1 Gusht 2022, 17:10
Nga I.A
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me situatën që është krijuar në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se ata janë në mbështetje të plotë të institucioneve të Kosovës. Po ashtu ai shkruan se reagimet nga Rusia janë provokative dhe se duhet të ndalen.
Njoftimi i Plotë:
Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën në veriun e Mitrovicës. Partia Demokratike mbështet hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës për zbatimin e regjimit të reciprocitetit me Serbinë. Në të njëjtën kohë përshëndesim bashkërendimin e plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët strategjikë dhe KFOR-in. Partia Demokratike e konsideron si provokative dhe luftënxitëse deklaratat e zyrtarëve të lartë të Federatës Ruse. Federata Ruse duhet të ndalë deklaratat dhe qëndrimet konfliktnxitëse në një rajon që e ka të përcaktuar qartë orientimin euroatlantik. Federata Ruse nuk ka asnjë lidhje me Kosovën, një vend i cili është përcaktuar qartë strategjikisht në aleancë me demokracitë euroatlantike. Partia Demokratike u kërkon qytetarëve të Kosovës që me besim të mbeshtesin vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës në konsolidimin e shtetësisë dhe të pavarësisë. Ne mbeshtesim dialogun Kosovë-Serbi si rruga më e mirë e zgjidhjes paqësore e mosmarrveshjeve reciproke. Partia Demokratike fton Serbinë dhe lidershipin e saj të kuptojnë se procesi i njohjes reciproke Serbi - Kosovë është kontributi i tyre real për një Ballkan në paqe dhe të integruar në familjen europiane.
Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.
enkelejd alibeaj tensione per reciprocitetin
Politike
1 Gusht 2022, 14:01
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kërkuar dekorruptimin e qeverisë por edhe të vetë opozitës që shiti mandatet. ...
Politike
1 Gusht 2022, 13:57
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Presidenten e Kos...
Politike
1 Gusht 2022, 13:47
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë Ilir Meta njoftoi ditën e sotme se ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, do të emë...
Politike
1 Gusht 2022, 13:46
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar situatën e krijuar mbrëmjen e djeshme në Veri...
Politike
1 Gusht 2022, 13:35
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se është i kënaqur që situata...
Politike
1 Gusht 2022, 13:27
A.B
Olta Xhacka
TIRANË- Ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës. N&e...
Politike
1 Gusht 2022, 13:16
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme drejtuesit e bashkive, për të diskutuar për situatën e zjar...
Politike
1 Gusht 2022, 12:38
A.B
Pedro Sanchez dhe Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj, priti ditën e sotme në presidencë Kryeministrin e Spanjës, Pedro S...
Politike
1 Gusht 2022, 12:36
A.B
Niko Peleshi
TIRANË-Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një takim me kryebashkiakët e vendit ku u diskutuan përgjegjësit&eum...
Politike
1 Gusht 2022, 12:35
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme në Kryeministri drejtuesit e pushtetit vendor për gadishmërinë d...