LIVE UPDATES
Politike

Në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të takohet me Kurtin

Zyra e Kurtit njoftoi se kryeministri do ta presë në kryeqytet Sorensenin për një takim në orën 8:30. Në një njoftim të shkurtër, ajo nuk dha hollësi për vizitën e Sorensenit e as për atë se çfarë do të bisedohet në këtë takim. Por, Radio Evropa e Lirë mëson jozyrtarisht se arsyeja e vizitës së nesërme është zbatimi i këtyre ligjeve.

13 Mars 2026, 20:58 Nga E. D
Në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit
Peter Sorensen, Albin Kurti

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet të shtunën në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dy ditë para se Ligji për të huajt dhe ai për automjetet të fillojë të zbatohet plotësisht.

Zyra e Kurtit njoftoi se kryeministri do ta presë në kryeqytet Sorensenin për një takim në orën 8:30. Në një njoftim të shkurtër, ajo nuk dha hollësi për vizitën e Sorensenit e as për atë se çfarë do të bisedohet në këtë takim. Por, Radio Evropa e Lirë mëson jozyrtarisht se arsyeja e vizitës së nesërme është zbatimi i këtyre ligjeve.

Ligjet filluan së zbatuari më 16 janar por vetëm si një fushatë informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të këtyre ligjeve. Faza e tyre, ajo e zbatimit të plotë të ligjeve, është caktuar të fillojë të hënën më 16 mars.

Sipas këtyre ligjeve, të gjithë ata që nuk kanë dokumente të Kosovës, do të duhet të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj ose vetëm në bazë të autorizimit.

Zbatimin e plotë të ligjeve për të huajt dhe për automjetet e kundërshtojnë pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, përfaqësuesit e tyre politikë dhe organizatat e shoqërisë civile.

Ata argumentojnë se këto masa do të kenë ndikim negativ te komunitetet pakicë, si dhe te sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, që në zonat me shumicë serbe funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë.

Ligji për të huajt mund të prekë veçanërisht pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente të Kosovës, por jetojnë, punojnë ose studiojnë në vend.

Për shembull, në Universitetin në Mitrovicë të Veriut - i cili funksionon sipas sistemit të Serbisë - punojnë ose studiojnë shtetas të Serbisë, të cilët nga 16 marsi do të duhet të kenë leje pune ose leje qëndrimi.

Në praktikë, marrja e lejes për punë ose studime mund të jetë problematike, sepse Kosova nuk i njeh institucionet e Serbisë, duke i konsideruar ato si paralele dhe të paligjshme.

Sa i përket zbatimit të plotë të Ligjit për automjetet, për një pjesë të komunitetit serb problem është fakti se, pas heqjes së targave serbe nga përdorimi gjatë viteve 2022-2023, disa prej tyre i kanë riregjistruar automjetet me targa të qyteteve në Serbi dhe i drejtojnë ato në bazë të autorizimeve.

Në këto autorizime gjenden të dhënat e letërnjoftimeve të lëshuara nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë, të cilat Prishtina zyrtare nuk i njeh, por deri më tani i ka toleruar.

Zbatimi i plotë i ligjeve për të huajt dhe automjetet në Kosovë është kritikuar ashpër edhe nga Beogradi, i cili i ka përshkruar si “masa diskriminuese”.

Në fund të shkurtit, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i tha Sorensenit se zbatimi i rreptë i këtyre ligjeve do të rrezikonte më shumë se 10.000 serbë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

Ai vlerësoi se zbatimi i tyre do të çonte në “spastrim administrativ etnik të serbëve”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë më 12 mars se pret ndihmë edhe nga “evropianët” lidhur me zbatimin e plotë të ligjeve për të huajt dhe automjetet, duke shtuar se “jemi në rrugë për të gjetur zgjidhje që nuk do të nënkuptonin katastrofë për popullin serb”.

Një grup studentësh dhe profesorësh në Universitetin e Mitrovicës së Veriut mbajtën disa protesta kundër zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt, duke paralajmëruar se zbatimi i tij do të ndikojë në funksionimin e fakulteteve që punojnë nën sistemin serb.

Zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, kanë thënë në disa raste se, përveç zbatimit të Ligjit për të huajt, duhet të punohet edhe për integrimin e kujdesit shëndetësor dhe të arsimit serb, sepse “sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm”./REL

peter sorensen albin kurti

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim