LIVE UPDATES
Politike

“Urat e reja për Shqipërinë 2030”/ Prezantohet programi për infrastrukturën, Rama: Synojmë hapësira të reja për administratën dhe sipërmarrjen

Gjatë prezantimit ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se ky program ka si qëllim ndërtimin e veprave të reja në fusha të ndryshme, si infrastruktura publike, administrata, turizmi, kultura dhe shoqëria, duke u bazuar në praktikat më të mira europiane.

9 Janar 2025, 10:46 Nga M.B
“Urat e reja për Shqipërinë 2030”/ Prezantohet
Edi Rama

TIRANA- “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, programi i zhvillimit që synon transformimin e infrastrukturës publike në Shqipëri u preantua sot në ambientet e Kryeministrisë.

Gjatë prezantimit ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se ky program ka si qëllim ndërtimin e veprave të reja në fusha të ndryshme, si infrastruktura publike, administrata, turizmi, kultura dhe shoqëria, duke u bazuar në praktikat më të mira europiane.

Ai shtoi se projekte lidhen me zhvillime të përbashkëta me sipërmarrjen që do vendosen përmes garave të hapura dhe që synojnë t'i vënë në dispozicion shtetit hapësira të reja me standarde europioane për aktivitetin e administratës publike.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Besoj që të gjithë i keni parasysh skelete fabrikash apo ndërmarrje të vjetra që vijojnë të cenojnë peizazhin tonë dhe janë shëmbëlltyra të proceseve të shkuara të provatizimeve të cilat në një pjesë të konsiderueshme nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Ne jemi sot këtu për të ndarë me ju një qasje tërësisht tjetër të bazuar në eksperiencat më të mira ndërkombëtare. Nisur nga eksperiencat e Italisë dhe Spanjës që prej shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me korporatën e investimeve.

Struktura që janë në dispozicion të sektorit publik dhe shërbejnë si ura të fuqishme për ndërveprime me sektorin privat. Sot jemi për të prezantuar disa projekte të para që janë rezultat i konkurseve ndërkombëtare. Projekte që lidhen me zhvillime të përbashkëta me sipërmarrjen që do vendosen përmes garave të hapura dhe që synojnë t'i vënë në dispozicion shtetit hapësira të reja me standarde europioane për aktivitetin e administratës publike. Ky proces do të na japë mundësinë të krijojmë një profil të ri për sektorin publik, profil sipërmarrës që do të na fusë edhe në në klubin e vendeve që këto praktika dhe eksperienca i kanë shumë vjeçare. Si rezultat shteti nuk do të zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës duke humbur mundësinë të marrë edhe përfitimet në funksion të interest publik.

Tjetra që është e rëndësishme, përmes këtij instrumenti të ri i japim mundësi institucioneve që të përdorin instrumentin për të zhvilluar pronat që kanë në funksion të interesave dhe i japin mundësi sipërmarrjes, për të zhvilluar një pronë private ndeshen me problematike, të mund të përdorin këtë instrument,. Jo më siç ka ndodhur në të shkuarën që duhet ta lëshojë pronën duke marrë një çmim simbolik, po mbetej një procedurë e parealizueshme, ose mos të reagoje fare dhe të pezulloje një mundësi zhvillimi privat. Ky proces ka nevojë për dialog për të përmirësuar më tej mekanizmin se është vetëm fillimi i kësaj praktike të re dhe ka nevojë për transparencë të plotë që të garantohet konkurrenca dhe të gjitha palët të dalin të kënaqura.

edi rama

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen