12 Mars 2025, 17:11
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se risia më e madhe në zgjedhje është bashkëpunimi i forcës së tij politike me Chris LaCivita. Berisha tha se vetëm 3-4 ditë pas ardhjes së Chris LaCivita kryeministri Edi Rama i ra tavolinës me grushte. Berisha tha se LaCivita mori përsipër këshillimin dhe organizimin e fushatës elektorale të PD-së dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në mënyrë që fitorja që ai korri në SHBA, të pasohet nga një fitore e thellë edhe në Shqipëri.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq, betejat elektorale janë beteja luftarake. Ato kanë strategjinë e tyre. Në këtë kuadër, ajo që përbën dhe risinë më të madhe 34-vjeçare të betejave të PD është dhe bashkëpunimi i vendosur me kryestrategun e fitores elektorale më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, bashkëkryemagjistarin e fitores të presidentit Donald Trump, i cili mori përsipër këshillimin dhe organizimin e fushatës elektorale të PD dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në mënyrë që fitorja që ai korri në SHBA, të pasohet nga një fitore e thellë edhe në Shqipëri.
Dhe kjo siç jeni dëshmitarë ju, e ka tmerruar kundërshtarin tonë në mënyrë të papërmbajtur. Shkallmoi! Vetëm 3-4 ditë pas ardhjes së Chris LaCivita ai i ra tavolinës me grushta dhe është bërë banor i një parku zoologjik me avertebrorë dhe qenie të tjera, të cilat nuk i shqiten nga mendja sepse duket se në koshmaren e tij përjeton momente shumë të vështira. Por 11 maji vjen dhe koalicioni firmos me 11 maj me ekipin që paraqitet një fitore të shkëlqyer.
sali berisha
Politike
12 Mars 2025, 17:01
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në nisje të mbledhjes së Kryesisë së PD-së ...
Politike
12 Mars 2025, 17:00
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se procesi i listave të kandidatëve për deputet&eu...
Politike
12 Mars 2025, 16:38
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur nga gazetarët në hyrje të selisë blu lidhur me...
Politike
12 Mars 2025, 16:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, para mbledhjes në Kryesi, është shprehur se Dashnor Sula nuk &...
Politike
12 Mars 2025, 16:09
B.Z
PL
FIER - Një situatë e pazakontë është regjistruar këtë të mërkurë, në radhët e Partisë s...
Politike
12 Mars 2025, 15:45
B.Z
Vasil Sterjovski
TIRANË - Partia "Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian" me drejtues Vasil Sterjovski njoftoi këtë t&...
Politike
12 Mars 2025, 15:38
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka shpërndarë në profilet e saj në rrjetet sociale një shkrim të ish...
Politike
12 Mars 2025, 15:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zv/ministren e Financave dhe ka emëruar pasardhësen e saj në po...
Politike
12 Mars 2025, 15:22
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka shtyrë sërish seancën për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe biznesmenët...
Politike
12 Mars 2025, 15:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Apelin e GJKKO vijon seanca për kryebashkiakun të Tiranës Erion Veliajt dhe biznesmenëve...