8 Shtator 2022, 22:41
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Mbretëresha ka qenë personaliteti më i shquar dhe më i dashur në monarkinë britanike. Po ashtu Berisha ka kujtuar momentin që është pritur në Pallatin e Buckingham nga Mbretëresha Elizabeth si President i Shqipërisë.
Postimi i Berishës:
Dielli nuk lind më për Mbretëreshën Elizabeth e II. Të dashur miq, Elizabeth e II, Monarkja që mbretëroi më gjatë se kushdo në historinë mbretërore të Britanisë së Madhe, plot 70 vjet, ku udhëhoqi me ndere, përkushtim e dinjitet e solli mbi të gjitha stabilitet e prosperitet për vendin e kombin e saj, mbylli sytë përgjithmonë duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme vlerash mbretërore e njerëzore, një devotshmëri e integritet të pashoq që do të mbahet mend në kohëra. Mbretëresha Elizabeth e II ishte personaliteti më i shquar dhe më i dashur e cila me virtytet, mençurinë dhe devocion 70-vjeçar në shërbim të kombit, mbretërisë të saj dhe paqes në botë u shndërrua në një nga personalitetet më të respektuara dhe më fisnike e të dashura të kohës.
Unë kam patur rastin të pritem në Pallatin e Buckingham në audiencë të veçantë nga Madhëria e saj si president i Shqipërisë. Mbeten të paharruara për mua vlerësimi i saj për përmbysjen e diktaturës staliniste në Shqipëri dhe përpjekjet e shqiptarëve për ndërtimin e demokracisë. Në vitet e mëvonshme përsëri jam takuar në pritje ceremoniale të shtruara nga Madhëria e saj. Duke shprehur vlerësimin tim më të lartë dhe nderimin tim më të thellë për këtë Zonjë të madhe të nderuar në mbarë botën shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Madhërisë së tij Mbretit Charles, familjes mbretërore dhe subjekteve të Madhërisë së saj dhe lutem që shpirti i saj i madh të gjejë paqen e amshuar. Amin.
sali berisha vdes mbreteresha elisabeth ii
Politike
8 Shtator 2022, 22:36
F.M
Ambasada iraniane
TIRANË- Katër diplomatë janë dëbuar dhe një i pestë është larguar me dëshirë nga S...
Politike
8 Shtator 2022, 22:22
e.k
Gentiana Sula
TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula, u shpreh se është e gatshme t'i shkojë deri në fund...
Politike
8 Shtator 2022, 21:54
e.k
Petrit Vasili
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar skedën e një personi, që ka qenë...
Politike
8 Shtator 2022, 21:28
e.k
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se Ilir Meta duhet të sqarojë rol...
Politike
8 Shtator 2022, 20:40
e.k
Bajram, Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës ka reaguar pas vdekjës së Mbretëreshës Elisabeth II. Me anë të nj&eum...
Politike
8 Shtator 2022, 20:09
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kyeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
“Mirupafshim M...
Politike
8 Shtator 2022, 19:50
e.k
Tritan Shehu dhe Luan Bçi
TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare. Në mes të debateve t...
Politike
8 Shtator 2022, 19:27
e.k
Edmond Spaho
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se nuk do të flasë dhe nuk do të votojë m&eum...
Politike
8 Shtator 2022, 19:11
I.A
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar me tone të ashpra pasi Nikolla hapi votimet pa mbaruar ende dis...
Politike
8 Shtator 2022, 18:43
F.M
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Ka vazhduar me debate seanca e sotme parlamentare. Në fund të seancës kur kryetarja e Kuvendit, ...