Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha ia 'faturoi' përgjegjësinë e ndërtimit Edi Ramës dhe Erion Veliajt, duke përjashtuar Xhafajn nga akuzat.
TIRANË-Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, i cili mbrojti ish-ministrin Fatmir Xhafaj lidhur me lejen e ndërtimit të pallatit që u përfshi nga flakët pranë QSUT-së.
Berisha ia 'faturoi' përgjegjësinë e ndërtimit Edi Ramës dhe Erion Veliajt, duke përjashtuar Xhafajn nga akuzat. Sipas Salianjit, ky qëndrim i Berishës dëshmon hapur lidhjen e vërtetë dhe bashkëpunimin që ekziston mes tij dhe Xhafajt.
REAGIMI:
"Mbrojtja që Sali Berisha i bëri sot Fatmir Xhafajt nxori në dritë atë që shumëkush e dyshonte prej kohësh: lidhjet e tyre janë të vërteta dhe të thella.
Përgjegjësit kryesorë për korrupsionin dhe pallatet pa standard janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Por të shmangësh rolin e Xhafajt nuk është thjesht devijim dhe tymnajë, por është mbrojtje e qëllimshme.
Faktet janë aty:
– firma e Xhafajt si ministër i Brendshëm për dakordësinë e projekteve tek pallatet e Lilos, tek ish-policia bashkiake
– pallatet e Lilos në gjysmën e Tiranës
– dhe mbi të gjitha: dhëndri i Xhafajt që jepte lejet e ndërtimit si drejtor në bashki!
Sot, pavarësisht se në shkelje të ligjit ai përfituar nga “Lubia” licenca për park energjetik, PD hesht, ashtu siç hesht për mosnisjen e hetimit pasuror ndaj Xhafajt në zbatim të ligjit antimafia apo siç i bashkohet në nismat për kontrollin punëtor-fshatar nëpër gjykata! Ashtu sic heshten dhe rrudhën buzët kur denoncoja katet pa leje para pallateve!
Kjo nuk është rastësi.
Kjo është skemë.
Disa përpiqen ta justifikojnë: “e mbron Xhafajn se kanë qenë bashkë në Partinë e Punës.”
Jo miq, kjo është shumë më e thellë.
Mbrojtja vjen nga bashkëpunimi me të njëjtët biznesmenë që ushqejnë dy autokratët:
– Ramën në qeveri
– Berishën në opozitë
Prandaj nuk kërkohet hetim pasuror për Xhafajn sipas ligjit antimafia.
Prandaj heshtet për licencat me panele diellore dhe përfitimet direkte.
Prandaj sulmohet kushdo që prek këtë rrjet e mesa duket prandaj Berisha shpif sikur une kam dashur te vras Xhafaj!
E vërteta është e thjeshtë dhe e hidhur:
Sali Berisha nuk është alternativë për ndryshim pushteti, por fytyra tjetër e të njëjtës medalje!
Është mekanizëm mbajtjeje në pushtet për Edi Ramën.
Dhe për këtë arsye, beteja është e dyfishtë:
të rrëzojmë autokratin në qeveri
të largojmë uzurpatorin në opozitë
Pa pastruar opozitën, nuk mund të fitohet Shqipëria.
Partia Demokratike ka nevojë për ndryshim, Shqipëria ka nevojë për ndryshim! Boll më!",tha Salianji./Dosja.al
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka dorëzuar një kallëzim në Prokur...
Në Kuvendin e Kosovës po shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfi...
SALI BERISHA TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të pr...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive...
TIRANË- Gjykata Administrative ka shfuqizuar masat disiplinore të vendosura ndaj gjashtë deputetëve të opozitës, duke i cil...
Ministrja Sala TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ka deklaruar se, sistemi farmace...
Jamarber Malltezi TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka deklaruar...
Emirton Suli, një përgjegjës sektori në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit,(AKSHI) është...
Ilir Meta TIRANË- Kreui Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar &cc...
Elisa Spiropali TIRANË- Ish-ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Elisa Spiropali ka reaguar për mënyrën e fu...