19 Prill 2023, 13:11
Nga A.B
Belind Kellici dhe Erion Veliaj
TIRANË- Fushata elektorale ka pak ditë që ka nisur po ka qënë e zjarrtë. Kandidatët për Bashkinë e Tiranës aktualisht janë duke zhvilluar takimet me qytetarët e në të njëjtën kohë parashtrojnë edhe premtimet. Ajo që ka spikatur më së shumti ka qënë 'urbani falas', i kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Belind Këlliçit. Ky i fundit u shpreh ditën e sotme se ky premtim mund të realizohet nëse vendosen prioritete.
"Transporti, autobusi falas? 100% që po. E di si realizohet? Mjafton t`i çosh lekët, që këta i vjedhin i marrin për inceneratorin, me i çu tek autobusi falas për të gjithë Tiranë. 100% e realizueshme. Është çështje prioriteti, a ke hyr me vjedh apo ke hyr të bësh punë. Unë jam futur për të bërë punë, e kam ndarë mendjen"- tha ai.
Nga ana tjetër, Veliaj gjatë takimeve me banorët e Njësisë 4, u bëri thirrje qytetarëve të mos besojnë premtime elektorale për çdo gjë falas, pasi nëse ata që i bëjnë këto premtime vërtet do t’i mendonin ato që thonin, do t’i aplikonin fillimisht aty ku kishin mundësi, si në Shkodër, ku ka aktualisht një kryebashkiak të djathtë.
“Kush beson ende te Sudja, duhet ta mendojë edhe njëherë! Ne e provuam këtë “falas, falas, falas”! Falas thoshte Sudja. Falas ishte dhe torta. Lanë kokrrën e namit, 100-vjetori i Pavarësisë, 100 vjet shtet duke marrë tortën me lopata, legena e sapllake. Ata e kanë Shkodrën, ta bëjnë falas atje, të na e tregojnë si janë falas atje autobusët, taksitë. Një linjë kanë e s’e bëjnë falas. Po të na e provojnë që funksionon, e bëjmë edhe ne. Për sa kohë që njerëzit nuk gënjehen më, e për sa kohë që njerëzit kanë kuptuar që, qyl nuk ka, vetëm me punë, me pasion e bashkëpunim mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme,” argumentoi Veliaj./Dosja.al
belind kellici erion veliaj
Politike
19 Prill 2023, 13:15
k.m.
Benet Beci dhe Bardh Spahia
SHKODËR- Nëse do të kishte një çmim për fushatën më të "butë" mes dy kandi...
Politike
19 Prill 2023, 12:47
k.m.
Bashkia Tropojë
Të 22 mijë votuesit e regjistruar në Bashkinë Tropojë pritet të zgjedhin kryetarin e ri të bashkis&...
Politike
19 Prill 2023, 12:28
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Pas përfundimit të takimit me shefen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR në Shqipëri, A...
Politike
19 Prill 2023, 12:08
k.m.
Foto ilustruese
Pak ditë para fillimit zyrtar të fushatës për zgjedhjet vendore në Shqipëri, kryeministri Edi Rama nisi nj&eu...
Politike
19 Prill 2023, 11:07
A.B
Silvi Bardhi
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar publikisht se në Bashkinë e Tiranës po kryhen punësime familjare. Në nj&...
Politike
19 Prill 2023, 10:39
f.g
Pandeli Majko
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka marrë në mbrojtje kandidatin e socialistëve në Has, Halit Mu...
Politike
19 Prill 2023, 10:32
A.B
Audrey Glover
TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover ka mbërritur ditën e sot...
Politike
19 Prill 2023, 10:15
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese dha vendimin për Bordin e Transparencës, ka reaguar deputetja e Partis&eum...
Politike
19 Prill 2023, 09:56
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, ka mbajtur një fjalë në takimin e sotëm p&eum...
Politike
19 Prill 2023, 08:23
A.B
Emirjana Sako dhe Edi Rama
TIRANË- E ftuara e radhës e kryeministrit Edi Rama në podkastin 'Flasim', ishte kryebashkiakja e Durrësit, E...