13 Maj 2024, 19:24
Nga r.ll
ervin salianji
DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi me mbështetit demokratë në Durrës, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë.
Salianji akuzoi kryeministrin se nuk kujdeset për interesat e qytetarëve dhe ka shfrytëzuar përplasjen dhe përçarjen në PD për ta varfëruar akoma dhe më shumë Shqipërinë. Ai tha se në atë takim çoi që të gjithë shkaktarët e përzënies së qytetarëve shqiptarë.
"Kemi qeveri, një kryeministër, kemi qeveritarë që nuk kujdesen për interesat e qytetarëve. Kemi një qeveri e cila ka shfrytëzuar përplasjen dhe përçarjen tonë për ta varfëruar akoma dhe më shumë Shqipërinë. Për ta zhvendosur fokusin nga përmirësimi i cilësisë së jetës së qyetetarëve dhe për ta kthyer se çfarë po ndodh në PD.
E patë sot të gjithë se si në një aktivitet në Athinë, Edi Rama çoi që të gjithë shkaktarët e përzënies së qytetarëve shqiptarë, i kishte me vete. Për çfarë shkuan atje të gjithë kryetarët e bashkive? Për çfarë shkuan në Athinë të gjithë drejtuesit e administratës publike? Për çfarë shkuan atje të gjithë banditët të cilët i shërbejnë Edi Ramës si këtu si atje? Për ti treguar qytetarëve që janë larguar nga kjo qeverisje se këta janë fytyra e vërtetë që kanë përzënë familjarët tuaj, nipërit dhe mbesat apo fëmijët.
Janë ata njerëz që me kontributin e tyre të drejtëpërdrejtë në korrupsion në vjedhje me ngritjen në piedestal të injorancës në admininstratën publike, në prishjen e konkurrencës, në padrejtësitë që bëjnë një çdo cep të kësaj republike kanë bërë të mundur që sipas Eurostat 700 mijë shqiptarë të largohen nga Shqipëria. Dhe në ata 700 mijë shqiptarë që kanë ikur në vitet e fundit, e patë se si Edi Rama u detyrua të merrte bashkiakët nga Shqipëria, drejtorët nga Shqipëria, administratën nga Shqipëria e cila në mënyrën emblematike u përmblodh nga drejtori i Teatrit të Fierit.", tha Salianji.
ervin salianji pd edi rama
Politike
13 Maj 2024, 17:04
I.A
TIRANË- Natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor 2023, një grup zyrtarësh u mblodhën për të trokitur gotat ...
Politike
13 Maj 2024, 16:44
I.A
Aksi
TIRANË- Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë - Kashar. Kanë mbetur më pak se ky...
Politike
13 Maj 2024, 16:40
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur takimin e kryeministrit Edi Rama ...
Politike
13 Maj 2024, 16:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Evropian i pezulloi Shqipërisë miliona euro grante për bujqësinë nga programi IPARD në...
Politike
13 Maj 2024, 16:22
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Delegacioni i BE-së në Tiranë ka thënë se mbështet çdo nismë për të &ccedi...
Politike
13 Maj 2024, 15:44
B.Z
Dhurata Çupi
TIRANË - Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi, ka kundërshtuar ligjin për privatizimin e n...
Politike
13 Maj 2024, 14:42
B.Z
Pamje nga intervista
GREQI - Vizita që kryeministri i vendit Edi Rama zhvilloi një ditë më parë me emigrantët shqiptarë ...
Politike
13 Maj 2024, 14:41
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për shtyp tha se Konventa Zgjedhore do...
Politike
13 Maj 2024, 13:50
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar sëris...
Politike
13 Maj 2024, 13:48
B.Z
Ervin Salianji
TIRANË - Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për Trajtimin e të Dhënave TIMS. Në rend dite është ...