6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi tha se do të thërrasin ish-drejtorët e QSUT-së, drejtoreshën aktuale, drejtorët e spitalit të Durrës, Shkodrës.
TIRANA- Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, rinisi sot mbledhjet. Që në fillim të takimit të sotëm u diskutua për miratimin e listës së dëshmitarëve, që do të thirren nga e hëna e ardhshme. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi tha se do të thërrasin ish-drejtorët e QSUT-së, drejtoreshën aktuale, drejtorët e spitalit të Durrës, Shkodrës.
Nga ana tjetër anëtari Petro Koçi tha se duhet të piketojnë dëshmitarët më të rëndësishëm dhe mos të merren me shtimin e numrit të dëshmitarëve, por me cilësinë. Vokshi iu përgjigj duke thënë se në varësi të deklaratave të dëshmitarëve mund të rezultojë që edhe lista të jetë më e shkurtër, sepse edhe Komisioni mund të vendosë më pas që nuk do të ketë nevojë për dëshmitarë të tjerë.
Socialisti Plarent Ndreca tha nuk duhe të bëjnë pyetje të përsëritura dhe duhet të koordinohen. Ndërsa demokratja Ina Zhupa tha se shpresojn të bëjnë një punë në interes të publikut, pasi, sipas saj, po gjykojnë një aferë që shkon në 420 mln euro.
DISKUTIMI NË KOMISION:
Albana Vokshi: Do të thërrasim ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, drejtorët e spitalit të Durrës, Shkodrës. Janë të gjithë mjek. Dhe mjekët që kishim në listën e dëshmitarëve para se të mbyllej sesioni i kaluar, por nuk arritëm t’i thërrisnim të gjithë. Do fillojmë nga e hëna dhe deri në fund të javës që vjen.
Petro Koçi: Unë mendoj që të piketojmë dëshmitarët më të rëndësishëm, mos të merremi me shtimin e numrit të dëshmitarëve, por të merremi me cilësinë.
Albana Vokshi: Në varësi të deklaratave të dëshmitarëve mund të rezultojë që edhe lista të jetë më e shkurtër, sepse edhe Komisioni mund të vendosë më pas që nuk do të ketë nevojë për dëshmitarë të tjerë, pasi mund të arrijnë në përsëritje. Jemi munduar të kemi një listë koncize, jo të mbingarkuar. Secili dëshmitar do marrë kohën e vetë, pasi çdo anëtarë mund të ketë pyetjet e veta për të bërë.
Plarent Ndreca: Edhe ne e diskutuam dje në mbledhje kryesie, por është e vështirë nga ana tjetër të thërrasësh njërin dhe jo tjetrin, pasi duket sikur i sheh me sy të ndryshëm. Por, mund të koordinohemi me pyetjet. Mos të bëjmë pyetje që bien në përsëritje. Do të tentojmë të kemi një koordinim, kërkojmë dhe koordinimin e palës tjetër.
Ina Zhupa: Komisioni ka një zgjatej të afatit të punimeve, pasi kishim mungesë informacioni. Por, ky komision po gjykon procedurat, kontratën dëmin, si mund të ishte zgjedhje më e mirë pa vjedhur xhepat e qytetarëve. Mjekët që nuk na japin informacionin e duhur ndoshta mund t’i shmangim. Mos të harxhojmë minuta të tëra duke i pyetur ku e mbaruar diplomën, çfarë ke bërë më parë… shpresojmë të bëjmë një punë në interes të publikut, se po gjykojmë një aferë që shkon në 420 mln euro që mund të ishin vënë shumë mirë në shërbim të qytetarëve. Këto para mubnd të ishin vënë në funksion të ilaçeve, pacientëve. Uroj që mazhoranca dhe opozita në fund të dalin me një raport të përbashkët që të pasqyrojë realitetin.
Edona Bilali: bashkohem me një pjesë të fjalës së Zhupës që të dalim me një raport. Ndërkohë, duhet sqaruar procedurat, që në të ardhmen kur të jepet ky shërbim, gjërat të jenë aq të qarta sa çdo kush të ndihet i qetë në realizimin e detyrës së tij, nga specialisti te ministri.
Xhelal Mziu: Sot ne duhet ta kishim të detajuar se kush dhe kur do të vijë. Duhet të avancojmë që të mos shkojmë prapë në afatin limit dhe të mos kemi mbaruar punë.
Albana Vokshi: Lista që sapo ju lexova është për javën që vjen, nga e hëna të premte. Janë caktuar dëshmitarët për të hënën, por jo orari i saktë, pasi p.sh. edhe Komisioni i Ligjeve ka punë pothuajse çdo ditë, pra varet nga koha që ju keni në dispozicion për këtë komision
Vullnet Sinaj TIRANA- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendi...
VALBONË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka mbaruar pushimet dhe sonte ka vendosur që të shkojë në Valb...
Sali Berisha TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha u bëri thirrje atyre shqiptarëve që e ndjejnë veten të lirë, për...
Niko Peleshi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Niko Peleshi ka nxjerr detaje te reja për iniciativën e qeverisë ku përf...
Sali Berisha TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha u bëri thirrje atyre shqiptarëve që e ndjejnë veten të lirë, për...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë protestës së sotme maratonë në ditën e saj...
TIRANË- Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, pritet që Partia Demokratike të ketë ndryshime përsa i përket drejtuesv...
Ilir Meta VALBONË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një video nga udhëtimet e tij të shumta kët...
foto ilustruese TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka firmosur dy kërkesa për interepelancë, ku thërret ministren e Mjed...
TIRANË- Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion vijon hetimet e thelluara për kompaninë 5 D konstrukson. Mësohet se në sit&eu...