LIVE UPDATES
Politike

Truket e sistemit, sa vota i duhen një kandidati të ‘thyej’ listën e mbyllur?

Kodi i ri Zgjedhor i detyron partitë dhe koalicionet që të fiksojnë në të gjitha qarqet një total prej 46 emrash ose 1/3 e kandidatëve, në listat e mbyllura.

19 Mars 2025, 21:59 Nga N.F
Truket e sistemit, sa vota i duhen një kandidati të
Foto ilustruese

TIRANË- Kodi zgjedhor përcakton që një parti të futet në parlament, duhet së paku të marrë një prag prej 1% të votës kombëtare. Sipas reformës të dakordësuar gjatë verës së 2024-ës mes pozitës dhe opozitës, për herë të parë në këto zgjedhje do të aplikohet formula me dy kategori. Lista e mbyllur ku emrat janë fiksuar nga kryetarët e partisë ku votuesi nuk ka mundësi të ndikojë në të, dhe lista e hapur ku kandidatët fitues përcaktohen nga vota e qytetarëve.

Kodi i ri Zgjedhor i detyron partitë dhe koalicionet që të fiksojnë në të gjitha qarqet një total prej 46 emrash ose 1/3 e kandidatëve, në listat e mbyllura. Për të siguruar një vend nevojiten një mesatare prej 10 mijë votash. Por, ajo ndryshon nga qarku në qark. Kjo do të thotë se ato e kanë të sigurtë fitoren, kur bëhet fjalë për partitë e mëdha, pasi një subjekt I vogël, nëse siguron votat në bazë qarku për mandate, duhet të kalojë edhe pragun kombëtar prej 1 %.

Gara e vërtetë do të zhvillohet mes emrave që janë në listën e hapur, ose siç konsiderohet ndryshe lista jo e sigurtë. Në këtë listë janë renditur mjaft personazhe politike kyçe. Ndryshimet e kodit zgjedhor u japin mundësinë të ngjiten në vendet e sigurta. Kjo ndodh nëse ata arrijnë të marrin 10 mijë plus 1 votë.

Tirana është qarku me më shumë deputetë, ndaj lufta më e madhe bëhet pikërisht për të fituar kryeqytetin. Në total Tirana do të prodhojë 37 mandate, nga të cilët 12 janë të fiksuar, me kushtin që partia politike për të cilën ato garojnë fiton votat për ti çuar në kuvend. Deputetët e tjerë që ndodhen në listën e hapur duhet të luftojnë për votën personale, jo vetëm me kandidatët e partive të tjera, por edhe vetë brenda partisë. Kandidati që do të rezultojë me votat më të larta, mund të ngjitet sipër vijës së kuqe dhe të shkojë në parlament, duke skualifikuar kandidatin që ishte renditur i fundit i listës së mbyllur.

Deputetët e listës së mbyllur mund të konsiderohen edhe deputetë të emëruar dhe jo të zgjedhur. Sipas formulës që aplikohet këtë vit, 92 prej tyre janë përcaktuar që në momentin që listat janë depozituar në KQZ. Ditën e zgjedhjeve, qytetarët do të votojnë për 48 të tjerë që aspirojnë karrigen e deputetit.

Për ta ilustruar le të marrin sërish si shembull qarkun e Tiranës. Në këtë qark, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Partia socialiste fitoi 18 mandate dhe partia demokratike 15 mandate, 2 LSI dhe 1 PSD.

Supozojmë se edhe këtë vit do të ruhet ky rezultat. Që do të thotë se 12 kandidatët e listës së mbyllur të partisë Socialiste dhe 12 kandidatët e Partisë demokratike nuk i zgjedh votuesi, pasi ata tashmë bëjnë pjesë në listën e privilegjuar. Pra 2/3 e deputetëve që do të shkojnë në parlament janë nga lista të sigurta, dhe qytetarët me votën e tyre do të mund të zgjedhin vetëm 1/3.

Formula është kundërshtuar nga partitë e vogla, që në këto zgjedhje kanë përdorur një hile për ti shpëtuar penalizimeve. Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet”, në pamundësi për të shmangur detyrimin e KQZ për vendosjen e 46 emrave në listat e mbyllura, kanë vendosur si kandidatë fiktivë familjarët e tyre, me strategjinë e dorëheqjes më pas. Në fakt, hulumtimi mbi listat zbulon se partitë e vogla, masivisht kanë future emra fiktivë në lista. Disa prej tyre, me gjasë nuk ia ka idenë se janë kandidatë.

‘Partitë e vogla janë detyruar që në lista të mbyllura të fusin emra familjarësh, apo të afërm të tyre, me idenë që pas zgjedhjeve ata të tërhiqen. Në këtë formë do të respektojnë dëshirën e tyre për lista të hapura, apo dhe ata që i kanë mbështetur’ u shpreh Agim Baci, gazetar

Renditja e listës së hartuar nga kryetari i partisë, mund të prishet vetëm nëse një kandidat i listës së hapur merr më shumë vota parapëlqyese se sa mesatarja që ka marrë partia për të fituar një mandat deputeti në atë qark./ TCH

listat e mbyllura kodi zgjedhor

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje