LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria po jep një shembull në rajon!" Zyrtari europian: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, në të mirë të BE-së

Mark Speich thekson se po udhëton në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për të parë rajonin dhe për të hedhur dritë mbi të në një fazë kritike të zgjerimit dhe anëtarësimit në BE.

14 Shtator 2024, 09:56 Nga M.B
"Shqipëria po jep një shembull në rajon!" Zyrtari
Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike të rajonit NRW

TIRANA- Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike të rajonit NRW në një intervistë për DW, thekson, se afrimi i vendeve të Ballkanit do t'i sillte të mira vetë BE-së. 

DW: Zoti Speich, cili ishte qëllimi i kësaj vizite në Shqipëri?

Mark Speich: Po udhëtoj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për të parë rajonin dhe për të hedhur dritë mbi të në një fazë kritike të zgjerimit dhe anëtarësimit në BE. Gjatë kësaj vizite, përfaqësoj landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW), që është rajoni më i populluar i Gjermanisë me 18 milionë banorë, zemra e prodhimit industrial në Gjermani dhe jemi shumë të përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit.

Jemi të bindur, se është një situatë përfitimi e ndërsjellë për rajonin dhe BE-në nga një perspektivë gjeopolitike dhe mund të bëhet një përfitim edhe nga një perspektivë ekonomike. Në një farë mënyre, vizita ime ka të bëjë me shprehjen e kësaj, për të bërë të qartë se e mbështesim plotësisht këtë proces, por, sigurisht, objektivi tjetër është të raportoj dhe të bind ata që kanë dyshime dhe janë skeptikë. Do të thoja që në partitë politike kryesore në Gjermani ka një mbështetje të gjerë për këtë proces, por kemi gjithashtu një diskurs publik që është më pak entuziast për zgjerimin.

Mendoj se duhet të bëjmë të qartë se nuk është vetëm një fitore për ato vende që duan të anëtarësohen në BE, por është gjithashtu një përfitim i madh për ne nëse këto vende bëhen pjesë. Për mua, kjo vizitë është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar situatën; jam i interesuar të dëgjoj partnerët e mi të dialogut këtu dhe të shoh me sytë e mi se si po ecin gjërat dhe cilat janë sfidat. Kam perceptuar një përkushtim të madh ndaj procesit të zgjerimit dhe procedurave të anëtarësimit në Shqipëri.

Po flasim për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga një perspektivë më e afërt, a keni vënë re përmirësime në Shqipëri?

Do të thosha po, shumë qartë. Mendoj se nga bisedat që kam zhvilluar, mund të shihet qartë që liderët politikë janë shumë të përkushtuar ndaj kësaj. Ata kanë një fokus të qartë te kapitujt që po diskutohen tani, nga njëra anë te çështjet themelore, por gjithashtu edhe te grupi i gjashtë, që lidhet me politikat dhe çështjet gjeopolitike, ku Shqipëria, do të thoja, po jep një shembull në rajon përsa i përket angazhimeve ndaj NATO-s dhe parimeve të aleancës perëndimore. Kështu që, Shqipëria po vendos një shembull të qartë. Ju mund ta ndjeni atë përkushtim dhe të shihni që teknikisht janë të përgatitur mirë dhe jam i bindur se gjërat mund të ecin përpara. Gjithashtu shohim progres në lidhje me vendosjen e parimit të sundimit të ligjit në sistemin gjyqësor. Ende ka sfida, por mendoj se është e rëndësishme që gjërat të ecin përpara. Siç e thashë, nga një perspektivë gjeopolitike, por edhe nga një perspektivë ekonomike, perspektiva e integrimit të shoqërive dhe ekonomive është një hap i rëndësishëm – dhe është i nevojshëm.

A mund të na tregoni më shumë për mbështetjen konkrete që Gjermania ofron për vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në BE?

Nuk mund të flas në emër të Gjermanisë, sepse përfaqësoj NRW. Ne jemi vetëm një rajon, ndoshta një rajon i rëndësishëm, por vetëm një rajon brenda Gjermanisë. Sigurisht, procesi i Berlinit është një nga format më konkrete të mbështetjes që Gjermania po ofron. Këtë e bëjmë vazhdimisht. Për 10 vjet, që nga koha kur Angela Merkel e filloi procesin, Gjermania ka mbështetur integrimin rajonal si përgatitjen më të mirë për anëtarësimin në BE të rajonit.

Përveç kësaj, natyrisht, shoh çfarë po bën GIZ në shumë prej projekteve, çfarë po bën ambasada në mbështetjen e këtij procesi. Për ne, integrimi ekonomik është shumë i rëndësishëm, si dhe bashkëpunimi shkencor dhe shkëmbimi i të rinjve mes dy vendeve. Nëse shohim marrëdhëniet ekonomike, sigurisht që ka vend për përmirësim. Ka shumë turistë nga Gjermania, dhe një pjesë e madhe e tyre vijnë nga NRW, kështu që ky proces tashmë po zhvillohet. Por, nëse shohim shkëmbimet tregtare dhe prodhimin industrial, atje do të shihja shumë hapësirë për përmirësim. Ka disa sektorë ekonomikë që janë përfaqësuar mirë, për shembull ndërtimi. Ne kemi një diskutim të vazhdueshëm për uljen e rrezikut në marrëdhëniet me Kinën dhe për diversifikimin e prodhimit industrial, dhe mendoj se duhet të mendojmë më shumë për "near-shoring”, mundësitë e afërsisë gjeografike dhe mundësitë që vijnë me to. Duke qenë një rajon industrial, mendoj se kjo është një perspektivë që duhet ta inkurajojmë.

Nga ana tjetër, si e shihni rolin e Shqipërisë në një kontekst më të gjerë të politikës ndërkombëtare dhe bashkëpunimit rajonal?

Mendoj se kur bëhet fjalë për NATO-n dhe angazhimet ndërkombëtare, Shqipëria tashmë po përmbush disa prej detyrimeve që kanë vendet anëtare të BE-së, pa qenë anëtare. Për shembull, lidhur me sanksionet ndaj Rusisë pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Shqipëria është angazhuar plotësisht ndaj NATO-s dhe aleancës perëndimore, dhe mendoj se kjo është për t'u marrë shembull. Natyrisht, kjo nuk është e njëjtë për të gjithë rajonin. Atje menjëherë shihen dallimet, dhe padyshim do të doja që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të performonin në të njëjtën mënyrë si Shqipëria.

Me gjithë rritjen në aspekte të ndryshme që përmendni se Shqipëria ka përjetuar, pse ende nuk është bërë pjesë e Bashkimit Evropian, por është mbajtur në pritje për kaq shumë vite?

Mendoj se, padyshim, Bashkimi Evropian përballet me sfidën e kompleksitetit. Procesi i integrimit ka evoluar gjatë viteve dhe dekadave në një kuadër ligjor jashtëzakonisht kompleks. Vendet që duhet të përmbushin këtë kompleksitet ligjor natyrshëm duhet të kalojnë një rrugë të gjatë për të përmbushur plotësisht detyrimet. Ndonjëherë do të doja të reflektonim më shumë nëse ky proces dhe metodologjia e anëtarësimit janë ende të përshtatshme – veçanërisht në dritën e sfidave gjeopolitike që po përballemi. Mendoj se nuk është mënyra e duhur të mbash vendet shumë gjatë në dhomën e pritjes dhe me këtë të krijosh zhgënjim.

Jam ende i habitur, dhe duhet të them pozitivisht i surprizuar, që mbështetja për anëtarësimin në BE në Shqipëri dhe te popullsia është kaq e madhe. Norma me më shumë se 90% mbështetje këtu është më e lartë se në Gjermani. Dhe duke marrë parasysh që jeni në pritje për një kohë kaq të gjatë, që nga viti 2014, kjo është mjaft e habitshme. Në vende të tjera është ndryshe. Aty mund të shihni që mbështetja për anëtarësimin në BE po bie. Mendoj se duhet ta marrim këtë seriozisht. Nëse pajtohemi që është në interesin tonë ekonomik dhe mbi të gjitha në interesin tonë gjeopolitik të avancojmë zgjerimin, atëherë duhet ta përkthejmë këtë në proces. Mendoj se përshpejtimi i procesit dhe arritja e përfitimeve institucionale dhe procedurale më të shpejta është e nevojshme, por sigurisht, ndonjëherë shoh që ekzistojnë pengesa politike individuale për këtë.

Në agjendën tuaj është përfshirë një takim me krerët e institucioneve fetare në Shqipëri. Pse ky vendim?

Mendoj se Shqipëria është një rast shumë interesant i një vendi multi-fetar, ku parimi i harmonisë dhe bashkëjetesës paqësore të feve shumë të ndryshme është vërtet një shembull. Natyrisht, kemi periudhën komuniste, kur besimet fetare u shtypën. Por është mbresëlënëse të shohësh se sa shpejt, pas rënies së regjimit komunist, u rikrijua ky sistem harmonik multi-fetar dhe si funksionon ende sot. Për mua ishte shumë e rëndësishme të takohesha me udhëheqësit fetarë dhe të kuptoja rrugën specifike shqiptare. Sigurisht, jam i vetëdijshëm që çdo shoqëri ka traditat e saj historike, të cilat nuk mund të përsëriten një për një. Por gjithsesi ka një lloj strukture institucionale që mbështet këtë shoqëri multi-fetare, dhe mendoj se kjo është shumë interesante.

Në NRW kemi një traditë fetare shumë të ndryshme. Për shekuj me radhë, ajo ishte kryesisht e krishterë, me katolikë dhe protestantë. Mirëpo prej dekadash, dhe kjo është për shkak të procesit të migracionit, edhe ne jemi bërë një shoqëri multi-fetare. Është e drejtë të themi që kemi pasur një bashkëjetesë paqësore për pjesën më të madhe të kësaj kohe, por ajo që po vërejmë tani është se disa forca po përpiqen të shfrytëzojnë dallimet fetare për qëllime politike, ndonjëherë edhe për qëllime radikale, duke krijuar përçarje dhe konflikte ndërmjet besimeve të ndryshme. Për këtë arsye, jam i interesuar në organizimin institucional të shoqërive multi-fetare dhe e gjej shembullin shqiptar shumë mbresëlënës.

A ka ndonjë projekt specifik midis dy vendeve që u diskutua gjatë kësaj vizite?

Jo, vizita kishte të bënte me zbulimin e fakteve, eksplorimin e mundësive dhe potencialeve, si dhe për të nxjerrë në pah rajonin në zemër të Evropës. Mendoj se hapi i ardhshëm do të jetë identifikimi i propozimeve konkrete. Ekziston një bashkëpunim shumë i ngushtë përmes diasporës, dhe ky është një aspekt që duam ta forcojmë./ DW

mark speich

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje