1 Gusht 2022, 12:38
Nga A.B
Pedro Sanchez dhe Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj, priti ditën e sotme në presidencë Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez Pérez-Castejón, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Begaj shprehu keqardhje dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë spanjolle për dëmet e mëdha që vala e nxehtit dhe zjarret masive kanë shkaktuar në Spanjë. Kreu i shtetit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që Spanja i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.
“Jam besimplotë se gjatë Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, në 6-mujorin e dytë të vitit të ardhshëm, mbështetja e Kryeministrit Sanchez dhe e qeverisë së Spanjës do të jetë shumë domethënëse për procesin e negociatave të aderimit të Shqipërisë në BE” – nënvizoi Begaj.
Presidenti u ndal në situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku përshëndeti autoritetet e Kosovës për maturinë e treguar, që në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë shmangën një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë për rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.
“Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe i konfirmuar jo vetëm nga mbi gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur atë, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 11 vjet më parë, u shpreh Kreu i Shtetit duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Në takimin me kryeministri spanjoll, Presidenti Begaj shprehu besimin se qeveria spanjolle do të gjente modalitetet e duhura politike e diplomatike për ta lehtësuar e mundësuar praninë e Kosovës në organizatat e ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe për lëvizjen pa viza të qytetarëve të saj në hapësirën e BE-së, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit të Evropës Juglindore.'- tha ai.
bajram begaj pedro sanchez ne tirane
Politike
1 Gusht 2022, 12:36
A.B
Niko Peleshi
TIRANË-Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një takim me kryebashkiakët e vendit ku u diskutuan përgjegjësit&eum...
Politike
1 Gusht 2022, 12:35
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme në Kryeministri drejtuesit e pushtetit vendor për gadishmërinë d...
Politike
1 Gusht 2022, 12:02
A.B
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme një tjetër projektligj në Kuvend. Bëhet fjalë ...
Politike
1 Gusht 2022, 11:25
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme situatën e krijuar në veri të Kosovës për shkak të re...
Politike
1 Gusht 2022, 11:22
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Ballkani i Hapur nuk tensionon aspak konfliktin mes Serbisë dhe Kosovë...
Politike
1 Gusht 2022, 11:14
A.B
TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nga Tirana...
Politike
1 Gusht 2022, 11:01
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se e mbështet Kosovën 100% në lidhje me tensionet që po ndodhin...
Politike
1 Gusht 2022, 11:01
A.B
Pedro Sanchez
TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez tregoi ditën e sotme se vendi i tij nuk do ta njohë Kosovën pasi ë...
Politike
1 Gusht 2022, 10:50
A.B
Pedro Sanchez
TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez nuk ka treguar afate se kur mund të anëtarësohet Shqipëria në...
Politike
1 Gusht 2022, 10:45
d.a.
Rama dhe Vuçiç
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur rreth tensioneve në veri të Kosov&eu...