duke u marrë përsipër të tyre t’i heqë nga lista e zezë. McGonigal është sjellë në mënyrën më të shfrenuar në hotele dhe në lokale. Është shpallur qytetar nderi, turpi i mbuloftë Damian GJiknurin, Edi Ramën dhe Rexh Byberin, që shpallën një armik të SHBA, qytetar nderi në Tropojë. Faktikisht dosja shqiptare e McGonigalit është ndër më të pasurat, por atë e mban në sirtar Altin Troplini, i cili nuk ka lëvizur qoftë edhe një fije. I kam deklaruar dhe i deklaroj Edi Ramës, se dy gjëra nuk do i ndahen gjer në ditën e fundit të jetës së tij. E para, djegësi i Tiranës. E dyta, McGonigal. Pastaj është një listë e tërë mbrapa.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp u shpreh se Kryeministri Edi Ra...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbështetur propozimin e partive të tjera në opozitë p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se kryebashkiaku u Shkodrës Benet Beci u përdor nga pushteti pas vjedhjes s&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar disa fakte në lidhje me farsën elektorale, që e kon...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim përsa i përket a...
Foto ilustruese TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqi...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirsë, i cili ndodhet në qeli prej datës 21 tetor 2024, kërkon ndryshimin e ma...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin si ushtar i botës së krimi...
Charles McGonigal dhe Edi Rama TIRANË- Dosja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal është rikthyer sër...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit t&e...