8 Shtator 2022, 23:24
Nga F.M
Gentjana Sula
TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha se ka pasur një rast kur një person publik ka kërkuar kontrollimin e dosjes së tij. E ftuar në "Opinion", Sula tha se personi në fjalë pretendonte se i ishte shtuar një regjistër.
Ajo shtoi se pas pretendimit të këtij personit, të cilit nuk ia përmendi emrin, u bënë verifikimet. Këto të fundit dolën në përfundimet që dokumentet kishin qenë autentike.
"Kemi pasur rast të një personi publik që pretendonte se një regjistër i ishte shtuar më vonë, bëmë verifikime dhe rezultoi që dokumenti ishte autentik,"- tha Sula.
Si u bë publike çështja e ekzistencës së dosjes së Metës?
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri tha që ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e komunizmit. Meta i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se janë të motivuara politikisht. Sipas dokumentit që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, kërkohet miratimi i disa ndryshimeve ligjore, të cilat më pas japin mundësinë e riverifikimit të figurave që janë pajisur me “certifikatën e pastërtisë”. Në dokument thuhet se emri i Metës (Ilir Metaj) ka rezultuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë pasi Meta përmbylli mandatin e tij 5-vjeçar si President dhe u rikthye në partinë që e kishte themeluar vetë, Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilës me rikthimin e tij iu ndryshua emri në Partia e Lirisë. Tashmë Meta e ka paditur Autoritetin e Dosjeve.
gentiana sula
Politike
8 Shtator 2022, 23:22
F.M
Gentiana Sula
TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha se ende nuk ka marrë një letër zyrtare për pa...
Politike
8 Shtator 2022, 23:21
F.M
Gentiana Sula
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula u shpreh se Autoriteti për publikimin e emrave ndjek dy rrugë të...
Politike
8 Shtator 2022, 23:21
F.M
Gentiana Sula
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula u shpreh se një dokument arkivor ka ka dy elemente, autentiuciteti ...
Politike
8 Shtator 2022, 23:04
e.k
Gentiana Sula
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula, tregoi sot se pse i është drejtuar parlamentit në lidhje me ras...
Politike
8 Shtator 2022, 22:59
e.k
Gentiana Sula
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve Genta Sula tregoi sesi u vu në lëvizje Autoriteti i Dosjeve për rastin e ...
Politike
8 Shtator 2022, 22:52
F.M
TIRANË- Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeaj kanë bërë sot prezantimin e...
Politike
8 Shtator 2022, 22:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Me anë ...
Politike
8 Shtator 2022, 22:36
F.M
Ambasada iraniane
TIRANË- Katër diplomatë janë dëbuar dhe një i pestë është larguar me dëshirë nga S...
Politike
8 Shtator 2022, 22:22
e.k
Gentiana Sula
TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula, u shpreh se është e gatshme t'i shkojë deri në fund...
Politike
8 Shtator 2022, 21:54
e.k
Petrit Vasili
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar skedën e një personi, që ka qenë...