LIVE UPDATES
Politike

Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit/ Raporti paraprak i OSBE, Bardhi: Shqipëria bëri hapa pas me zgjedhjet! Nuk ka standarde, ka regres

Sipas tij ajo që i ndan është nëse ky proces do të jetë një proces që e bën Shqipërinë si Europa, apo do të mbyllim sytë kur Shqipëria bën hapa pas në standardet minimale të një shteti demokratik.

18 Qershor 2025, 17:51 Nga M.B
Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit/ Raporti paraprak i
Gazment Bardhi

STRASBURG- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit zhvilluar në Strasburg. Bardhi foli për konkluzionet e raportit paraprak të OSBE-ODHIR duke thënë se me zgjedhjet Shipëria bëri hapa pas. 

Ai shtoi se vendi hapi negociatat, në një proces që bën bashkë mazhorancën dhe opozitën. Sipas tij ajo që i ndan është nëse ky proces do të jetë një proces që e bën Shqipërinë si Europa, apo do të mbyllim sytë kur Shqipëria bën hapa pas në standardet minimale të një shteti demokratik.

Demokrati tha se më 11 Maj, Shqipëria mbajti zgjedhje të përgjithshme parlamentare, në një klimë ku prej 12 vjetësh nuk reflektohet asnjë nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Sipas tij, kjo bën që nga një proces zgjedhor në një tjetër, Shqipëria të bëjë vetëm hapa pas.

Ai vijoi të theksonte se në vend nuk ka progres, nuk ka standarde, ka regres dhe cenim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje.

Fjala e Gazment Bardhit:

Shqipëria hapi negociatat, në një proces që bën bashkë mazhorancën dhe opozitën. Ajo që na ndan është nëse ky proces do të jetë një proces që e bën Shqipërinë si Europa, apo do të mbyllim sytë kur Shqipëria bën hapa pas në standardet minimale të një shteti demokratik.

Më 11 Maj, Shqipëria mbajti zgjedhje të përgjithshme parlamentare, në një klimë ku prej 12 vjetësh nuk reflektohet asnjë nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Kjo bën që nga një proces zgjedhor në një tjetër, Shqipëria të bëjë vetëm hapa pas.

Unë nuk do të flas sot këtu si dëshmitar i atij procesi. Nuk do të flas me gjuhën e opozitës, por me gjetjet, gjuhën dhe konstatimet e raportit paraprak të OSBE-ODIHR. Nuk ka progres, nuk ka standarde, ka regres dhe cenim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje.

Në 30 Prill, 2 javë përpara zgjedhjeve GJKKO nxorri sigurisht në mënyrë të fshehtë 52 urdhër-arresti ndaj një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që është në grupin kriminal të drogës në qarkun e Durrësit. Për çudi prokuroria vonoi për 20 ditë urdhër arrestet e këtij grupi kriminal opozita denonconte përditë përfshirjen e këtyre trafikantëve në zgjedhje, në ndihmë të partisë në pushtet. Te fjala e dyte e bardhit ke dhe kete qe nuk eshte zbardhur te pjesa e bardhit qe eshte cuar ne grup qe mund tju duhet.

Raporti paraprak i OSBE-ODIHR thekson:

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të politizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë. Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e margjinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike.

Kandidatët raportuan se u përballën me intimidim. Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve, kufizuan mundësitë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar. Disa llogari [në rrjetet sociale] të palëve të treta raportohet se përdorën një sjellje të koordinuar joautentike në platformat online për të amplifikuar sulmet ndaj opozitës. Ndalimi nga qeveria i platformës TikTok që prej 6 marsit kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për fushatë.

Disa bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën pikëpyetje lidhur me efikasitetin e policisë në trajtimin e krimeve zgjedhore dhe efikasitetin e përpjekjeve kundër krimit të organizuar të lidhur me politikën. Dita e zgjedhjeve… pati një numër të lartë vlerësimesh negative, kryesisht për shkak të mangësive procedurale dhe një niveli presioni mbi votuesit. Parregullsitë serioze që u vërejtën përfshinin një numër të konsiderueshëm incidentesh të frikësimit dhe ndërhyrjes së vëzhguesve dhe përfaqësuesve të partive në proces, ndikim tek zgjedhësit dhe pretendime për shit-blerje votash. Përveç kësaj, fshehtësia e votës u kompromentua shpesh për shkak të mënyrës së organizimit të qendrave të votimit, mbipopullimit dhe ndërhyrjeve.

Kam konsultuar gjatë këtyre ditëve raportet e OSBE-ODIHR për vendet anëtare të BE apo vendet kandidate të BE-së. Askund nuk gjen që OSBE-ODIHR të vendosë në diskutim lirinë dhe barazinë në zgjedhje. Ka pasur vetëm një raport të ngjashëm me atë të Shqipërisë 2025, por edhe ai shumë herë me më pak problematika, është raporti për zgjedhjet e 2023 në Serbi. Unë mendoj që Shqipëria nuk duhet të afrojë apo tejkalojë standardet e zgjedhjeve në Serbi, por duhet të afrojë dhe tejkalojë standardet e zgjedhjeve në vendet e Bashkimit Europian. Nuk mund të ketë progres as në luftën ndaj korrupsionit, as në luftën kundër krimit të organizuar, as në sektorë të tjerë themelorë, pa garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës